LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas te Tirana, futbollisti i larguar kërkon 6 muaj rroga nga klubi bardheblu

14 Gusht 2020, 14:46, Sport CNA
Plas te Tirana, futbollisti i larguar kërkon 6 muaj rroga nga klubi

Lojtarë që vinë, të tjerë ikin, por Ismael Dunga rrezikon të kthehet në një çështje për Tiranën. Mësohet se lojtari pretendon që Tirana i detyrohet disa rroga.

Më saktë janë gjashtë rroga që keniani ka kërkuar t?i shlyhen nga klubi. Në një komunikim, futbollisti e ka pohuar një fakt të tillë, pra që Tirana i detyrohet gjashtë muaj pagesa. Nga ana e klubit thuhet se janë çështje administrative, ndërkohë që çështja rrezikon të shkojë në instancat e federatës.

 

Gjithsesi çështja Dunga duhet parë me kujdes, sepse lojtari nuk ka luajtur për shumë muaj, sepse ishte i dëmtuar. Deri në fund të shkurtit ishte në Kenia pas operacionit në menisk, ndërsa në fushën e lojës u kthye pas pandemisë dhe luajti shumë pak. Dunga është aktivizuar gjithsej 700 minuta mes Kupës dhe kampionatit gjatë 18 takimeve. Në verën e shkuar erdhi si blerje e bujshme. I marrë nga Luftëtari për të zëvendësuar Majkëll Ngonë.

Gjithsesi, në fushë sa herë luante, shënonte. Nuk ishte lider, por mbushës në skuadër dhe 4 golat në 450 minuta në kampionat nuk janë pak. Lojtari nuk tregoi pothuajse asgjë në fushën e lojës, sipas Tiranës, falë fatit të keq, sepse u dëmtua dhe u operua. Problem që e la për një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës.

Lajmet e fundit nga