LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaosi në Kakavijë/ Hajdari “shkund” qeverinë: Lërini pushimet, po rrezikohet jeta e qytetarëve

14 Gusht 2020, 14:25, Politikë CNA
Kaosi në Kakavijë/ Hajdari “shkund” qeverinë:

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për kaosin e krijuar sot në pikën kufitare të Kakavijës me radhët kilometrike të qytetarëve shqiptarë.

Me tone të forta kritike, Hajdari i bën thirrje kryeministrit Rama të lërë pushimet dhe deklaratat boshe por të hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.

Hajdari shkruan se situata e krijuar po rrezikon jetën e qytetarëve së pari për shkak të Covid dhe së dyti nga temperaturat e larta.

Ajo i bën thirrje gjithashtu qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.
?Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë rradhët e stërgjata në Kakavije.
Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.
Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin.
Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.
Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve.
Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.

Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!!

Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.?/ CNA.al

Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë rradhët e stërgjata në Kakavije. Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin.Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë. Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve. Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!! Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.

Gepostet von Rudina Hajdari am Freitag, 14. August 2020

Lajmet e fundit nga