Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka m...
Një ish-jurist i FBI-së pritet të pranojë fajësinë për deklaratë të rreme në çështjen e parë penale që lindi nga një shqyrtim që po i bën prokurori John Durham hetimeve mbi dyshimet për lidhje mes zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Trump në 2016, me Rusinë. Lajmi u njoftua nga avokati i tij të premten.
Kevin Clinesmith pritet të pranojë fajësinë mbi akuzën për deklaratë të rreme lidhur me ndryshimin e një emaili qeveritar që i referohej një ish-këshilltari të fushatës së zotit Trump, i cili ishte objekt i përgjimeve të FBI-së, tha avokati Justin Shur për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Çështja kundër zotit Clinesmith ka të ngjarë të mirëpritet nga Presidenti Donald Trump dhe përkrahësit e tij, ndërsa ata shikojnë tek hetimi i zotit Durham mundësinë për të ekspozuar atë që ata thonë se ishte një veprim i paligjshëm duke iu referuar fillimit të hetimit nga FBI-ja nëse fushata e zotit Trump në koordinim me Kremlinin u përpoq të ndikojë tek rezultati i zgjedhjeve të vitit 2016.
Hetimi i zotit Durham, i cili po shqyrton gjithashtu analizën e komunitetit amerikan të zbulimit mbi ndërhyrjen në zgjedhje të Rusisë, ka shkaktuar shqetësim të thellë mes demokratëve, të cilët e shohin atë si një masë politike, që synon t’i kundërvihet një hetimi tashmë të mbyllur. Demokratët druhen se akuzat penale ose raportet publike të lëshuara pranë zgjedhjeve të vitit 2020 mund të ndikojnë votimet e nëntorit.
Hetimi ka vazhduar së bashku me një përpjekje paralele nga Senati i drejtuar nga republikanët për të diskredituar të hetimin mbi ndërhyrjet ruse dhe ndërsa Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka përshkallëzuar kritikat e tij mbi hetimin e kryer nga FBI-ja. Zoti Barr parashikoi veprimin juridik në një intervistë për “Fox News” të enjten në mbrëmje, ku tha se do të kishte një zhvillim të premten që nuk “do të ishte tronditës”, por një tregues se hetimi po ecte përpara.
Zoti Durham, prokurori i Konektikatit, nuk bëri asnjë koment sipas një zëdhënësi. Mbetet e paqartë nëse do të ketë akuza shtesë që mund të paraqesë zoti Durham ose deri në çfarë mase procesi i tij do të vërtetojë pohimet e zoti Trump se hetimi i FBI-së u njollos nga paragjykimet politike, pretendime për të cilat mbikëqyrësi i Departamentit të Drejtësisë nuk gjeti prova.
Sipas rregullore të Departamentit të Drejtësisë prokurorët nuk duhet të ndërmarrin hapa për të hetuar me qëllim ndikimin në zgjedhje. Rregulloret këshillojnë të mos merren veprime publike disa javë para zgjedhjeve. Por zoti Barr ka thënë se ai nuk ndjehet i shtrënguar nga kjo lloj politike pjesërisht sepse siç tha, ai që pritet të jetë kandidati zyrtar i demokratëve për garën presidenciale, Joe Biden, nuk është objekt i hetimit të zotit Durham. Ndërkohë zoti Barr ka sinjalizuar se do të shohë mundësinë t’i bëjë publike gjetjet e zotit Durham para zgjedhjeve. Zoti Clinesmith u referua për ndjekje të mundshme penale nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, që kreu një proces rishikimi mbi hetimin ndaj Rusisë. Ai dha dorëheqjen nga FBI-ja vitin e kaluar./ VOA
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka m...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Ligjin për p...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, tha të premten ...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se T...
Autoritetet në Bjellorusi liruar rreth 1 mijë protestues të ...
Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti...
Gjatë 24 orëve të kaluara në Maqedoninë e Veriut u regjistru...
Në Shtetet e Bashkuara numri i të infektuarve si pasojë e ko...
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi të premten ...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 46...
Pasi numri i personave të infektuar është rritur në 29, krye...
Ambasada amerikane në Serbi, paralajmërimin për takimin në S...
I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Ko...
Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me bisedimet Kosovë-Serb...
Vijon të mbetet shqetësuese situata e koronavirusit në Greqi...
Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetë...
Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale ka th...
Kandidati i demokratëve për president Joe Biden dhe e nominu...
Në Liban, kryetari i parlamentit bëri thirrje sot (të enjten...
Në SHBA, 963 mijë persona të tjerë paraqitën javën e kaluar ...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...