Connect with Us

Karlos Çakalli/ Terroristi komunist meksikan, që tmerroi Evropën në vitet 1970-1980

Politikë

Karlos Çakalli/ Terroristi komunist meksikan, që tmerroi Evropën në vitet 1970-1980

Publikuar

-

Përgjatë viteve 1970, Iliç Ramirez Sançez, ose i njohur më shumë si “Karlos Çakalli”, ndëmori një fushatë terrori dhe dhune në emër të çlirimit të Palesinës dhe komunizmit. I shumë-kërkuar nga Izraeli, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera tjerë, ai
u kap më në fund pas një “karriere” 20-vjeçare vrasjesh, pengmarrjesh, zhvatjesh dhe aktesh terroriste.

Me kalimin e viteve, ai pranoi autorësinë e të paktën 80 vrasjeve. I lindur më 12 tetor 1949, në Karakas të Venezuelës, Iliç Ramirez Sançez u trajnua që fëmijë në përdorimin e armëve të zjarrit. I ati, Hoze Navas, një avokat i suksesshëm me bindje marksite, ua vuri emrat 3 djemve të tij Iliç, Vladimir dhe Lenin sipas ish-udhëheqësit të njohur komunist të Bashkimit Sovjetik, edhe pse bashkëshortja e tij Elba, një katolike e devotshme, nuk ishte aspak dakord.

Në shtëpi, Ramirez Sançez mësoi shpejt parimet e Marksizmit-Leninizmit. I ati mburrej se ai kishte lexuar 2 herë një biografi të Leninit, që para se të bëhej 10 vjeç. Interesi mbi bindjet komuniste, e bëri atë fëmijën e preferuar të të atit. Ai ndoqi një shkollë
të njohur si të ekstremit të majtë, para se trajnohej për luftën guerile në Kubë. Kur ishte 17-vjeç prindërit e tij u divorcuan, dhe e ëma i çoi djemtë në Londër. Ndërkohë në vitin 1968, babai i Ramiez Sançez e regjistroi atë të ndiqte Universitetin “Patris Lumumba” në Moskë. Ky universitet, ishte në fakt një shkollë trajnimi për aktivistët politikë radikalë, udhëheqësit revolucionarë dhe luftëtarët kryengritës, i drejtuar nga qeveria sovjetike, me shpresën se këta studentë do të riktheheshin një ditë në vendet e tyre për
të nxitur revolucionin.

Por disiplina e rreptë e detyroi Ramirez Sançez, të largohej shpejt nga shkolla. Gjatë qëndrimit të tij në Moskë, Ramirez Sançezit i bënë përshtypje rrëfimet e studentëve palestinezë për luftën kundër Izraelit. Duke arritur në përfundimin se kjo luftë ishte një mundësi për të kanalizuar urrejtjen e tij për autoritetin dhe kapitalizmin, ai shkoi në Aman të Jordanisë në verën e vitit 1970, për të filluar stërvitjen me Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP). Ai u njoh aty me Uadi Hadad, një luftëtar palestinez veteran që besonte se kauza mund të çohej përpara vetëm me terroristët ndërkombëtarë. Ishte ai që vuri re talentin e venezualianit në këto punë, duke i vënë nofkën “Karlos”. Në vitin 1973, Karlos u përpoq të vriste biznesmenin hebre Jozef Sif në Londër, grabiti disa banka në Francë, vendosi bomba në redaksitë e disa gazetave, dhe tentoi të rrëmbejë avionë me pasagjerë, një taktikë kjo e preferuar e Hadad.

Gjatë 2 viteve, ai sulmoi cddo objektiv që mund të ishte i dobishëm për Izraelin. Veç PFLP, ai bashkëpunoi me Ushtrinë e Kuqe Japoneze në sulmin ndaj ambasadës franceze në Hagë të Holandës në vitin 1974. Në vitin 1975 ai gati u hap nga shërbimi sekret francez, teksa në momentet e fundit u arratis, duke i vrarë agjentët dhe lënë në vendngjarje një kopje të romanit të Frederik Forsajt të vitit 1971 “Dita e Çakallit”.

Libri fliste për një një grup paramilitar, që komploton vrasjen e presidentin francez Sharl De Gol. Kështu lindi “Karlos Çakalli”. Ai shkoi në Bejrut të Libanit, dhe nga andej në Gjermaninë Lindore dhe më pas në Hungari. Në fundin e vitit 1975, ai do të organizonte një operacion që do të shokonte botën, dhe do të hynte në histori si një sulm terrorist tipik.
Karlos sulmoi takimin e Organizatës së Vendeve eksportuese të naftës (OPEC) në Vjenë. Bashkë me disa terroristë të tjerë gjermanë dhe palestinezë, ai mori peng 80 njerëz, përfshirë ministrat e naftës të 11 vendeve. Ministrat nga Arabia Saudite dhe Irani – në atë kohë një shtet pro-amerikan – duhej të pushkatoheshin menjëherë, ndërsa të tjerët do të liroheshin në këmbim të shumave të mëdha që do të shkonin për kauzën e çlirimit të Palestinës.

LEXO EDHE:  Ç’duhet bërë për të ndalur largimin e trurit nga Ballkani Perëndimor?

Pasi iu nënshtrua një operacioni plastik, dhe ra ndjeshëm në madhe, Karlos hyri në Austri më 21 dhjetor 1975. Pasi u takua me grupin e tij në Vjenë, dhe së bashku u nisën për në selinë e OPEC në qendër të qytetit. Karlos dhe njerëzit e tij, mësynë në hyrjen e përparme dhe hapën zjarr duke vrarë një oficer policie, një roje sigurie dhe një anëtar të stafit.
Sulmuesit i ndanë pengjet në grupe, dhe nisën një rrethim që zgjati gjithë atë natës. Kur kërkesa e tij për një autobus nga policia e Vjenës u plotësua, ai liroi disa nga pengjet. Ndërkaq me 41 pengje me vete ai u nis drejt aeroportit, për të hipur në një avion që do
ta çonte në Algjer. Kur mbërriti në Tripoli të Libisë, grupi liroi disa pengje të tjera, përpara se të kthehej sërish në Algjer. Atje presidenti algjerian, Huari Bumedine, e bindi Karlosin të lironte 11 pengjet e fundit këmbim të azilit politik. Vetëm 48 orë pasi fillimit, operacionit kundër OPEC kishte përfunduar.

Nuk dihet nëse Karlos mori ndonjë shumë të madhe parash. Është sugjeruar se një shumë prej 50 milion dollarësh u ndanë midis Karlos, Hadad dhe mikut të këtij të fundit Xhorxh Habash. Por Hadad u zemërua shumë që Karlos nuk arriti të vriste ministrin arab dhe atë iranian të naftës, ndaj e dëboi atë nga PFLP. Karlos besohet se ndihmoi në planifikimin e rrëmbimit të famshëm të avionit Entebe në vitin 1976. Dihet gjithashtu se ai ndërmori një fushatë sulmesh terroriste në Francë kur gruaja e tij, Magdalena Kop u arrestua nga autoritetet atje, dhe mund të ketë bombarduar zyrat e një reviste që nuk pranoi të tërhiqte një intervistë që kishte kryer me të.
Pasi u zhvendos vazhdimisht në Hungari, Francë, Gjermaninë Lindore dhe atë Perëndimore, Libi, Siri, Irak, Jemen dhe Iran, Karlos më në fund u vendos me banim në Kartum të Sudanit, ku mbajti një profil të ulët. Atje dhe u kap nga agjentët e inteligjencës franceze, izraelite dhe amerikane në vitin 1994. Në vitin 1997, u dënua me burgim të përjetshëm./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Yuri Kim: Palëve politike i duhet mik për të arritur konsensus

Publikuar

-

Nga

Yuri Kim: Palëve politike i duhet mik për të arritur konsensus

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve në rezidencën e ambasadës së SHBA.

Kim tha në emisionin “Opinion” se palëve politike i duhej një mik që të arrinin konsensusin, ndaj edhe është angazhuar për një kohë të gjatë për këtë.

Mendoj se iu duhej një mik për t’i ndihmuar të arrinin konsensusin. Unë kam qenë në diplomaci për një kohë të gjatë dhe jam ulur në tryeza negociatash shumë herë dhe mund t’ju them që në këtë situatë, donin të arrinin një marrëveshje dhe ishin të lumtur të kishin ndihmën e miqve të tyre”, u shpreh ajo, ndërsa dha edhe një mesazh për krerët e partive politike.

LEXO EDHE:  Çfarë nuk po shkon me Italinë?

LEXO EDHE:  A është divorci zgjidhja e duhur për një martesë të palumtur?

Mendoj se është me rëndësi për udhëheqësit që t’i qëndrojnë fjalës së tyre. Kështu, të gjitha partitë kishin rënë dakord të arrinin një marrëveshje deri më 31 mars, apo jo? Kaloi ca kohë për shkak të Covid, por kur u zgjat shumë, mendoj se u bë e qartë që iu duhej pak ndihmë dhe isha e lumtur ta ofroja atë”, theksoi ambasadorja e SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk shkelin 5 qershorin”/ Yuri Kim: E zhgënjyer që s’pati konsensus

Publikuar

-

Nga

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk shkelin 5 qershorin”/ Yuri Kim: E zhgënjyer që s’pati konsensus

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur për ndryshimet kushtetuese të miratuara në Parlament pa miratimin e opozitës së Lulzim Bashës.

Kim tha se ndryshimet kushtetuese nuk e shkelin marrëveshjene  5 qershorit, ndonëse opozita ka shprehur të kundërtën.

Mendoj se deklarata që nxori Ambasada e SHBA ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshjet në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mohojmë kompetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion. Lidhur me pyetjen nëse 5 qershori u shkel apo jo, njerëz të ndryshëm kanë opinione të ndryshme. Opinioni im është shumë i qartë për këtë. Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit”, vlerësoi ajo në emisionin “Opinion”.

Teksa u pyet nëse përbën problem fakti që ndryshimi i kodit u bë pa qenë produkt i një konsensusi, ambasadorja amerikane deklaroi se është zgjënjyer për këtë pjesë.

LEXO EDHE:  Ç’duhet bërë për të ndalur largimin e trurit nga Ballkani Perëndimor?

LEXO EDHE:  Pesë mënyrat sesi sulmet e 11 shtatorit 2001 e ndryshuan Amerikën

Mendoj se është shumë zhgënjyese që pjesa e dytë e reformës zgjedhore nuk mu arrit në të njëjtën mënyrë, sepse pjesa e parë, 5 qershori u bë mirë. Dhe duhet të ishte përsëritur. Mendoj se është diçka e pafat që opozita kryesore nuk ishte e pranishme në parlament dhe mendoj se kjo nënvizon përgjegjësinë e cilitdo për të mbetur i angazhuar”, theksoi Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk doja t’i hyja biznesit”/ Zbërthehet Yuri Kim: Ja si e fillova diplomacinë

Publikuar

-

Nga

“Nuk doja t’i hyja biznesit”/ Zbërthehet Yuri Kim: Ja si e fillova diplomacinë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka treguar mbrëmjen e sotme se si e ka filluar diplomacinë.

Ajo rrëfeu se nuk kishte në plan të bëhej diplomate, por po kërkonte një punë në shërbimin publik kur pa një njoftim për punë.

Kim tha në emisionin “Opinion” se aplikoi për punë në Departamentin e Shtetit për Shërbimin e Jashtëm dhe kaloi çdo fazë.

Kur shkova në universitet. Shkova në Universitetin e Pensilvanisë, studiova shkenca politike dhe kur mbarova atje, doja të shkoja diku ndryshe dhe shkova në Universitetin e Kembrixhit, në Angli.

Pas një viti u ktheva dhe po kërkoja punë. Ishte koincidencë. U ktheva në Uashington dhe e dija që doja të bëja diçka në shërbimin publik. Nuk doja t’i hyja biznesit.

Isha duke parë vende të ndryshme pune dhe teksa kërkoja, qëlloi që pashë broshurën e Departamentit të Shtetit për Shërbimin e Jashtëm. Dhe, ka një provim prove, pas broshurës. Dhe, teksa prisja, po e shihja dhe mendova – duket argëtuese. U regjistrova për provimin dhe kalova çdo faze dhe kështu u bëra diplomate dhe ndihem me shumë fat”, tha ambasadorja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE