Connect with Us

Mali i Zi merr vendimin/ Nga nesër hap kufijtë me Shqipërinë dhe rajonin

Aktualitet

Mali i Zi merr vendimin/ Nga nesër hap kufijtë me Shqipërinë dhe rajonin

Publikuar

-

Mali i Zi merr vendimin/ Nga nesër hap kufijtë me Shqipërinë dhe rajonin

Mali i Zi  do të hapë kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, deklaroi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha.

Ky vendim hyn në fuqi prej ditës së nesërme dhe se qytetarët e këtyre vendeve mund të shfrytëzojnë sezonin për pushime.

Mugosha ka thënë se gjendja epidemiologjike me koronavirusin në këto vende po përmirësohet. Ai tha se do të percaktohen sot mënyrat për të hyrë në Mal të Zi. Sipas tij, vendimi vjen pas kërkesave dhe presioneve të komunitetit të turizmit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Rregullohet ligji i SPAK/ Kraja: Lehtësohemi nga korrupsioni i rrugës, do shtohen rezultatet

Publikuar

-

Nga

Rregullohet ligji i SPAK, Kraja: Lehtësohemi nga korrupsioni i rrugës, do shtohen rezultatet

Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se Struktura e Prokurorisë së Posaçme ka qenë pjesë e grupit të punës që ka propozuar ndryshime në reformën e drejtësisë. Ai tha se bëhet fjalë për ndërhyrje për kompetencat mbi hetimin e korrupsionit të nivelit të ulët që të hiqet si pjesë e hetimeve të SPAK.

Për vitin e parë të ekzistencës së SPAK ka pasur prurje nga individë dhe institucione dhe nisur nga baza ligjore nuk të lejon që të bësh përzgjedhje, kjo gjë tha z. Kraja gjatë intervistës për Euronews Albania ka sjell dhe një situatë bllokuese në institucionin që ai drejton.

Gjithashtu, Arben Kraja theksoi se “mungesa e BKH e ka vështirësuar punën e funksionimit të SPAK”, që është struktura e hetimit në ndihmë të prokurorëve të SPAK. Ndryshimet e propozuara së fundmi shto ia kanë marrë dhe dakordësinë e ndërkombëtarëve.

LEXO EDHE:  Grupi Ballkanik: Serbët e Kosovës të mos punojnë për Serbinë

LEXO EDHE:  Flamuri kosovar nesër në gjysmështizë/Ditë zie për ish-kryeministrin Rexhepi

I pyetur nga gazetari Eni Ferhati nëse SPAK po heton “peshq të mëdhenj”, z. Kraja u tregua hermetik duke thënë se për të çdo person që shkel ligjin nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

“Gjatë vitit të kaluar kemi hetuar mbi 500 procedime penale. Koncepti i peshqve të mëdhenj apo të vegjël është koncept figurative nuk është koncept ligjor. Parimi jonë I punës është që ata që shkelin ligjin duhen ndëshkuar dhe nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar.

Muajin e fundit janë dhënë vendime dënimi për 30 apo 40 të pandehur nga gjykata, me vendime konfiskimi që shkon deri në 300 mijë metra katrorë tokë që I kthehen shteti apo deri në 5 milionë euro që i kthehen shtetit në administrim. Padyshim që do të ketë më shumë në të ardhmen”, deklaroi z. Kraja./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Publikuar

-

Nga

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi fluturoi të mërkurën mbi kryeqytetet e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Fluturimi u bë në shenjë solidariteti me aleatet e NATO-s, mes shqetësimeve të Perëndimit për një shtim të agresivitetit të Rusisë.

Ky mision dërgon një mesazh të qartë se angazhimi ynë ndaj aleatëve tanë të NATO-s është i patundur,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandanti i Forcës Ajrore të SHBA në Evropë dhe në Afrikë.

“Ne jemi këtu së bashku”, tha ai.

Lituania, Letonia dhe Estonia që dikur qeveriseshin nga Moska, janë sot anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Të treja vendet baltike kanë pranuar trupa të NATO-s dhe të SHBA-së në tokën e tyre që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, e cila nuk është anëtare e aleancës.

LEXO EDHE:  Studimi/ Shqipëria dhe Mali i Zi, me ritmet më të ulëta të rritjes së pagave në rajon

LEXO EDHE:  Grupi Ballkanik: Serbët e Kosovës të mos punojnë për Serbinë

Bombarduesi, që fluturoi të mërkurën, është një nga katër avionët e këtij lloji të dislokuar në Norvegji më 22 shkurt, për të operuar në rajonin strategjik të Arktikut për disa javë.

Është hera e parë që ky lloj avioni vendoset në Norvegji. Bombarduesit shoqërohen nga një personel i Forcës Ajrore të SHBA prej 200 vetash.

Norvegjia, anëtare themeluese e NATO-s, ka kufi të përbashkët me Rusinë në Arktik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE