Connect with Us

Pompeo: SHBA do të punojë për të zgjatur embargon e armëve ndaj Iranit

Bota

Pompeo: SHBA do të punojë për të zgjatur embargon e armëve ndaj Iranit

Publikuar

-

Pompeo: SHBA do të punojë për të zgjatur embargon e armëve ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se Teherani është nxitësi kryesor i terrorizmit në botë dhe se nuk duhet të lejohet të blejë ose shesë armë tek vendet e tjera. Komente e zotit Pompeo i papaprijnë një votimi në OKB lidhur me zgjatjen e embargos së armëve ndaj Iranit.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi me mjetet tona diplomatike për ta ndaluar këtë gjë”, tha zoti Pompeo në një konferencë shtypi në Vjenë të Austrisë. Komentet e zotit Pompeo pasuan takimin e tij me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, si dhe i përprijnë votimit në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, të një rezolute amerikane që propozon zgjatjen pa afat të embargos së armëve ndaj Iranit. Rezultatet e votimit pritet të bëhen publike më vonë gjatë ditës së premte. Këshilli pritet ta kundërshtojë rezolutën për shkak të mungesës së mbështetjes nga Evropa, Kina dhe Rusia.

“Ne po nxisim të gjithë botën të na bashkohet”, tha zoti Pompeo. “Kjo nuk ka të bëjë me Këshillin e Sigurisë, por ka të bëjë me atë nëse bota do ta lejojë Iranin të blejë e shesë sisteme armësh”, tha ai.

Embargoja e armëve ndaj Iranit skadon në tetor, bazuar në Planin Gjithëpërshirës të Veprimit, njohur gjithashtu si marrëveshja bërthamore me Iranin, nga e cila Presidenti amerikan Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara në vitin 2018.

Zoti Pompeo ndodhet për një udhëtim një javor në Evropën qendrore dhe atë lindore në një kohë kur administrata Trump po kërkon të përballet me konkurrencën ekonomike e gjeopolitike në Evropë, të Rusisë e Kinës. Para udhëtimit të tij të premten zoti Pompeo vizitoi republikën Çeke, Slloveninë, Austrinë dhe Poloninë.

Të enjten zoti Pompeo ishte në Slloveni ku ai dhe homologu i tij slloven Anze Logar nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi teknologjinë 5G. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar të enjten njeh “rëndësinë kritike të sigurisë mbi teknologjinë 5G, si brenda NATO-s ashtu edhe BE-së”.

Në një postim në Twitter ajo shkruante se: “Sllovenia i bashkohet një numri në rritje të vendeve të përkushtuara për të garantuar siguri, mbrotje të privatësisë dhe pronës së tyre intelektuale”.

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA Financon Rinovimin e Shkollës për Fëmijë me Nevoja të Posaçme në Vlorë

Gjatë vitit të kaluar vendet evropiane, përfshirë Poloninë, Estoninë dhe republikën Çeke, kanë nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara duke u zotuar se ofruesit e teknologjisë 5G nuk do t’i nënshtroheshin kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim të pavarur gjyqësor, i cili në mënyrë të qartë përjashton firmat kineze.

Vizita e zotit Pompeo në Slloveni ishte e para e një sekretari amerikan Shteti, që nga 2011. Gjatë vizitës së tij të mërkurën në republikën Çeke, zoti Pompeo tha se fuqia ekonomike e Kinës, përbën në një farë mënyre një kërcënim më të madh global sesa ç’paraqiste Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Komentet e zotit Pompeo vijnë pasi muajin e kaluar ambasadori kinez në Londër akuzoi Shtetet e Bashkuara për nxitje të konfliktit me Pekinin para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar ndjeshëm këtë vit për çështje të tilla si administrimi i koronavirusit nga Pekini apo shtrëngimi nga ana e tij i masave të sigurisë në Hong Kong.

Të mërkurën zoti Pompeo zhvilloi bisedime me kryeministrin çek Andrej Babis në Pragë në ditën e dytë të vizitës së tij njëjavore në Evropën qendrore. Të dy udhëheqësit diskutuan mbi bashkëpunimin në fushën e energjisë bërthamore dhe mbi të ashtuquajturën Nisma e Tre Deteve, një platformë politike që i bën jehonë lidhjeve mes vendeve në Evropën qendrore e lindore duke mbështetur projektet infrastrukturore, në fushën e energjisë dhe ato dixhitale. Vizita vjen pasi Pentagoni përgatitet për të venë në jetë planin për tërheqjen e rreth 12 mijë trupave nga Gjermania dhe rishpërndarjen e një pjese të forcave amerikane në Poloni e vende të të tjera të NATO-s, duke ngritur shqetësime në vend dhe në Evropë. Por zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes e kanë parë këtë lëvizje si një strategji të domosdoshme. Zoti Pompeo diskutoi me autoritetet polake Marrëveshjen e Zgjeruar të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes mes dy vendeve. Marrëveshja i mundëson Shteteve të Bashkuara “praninë me rotacion” të 1000 trupave amerikane shtesë për të forcuar masat për frenimin e Rusisë, forcimin e NATO-s si dhe garanci për aleatët”, thonë zyrtarët amerikanë./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sulmi që Franca i bën gazetarisë së lirë

Publikuar

-

Nga

Macron do të dënojë fotografimin apo xhirimin e policëve në aksion. Kjo përbën rrezik të madh për lirinë e shtypit, në një vend ku dhuna policore është duke u përdorur gjithnjë e më shumë, mendon Luisa von Richthofen.

Nga sheshi Place de la République në Paris janë duke ardhur imazhe që nuk janë të zakonshme në kohën e izolimit nga Corona: Në fillim të javës atje u mblodhën rreth 500 aktivistë dhe azilkërkues, pjesa më e madhe e të cilëve ishin afganë, të cilëve iu ishte prishur kampi i grumbullimit që ndodhej në periferi të Parisit. Ata të gjithë ishin njerëz që nuk dinin ku të shkonin. Sepse nuk u ishte dhënë asnjë vend ku të sistemoheshin, kështu që ata ngritën çadrat në qendër të qytetit.

Kur ndërhyri policia, aty pati skena që ishin parë edhe më parë në Francë, sidomos në Paris: Njerëzit bërtisnin, shtyheshin dhe goditeshin me shqelma. Punonjësit e policisë i larguan çadrat bojë qielli. Një prej tyre u tund aq shumë sa që një burrë ra përtokë. Kështu që pati ndërhyrje brutale të policisë, e cila përdori kundër të mjerëve gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës. Aty u filmua një polic që godiste disa herë mbi një reporter. Pamjet tronditën gjithë vendin. Imazhe, tregimi i të cilave do të jetë pas pak kohe i paligjshëm.

Sulm mbi lirinë e shtypit

Këtë gjë kërkon të bëjë ligji i ri që presidenti Macron ka nxjerrë për sigurinë. Synimi i ligjit është faktikisht që të mbrojë policët nga dhuna. Ka javë që diskutimet janë fokusuar në artikullin 24. Ky është artikulli që kërkon të penalizojë në të ardhmen fotografimin e forcave të policisë dhe shpërndarjen e fotografive, „nëse ato dëmtojnë integritetin fizik ose psiqik të punonjësve të policisë”. Dënimi në këto raste do jetë 45 mijë euro gjobë ose një vit heqje lirie. Presidenti ka parasysh zgjedhjet e ardhshme. Ka muaj që ai është duke treguar veten si „njeri i ligjit dhe rendit”, në mënyrë që të ketë mundësi t’u flasë sa më shumë votuesve. Por shumë vetë e shohin ligjin e ri si sulm të paturpshëm mbi lirinë e shtypit. Dhe me të drejtë.

Sepse edhe në Francë dhuna policore nuk është fjalë e huaj. Vitet e kaluara ka pasur në mënyrë të përsëritur skena të teprimit të dhunës. Për shembull në rastin e Adama Traoré, 24 vjeçarit që vdiq kur ndodhej në paraburgim. Ose gjatë protestave të jelekëve të verdhë ku pati 344 lëndime në kokë, 28 sy të dëmtuar, pesë duar të thyera dhe katër të vdekur – ky ka qenë bilanci i dhimbshëm i demonstratave. Kjo nuk do të thotë se policia nuk është armiqësuar dhe lënduar. Por një shoqëri demokratike duhet të mbështesë njerëzit që dokumentojnë teprimin e dhunës dhe e bëjnë atë publike. Ligji i ri i sigurisë e bën këtë gjë të pamundur.

LEXO EDHE:  Paralajmëron shefi i CIA-s/Koreja e Veriut mund të lëshojë një raketë tjetër

LEXO EDHE:  Me pozat s*ksi me bikini dhe flamurin amerikan në krah/ Moderatorja shqiptare uron pavarësinë e SHBA

Qeveria këmbëngul për ligjin megjithë kritikat e bëra

Deri tani kritikat kanë ardhur nga shoqatat franceze të gazetarisë, por tani kritikat vijnë edhe nga vende të tjera. Madje edhe Komisioni Europian u detyrua t’i kujtonte qeverisë së Macronit se gazetarët duhet të ushtrojnë „të lirë punën e tyre dhe ta ushtrojnë në siguri të plotë”. Amnesty International e quajti ligjin „të rrezikshëm për të drejtat themelore”. Si përgjigje ndaj kritikave artikullit iu shtua një fjali që thotë se kjo gjë nuk duhet të dëmtojë të drejtën e informimit. Kjo nuk është asgjë më tepër se sa një hedhje hi syve.

Rruga e vetme për të mbrojtur lirinë e shtypit do ishte që të hiqej krejt artikulli 24. Sepse nëse bëhet fjalë për të mbrojtur punonjësit e policisë, atëherë ai është i kotë. Kërcënimi dhe fyerja e policëve, edhe në rrjetet sociale, është që tani e dënueshme. Artikulli 24 pra nuk sjell asgjë të re.

Ligji i hap dyert shpërdorimit të pushtetit

Përveç kësaj artikulli 24 është formuluar jo i qartë. Kjo gjë i hap dyert e dritaret shpërdorimit të pushtetit. Sepse kush është në gjendje që të vlerësojë në një situatë konkrete çfarë është ajo që mund “të rrezikojë integritetin fizik dhe psiqik të punonjësve?”

Pikërisht ai që bën veprën penale dhe bën arrestimet, pra polici! Në këtë rast mjafton që punonjësi të mos e ndiej veten në rrezik.

Me nxjerrjen e ligjit policia mund të veprojë kundër personave që për shembull filmojnë në demostrata dhe dërgojnë imazhet live në rrjetet sociale. Edhe nëse në fund fare nuk bëhet dënimi i atyre që bëjnë filmimet apo i gazetarëve, filmimet ndërpriten. Por pikërisht filmimet janë të rëndësishme si burime për dokumentimin e dhunës policore.

Jo arbitraritet shtetëror kundër gazetarëve

Ky ligj është i rrezikshëm. Francezët kanë jetuar deri tani në një shtet demokratik, të lirë dhe kjo duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Sepse edhe forcat reaksionare mundohen të marrin pushtet. Çdo ligj që kufizon të drejtat themelore i krijon mundësi qeverive të ardhshme që të bëjnë kufizime të tjera.

Gazetarët nuk duhet të kenë frikë se mund të arrestohen në mënyrë arbitrare nga policia. As në Francë as në Europë. Është e trishtueshme, që kjo nuk është më një gjë e vetëkuptueshme për Emmanuel Macronin, që vetëm pak javë më parë hiqej si luftëtar për lirinë e mendimit./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i trishtë!/ Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Publikuar

-

Nga

Lajm i trishtë! Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Një grua shtatzënë nga Komuna e Prizrenit, ka humbur jetën sipasojë e Covid-19.

E reja ishte fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

“Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

LEXO EDHE:  Rusia e SHBA diskutojnë planin e Moskës për sulme kundër ISIS në Siri

LEXO EDHE:  Kosovë/ SHBA kërkon luftimin e korrupsionit dhe dialog me Serbinë

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me koronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste me COVID-19. Prej tyre 964 pacientë kanë vdekur. Raste aktive janë 13.375./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia “nën ethet” e Covid/ Shënohen 99 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Greqia ka regjistruar 2 018 raste të reja dhe 99 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi numri total i të infektuarve ka arritur shifrën 99 306.
99 viktimat e shënura në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin total të viktimave në 2 001.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 80 vjeç dhe 97.1% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  Kosovë/ SHBA kërkon luftimin e korrupsionit dhe dialog me Serbinë

LEXO EDHE:  Me pozat s*ksi me bikini dhe flamurin amerikan në krah/ Moderatorja shqiptare uron pavarësinë e SHBA

Situata e koronavirusit vijon të jetë shumë shqetësuese ku dita ditës vijon të rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE