Connect with Us

“OBSH show mediatik”/ Mjeku i njohur: Pas 10 muajsh të shfaqjes së Covid flasin njësoj, 9 shanset e humbura

Sociale

“OBSH show mediatik”/ Mjeku i njohur: Pas 10 muajsh të shfaqjes së Covid flasin njësoj, 9 shanset e humbura

Publikuar

-

“OBSH show mediatik”/ Mjeku i njohur: Pas 10 muajsh të shfaqjes së Covid flasin njësoj, 9 shanset e humbura

Mjeku i njohur kardiokirurg, prof. Edvin Prifti ka renditur 8 shanset e humbura të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të përgatitur dhe mbrojtur njerëzimin nga koronavirusi.

Në një postim në “Facebook”, mjeku Prifti e cilëson show mediat shfaqjen e radhës së funksionarëve më të lartë të OBSH dhe flet për mungesë profesionalizmi.

Sipas Priftit kjo organizatë duhet të ishte vendi ku të lindnin protokollet e trajtimit, linjat e guidës, kufizimi apo edhe eliminimi i pandemisë në kohë.

“Shfaqja e radhës të funksionarëve më të lartë të OBSH-WHO. Një shoë mediatik, që mbase në epokën populiste që jetojmë ku diletantizmi është bërë shprehi kudo, mund të dëgjohet dhe pranohet deri diku nga publiku i gjerë, por në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me profesionalizmin që kjo organizatë duhet të përfaqësonte.
Duhet të ishte vendi ku të lindnin protokollet e trajtimit, linjat e guidës, kufizimi apo edhe eliminimi i pandemisë ne kohe etj. Nuk kam qene aspak dakord me vendimin e presidentit Trump për te mos financuar këtë organizate, por ne te vërtetë shpresoja qe me iniciative te tij, ne transformimin radikal te saj. U deshën 10 muaj qe te arrihej ne këtë konkluzion?! Pas mese 10 muaj te shfaqjes se SARS-COV2 flasin po te njëjtat gjera pa asnjë perspektivë për te ardhmen:

1. Nga diskutimi i “specialisteve” te OBSH i tregohet publikut nëpërmjet mas medias koncepte vulgare shkencore te nivelit te kohës se Pasteur tipike te një scientia vulgaris ipsum plebe rusticus.

2. Ne momentet e para edhe pse laboratorët e Ëuhan janë te OBSH nuk “dinin” ose mbase nuk donin te flisnin se për çfarë bëhej fjale. Kjo mbase do te mjaftonte te izoloheshin vetëm laboratorit dhe njerëzimi nuk do te kishte këtë përballje. Kjo ishte humbja e shansit te pare.

3. Nuk ka asnjë autokritike ndaj vetë organizatës dhe se si ajo menaxhoi hapat fillestare te epidemisë ku mbase vetëm izolimi i Kinës do te ishte zgjidhja parësore. U humb shansi i dyte. Këtu duhet shtuar qe bashkëpunimi me qeverinë kineze i kësaj organizate i tejkalonte kufijtë e raporteve normale ne me te paktën e thënë kjo!

4. Edhe pse nuk u izolua mund te merreshin masa për testime te udhëtareve ne aeroportet e Kinës dhe ne vende te tjera. Nuk e dhanë as këtë rekomandim. U humb shansi i trete.

5. Deri ne këto momente nuk jepnin asnjë informacion shkencor valid për publikun, mbi masat e nevojshme dhe këtu nuk mund te shfajësohen se nuk njihnin virusin pasi ky virus njihej prej 17 vjetësh. U humb shansi i katërt.

6. Kur vendet e Evropës Jugore u preken rende dhe ishte tashme evidente ecuria, nuk bene asnjë përpjekje decizive për te mbrojtur pjesët e tjera te globit u humb shansi i peste.

7. Ne këto moment kur ishte e qarte se ç’po ndodhte nuk dhanë asnjë linje guide për tu aplikuar psh qe duhen kaq shtretër terapie intensive për 1 mil banore, kaq ECMO, kaq mjeke intensivist, kaq infermiere instensivist, kaq mjeke infeksioniste, cili do te ishte Covid team i trajtimit, cili do te ishte roli i çdo qelize te sistemit, sa duhet te rriteshin financimet për përballimin, sa shtretër spitalore dhe terapie intensive duhet te shtonte çdo vend qe te kishte një përballje te qëndrueshme. U humb dhe shansi i gjashte.

8. Pasi u infektuan 20 mil dhe afërsisht 750 mije vdiqën, i takonte kësaj organizate bënte investigim publik dhe transparent për t’i treguar gjithë planetit se Pse dhe si ruheshin viruse te tille ne laboratorët e ËHO ne Ëuhan dhe pse pikërisht atje, si ndodhi dhe u prodhua historia e lakuriqeve te natës si origjina dhe pse nuk përmendet me, si funksionuan sistemet e sigurisë, çfarë niveli i inxhinierisë gjenetike dhe biologjisë molekulare është aplikuar ne laboratorët e Ëuhan e shume te tjera si këto. U humb shansi i shtate.

LEXO EDHE:  “S’ duhet anije kozmike as raketa”/ Berisha shpjegon pse e “mundën” koronavirusin disa shtete

9. Ne një moment deciziv për njerëzimin si është e mundur qe OBSH nuk nxjerr asnjë protokoll rekomandues por vetëm trajtime opsionale?! Ku janë shkencëtarët e saj? Ku janë laboratorët? Ku është e gjithë ajo armate qe kur është mobilizuar ka kthyer fatet e njerëzimit. U humb dhe shansi i tete.

Tani duhet të dëgjojmë nga OBSH sugjerimet që Pasteri i madh i jepte dyqind vjet me pare. I gjithë njerëzimi i di. Te gjithë e dine qe duhen lare duart, duhet distancim social, maskat etj dhe te gjitha duhen zbatuar. Për fat te keq, jo vetëm ne Shqipëri po kudo, njerëzit nuk i zbatojnë.

A e dini pse, kolege te nderuar, pasi pikërisht OBSH, organizata dhe organizma qeveritare dhe jo qeveritare nuk u treguan transparent dhe te sinqerte. E pra, këta funksionare te departamenteve te OBSH te cilët fshihen pas ndonjë vetrate mbi liqen ne qytetin e mrekullueshëm te Gjenevës, duhet të jene promotoret e ndryshimit dhe jo te shpjegojnë se sa i thjeshte është një virus si një entitet biologjik por sa vrastar është ai, pasi ky është një koncept qe njerëzimi ka kohe që e di.

Sikurse edhe ky koleg na e tregon qe virusi “nuk ka tru” por ama ia ka kaluar OBSH për nga performanca dhe rezultati, ç’duhet të mendojë njerëzimi, nëse ky virus ka një tru që e menaxhon? Në 16 mars 2020 në një artikull timin te titulluar “Të pathënat e koronavirusit dhe inteligjenca virale” ku shpjegoja pikërisht që ky virus është gjithmonë një hap përpara inteligjencës njerëzore. Sigurisht një artikull i tille i përket shkencës dhe publicistikes dhe kur dëgjon reporterët e ËHO të flasin në të njëjtën gjuhë më duket një habi e madhe, pasi te gjithë i kemi sytë tek ata dhe terapitë dhe zgjidhjet e mundshme.

E pra një diskutim i tille ne sallat e prononcimeve për mediat te OBSH duket krejt i pavend. Realisht OBSH-ËHO duhet imediatisht të riformohet dhe riformatohet dhe te distancohet nga burokracia teknokrate. Vetëm ne këtë mënyrë do ti jepej përgjigjja e duhur atyre qe e mendojnë si presidenti i SHBA.

Pas gjithë këtyre humbjeve te shanseve nuk kemi asnjë dorëheqje nga kjo organizate, asnjë mea culpa dhe asnjë dëshire për t’u transformuar. Sigurisht që një organizate pan planetare për shëndetin e njerëzimit është e domosdoshme por ajo duhet të ketë në përbërje të saj profesionalizmin, shkencën transparencën për publikun dhe jo këtë histori 10 mujore që mbase në opinionin tim personal duhet të ishte shumë më e ndryshme, pasi çdo veprim apo mos veprim i gabuar ndikon në mënyrë direkte në numrin e vdekjeve, shëndetin e popullatës, cilësinë e jetesës, mbylljen e shoqërive njerëzore, kolapsit ekonomik dhe për rrjedhoje varfërinë dhe konfliktet në shkallë të gjerë.

Ja pra sa e domosdoshme është një OBSH-ËHO në nivelet e duhura dhe jo në deklarata banale maskash dhe distancimi social të cilat i përshtaten më shumë spoteve publicitare që mund të transmetohen në çdo kanal televiziv. Të shpresojmë që reflektimi do të vijë me kohën” shkruan mjeku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Dëmet nga tërmeti/ Fondacioni në SHBA ndihmon 49 familje shqiptare, 1.6 milionë dollarë kontribute

Publikuar

-

Nga

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, një sërë organizatash filluan të mbledhin fondacione për të ndihmuar shqiptarët që ishin prekur nga fatkeqësia natyrore.

Ndër këta organizata që u sensibilizuan me bashkëatdhetarët e tyre është edhe fonacioni Albanian Roots.

Organizata bamirëse jofitimprurëse me bazë në New York të SHBA-ve, ka mbledhur 1.6 milionë dollarë për pasojat dhe dëmet nga tërmeti tragjik.

Fondacioni i ka mbledhur këto para për rreth 72 orë dhe drejtuesit kanë kontrolluar që paratë e shqiptarëve të mos vidhen dhe kanë qenë transparent duke treguar se ku e kanë investuar çdo qindarkë.

“Rrënjët Shqiptare” e filluan punën vetëm pak javë pas tërmetit dhe përveçse rindërtimit të banesës, ata i kanë pajisur familjet me të gjitha mobiljet.

Deri më tani ky fondacion ka ndërtuar 5 shtëpi me 170 mijë dollarë, ndërsa nesër do të firmosin për të bërë pjesën tjetër të investimit.

Organizata rinore Rrënjët Shqiptare ka dorëzuar çelësat e katër shtëpive të reja në Likesh të Shijakut,  dhe së fundmi i dorëzoi çelësat e shtëpisë së re, 100 m2, edhe familjes me 5 antarë, Qehaja, në fshatin Tapizë të Krujës.

Anëtari i fondacionit Albanian Roots (Rrënjët Shqiptare), Kristian Mundija ka deklaruar se po punohet me këmbëngulje për t’i shkuar deri në fund realizimit të projektit dhe mbajtjen e premtimit, që iu dha shqiptarëve kontribues.

LEXO EDHE:  Menaxhimi i situatës së Covid-19/ Basha shpalos planin nëse do ishte kryeministër

LEXO EDHE:  Koronavirusi gjunjëzoi Spanjën/ Humbin jetën 70 persona të tjerë

Mundija tha për mediat se vëmendja është përqëndruar në projektin madhor të ndërtimit të 44 shtëpive, që jo vetëm do të strehojnë të pastrehët e dëmtuar nga Tërmeti i nëntorit 2019, por do t’i ndihmojnë edhe zonës për zhvillimin e saj urbanistik. Fondacioni do të marrë truallin dhe do të ndërtojë 44 banesa të tjera për banorët e dëmtuar që prej rreth një viti po jetojnë në çadra.

Në këtë fondacion kanë kontribuar mbi 20 mijë donatorë nga e gjithë bota nëpërmjet rrjeteve sociale, duke i ardhur në ndihmë shqiptarëve në ditët më të vështira për ta.

Ndërkohë, kujtojmë se Albanian Roots është një grup profesionistësh dhe studentësh të rinj shqiptarë që janë të përkushtuar dhe të apasionuar në promovimin e kulturës, traditave dhe vlerave të popullit shqiptar në botë.

Organizata u themelua në 2009 dhe ka organizuar shumë aktivitete kulturore për të forcuar komunitetin dhe për të festuar në kulturën shqiptare. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kur teshtijmë nxjerrim 1 milion spërkla”/ Brataj sqaron rëndësinë e maskës

Publikuar

-

Nga

“Kur teshtijmë nxjerrim 1 milion spërkla”/ Brataj sqaron rëndësinë e maskës: Ne nuk ndalojmë virusin

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli për situatën e COVID-19, rritjen e rasteve të reja si edhe rëndësinë e përdorimit të maskave edhe në ambiente të hapura.

I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit”, me gazetarin Enkel Demi, Brataj tha se studiuesit kanë arritur në përfundimin se mutacionet e COVID-19 janë më të ngadalta sa edhe vetë gripi.

“Një kurë e fazës së lehtë nuk ka pse të kalojë 2 mijë lekë. Ilaçet më efektive sot janë antibiotikët që përballojnë temperaturën. Është me rëndësi të komunikohet me mjekun e familjes”, tha ai.

Brataj gjithashtu shpjegoi edhe arsyet e rëndësisë së përdorimit të maskave në ambientet e hapura. Për mjekun kjo masë është një masë e vlefshme, ndërsa sqaron se me përdorimin e maskës nuk ndalohet virusi, por ndalohen spërklat.

“Maska është masë që vlen. Ne në dorë kemi higjienën, distancën dhe maskën. Maska nuk ka lindur për viruset ka lindur për mikrobet. Ne nuk ndalojmë virusin, por ndalojmë spërklat. Në studimet e fundit është parë gjatë një bisede në një minutë nxjerrim 3 mijë spërkla, kur teshtijmë mund të nxjerrim deri në 1 milion spërkla. Nëse virusi e ka 0-3 dimensonin, spërkla e ka 5-10 mikron.

LEXO EDHE:  Si të ushqeheni gjatë karantinës/ OBSH publikon udhëzuesin, ja nga çfarë duhet të hiqni dorë

LEXO EDHE:  Përfitimet nga qeveria në situatën nga Covid-19/ Ish ministri: Mos prisni, ngrohuni në diell

Filtrat janë bërë deri në 5 mikron, spërkla është më e madhe dhe detyrimisht ndalon tek maska. Një spërkël mund të ketë 70 deri në 100 viruse brenda, pra koncepti i parandalimit është që ndalohen spërkla, pasi ne kur flasim nuk nxjerrim vetëm ajër. Të mos harrojmë se të folurit normal është deri në 50 cm, kolla shkon deri në 1 m, teshtima shkon deri në 7-8 metër, imagjinoni sa miliona viruse nxjerrim një moment.

Pra këto miliona që dalin, ndalojnë tek maska. Kur vihet maska, si koncept brenda dhe jashtë ka këtë qëllim. Nuk po themi që jemi 100% të mbrojtur. Karantina është varianti i fundit dhe shpresoj të mos arrijmë deri te karantina”, sqaroi Brataj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet po vijon të ndikohet nga presion i lartë atmosferik i pozicionuar në Europën Veri-lindore e cila po mban mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NË) me shpejtësi maksimale 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rritje.

LEXO EDHE:  Koronavirusi gjunjëzoi Spanjën/ Humbin jetën 70 persona të tjerë

LEXO EDHE:  Koronavirusi “futet” në Bibliotekën Kombëtare/ Infektohen tre punonjëse

Temperaturat mininamle dhe maksimale:

Zonat  malore  4/18°C

Zonat e ulëta  6/25°C

Zonat bregdetare 11/24°C

LEXO TE PLOTE