LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Radha në pikat kufitare/ Lleshaj: Qytetarët të informohen para se të nisen për udhëtim

14 Gusht 2020, 10:59, Sociale CNA
Radha në pikat kufitare/ Lleshaj: Qytetarët të informohen para se

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka reaguar pas situatës kaotike të krijuar në pikat kufitare me Greqinë.

Lleshaj thotë se Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

?Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar. Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi. Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta?, shkruan Lleshaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga