Connect with Us

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Sociale

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Publikuar

-

Si e zgjidh krizën informimi mediatik?

Pala greke ka mbyllur pak minuta më parë orarin zyrtar të punës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku janë regjistruar radhë kilometrike.

Mësohet se ndonëse është mbyllur pika kufitare, automjetet vijojnë të kenë radhë të gjata.

Qytetarëve i duhet të qëndrojnë gjatë gjithë natës jashtë për të mbajtur radhën dhe për të pritur që të rifillojë edhe njëherë puna.

LEXO EDHE:  Po kalonte kufirin shqiptar/ Gruas nga Fieri i gjejnë armë në makinë

Ndërkohë, raportohet se puna për kontrollin e qytetarëve që duan të kalojnë drejt Greqisë do të fillojë në orën 6 të mëngjesit të ditës së nesërme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës/ Balluku jep lajmin  e mirë për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mëngjesin e sotëm ka dalë për të inspektuar  punimet në segmentin e  “Unazës së Madhe”, në Tiranë.

Sipas saj deri më tani janë realizuar 50% e punimeve, ndërsa po punohet për të hapur segmentin tek mbikalimi i pallatit me shigjeta në drejtim të sheshit Shqiponja.

Në Unazën e Madhe të Tiranës punohet pa pushim, ditën dhe natën, për të përmbyllur sa më shpejt këtë vepër të rëndësishme për kryeqytetin. Në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, deri më tani janë realizuar 50% e punimeve e po avancojmë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve, është shprehur Balluku.

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, 10-17 Gusht/ Parashikimi i yjeve përsa i përket punës

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, 10-17 Gusht/ Parashikimi i yjeve përsa i përket punës

Ndër të tjera, Balluku ka njoftuar se brenda vjeshtës do të përfundojë edhe rruga që lidh Saukun me Maternitetin e Ri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bien temperaturat në mesditë/ Vranësirat nuk do të sjellin reshje

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat nesër

Vija bregdetare do të jetë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë ditës. Ndërsa zona e ulët dhe malore pritet të ketë në orët e mesditës dhe pasdites kalime të lehta vranësirash, por nuk do të sjellin reshje në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 39°C.

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

33% e popullsisë e imunizuar nga Covid

Publikuar

-

Nga

Covid-19 prek rreth 100 milionë persona në botë/ Shërohen më shumë se gjysma e të infektuarve

Rreth 1/3 e popullsisë së Shqipërisë është imunizuar ndaj Covid-19. Pjesa dërmuese janë imunizime nëpërmjet procesit të vaksinimit, ndërsa një pjesë e vogël për shkak të kalimit të sëmundjes në mënyrë natyrale.

Sipas zv/ministre së shëndetësisë, Eugena Tomini, ditët dhe javët e hapura kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të vaksinimeve, që tashmë do të jenë edhe përgjatë muajit gusht.

“Kemi një mbrojtje vaksinale mbi 27,5 % në nivel kombëtar. 22% me dy doza. Dhe tek kjo kanë ndikuar edhe ditët dhe javët e hapura që do të jenë edhe në Gusht. Kjo është një parapërgatitje jo vetëm e  strukturave shëndetëore, por edhe të popullatës për një vjeshtë dimër me të lehtë”.-tha Tomini, në një intervistë për Tv Klan.

Por a e ka vendosur shfaqja e mutacionit Delta, imunitetin e tufës në pikëpyetje?

LEXO EDHE:  Humbi jetën në Kakavijë/ Qeveria shqiptare, ndihmë familjes së 10-vjeçarit

LEXO EDHE:  Dy arsye se përse ndiheni gjithmonë të lodhur, pavarësisht se keni fjetur mirë

Sipas Tominit, “Ne këtë kuadër kemi një tablo tjetër nga 2020. Vaksinimin, popullata që e ka kaluar dhe ajo që po vaksinohet. Jo për çdo variant të Covid 19 do lidhemi me imunitetin e tufës. Imuniteti të ruhet nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi me të dyja dozat. Duhet një mbulesë mbi 70 %”.

Në Shqipëri, 18% e popullsisë është në grupmoshën 0-14 vjeç për të cilën deri tani nuk është marrë asnjë vendim për vaksinimin e tyre nga komiteti imunizimit. Sipas shifrave zyrtare të Instat, nga 14 deri në mbi 80 vjeç, janë edhe 49 % e popullsisë e pavaksinuar.

LEXO TE PLOTE