LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përballje titanësh në Champions League, si pritet të rreshtohen Bayern e Barcelona

14 Gusht 2020, 08:14, Sport CNA
Përballje titanësh në Champions League, si pritet të

Finale e parakohshme, një çift nga ku ka dalë shpesh fituesi i Champions League këtë sezon. Barcelona dhe Bayern Munich përballen mes tyre sonte, prej orës 21:00. ?Estadio Da Luz? hap dyert për të pritur dy nga klubet më të mëdha në Europë dhe që për 90 minuta do kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Trajnerët kanë menduar gjithçka me detaje dhe në mendjen e tyre i kanë gati formacionet. Mediat në Spanjë dhe Gjermani sigurisht kanë bërë çmos të zbulojnë se si Barcelona e Bayern do të rreshtohen sonte në mbrëmje.

Shumë yje, me Messin që së bashku me Griezzman mbështesin Luis Suarez në sulm. Mesfusha e katalanasve, me tre, ka vend për Vidal krah Busquets dhe De Jong. Ter Stegen pritet në portë si zakonisht, kurse nga krahët e prapavijës do të luajnë Sergi Robert dhe Jordi Alba. Pique dhe Lenglet plotësojnë formacionin e katalanasve.

Bayern nis me Neuer, ndërkohë që Hans Flick zhvendos në mbrojtje Kimich. Gjermani luan në të djathtë, kurse në të majtë Davies. Alaba ia del, ndërkohë që edhe Boateng është titullar. Bavarezët luajnë me dy në qendër të mesfushës: Thiago e Goretzka. Lewandoëski i padiskutueshëm në sulm, kurse nga krahët janë projektuar Gnabry e Perisic. Ka vend edhe për Muller, si ?elektron? i lirë.

Barcelona-Bayern Munich, formacionet e mundshme

BARCELONA (4-3-3): Ter Stegen ? Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Alba ? De Jong, Busquets, Vidal ? Messi, Suarez, Griezmann. Trajner: Setien

BAYERN MUNICH (4-2-3-1): Neuer ? Kimich, Boateng, Alaba, Davies ? Goretzka, Thiago ? Gnabry, Muller, Perisic ? Lewandowski. Trajner: Flick

Lajmet e fundit nga