Connect with Us

E rëndë në Durrës/ Gjendet i pajetë në banesë 28-vjeçari

Kronika

E rëndë në Durrës/ Gjendet i pajetë në banesë 28-vjeçari

Publikuar

-

E rëndë në Durrës/ Vetëvaret nje 28-vjeçar

Një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Durrësit, ndërsa dyshimet e para janë se ai i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur.

“Më datë 14.08.2020, rreth orës 11:41, është gjetur i vetëvarur  në banesë shtetasi K.M., 28 vjeç , banues në Durrës, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarje”, njofton Policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti tragjik në Elbasan/ Babai rrëfen si mësoi ngjarjen: Më ra telefoni nga dora, sikur ndjeja diçka

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Elbasan/ Babai rrëfen momentin si mësoi ngjarjen: Më ra telefoni nga dora, sikur ndjeja diçka

Pas aksidentit tragjik ku humbënjetën dy vajza, ka folur babai i njërës prej të mbijetuarave, Denisa Dibra, Edmond Dibra.
Ai bën me dije se vajza e tij është jashtë rrzikut për jetën.

“Në radhë të parë, më falni për gjendjen emocionale, nuk do ia dëshiroja një familje këtë tragjedi. Falenderoj të madhin Zot, një aksident tepër i rëndë, vajza është jashtë rrezikut për jetën, ka plagë, por është jashtë rrezikut. Falenderoj stafin e spitalit që kanë bërë çmos që vajza momentalisht ndodhet jashtë rrezikut. Është diçka vajza njihen nga Shkodra, e ndjera kishte ditëlindjen. Nervida Garunja është në një gjendje të vështirë për jetën, ishalla bën mrekulli. Aksidenti ishte shumë i rëndë, Shkodra jeton me hallin dhe brengën time dhe familjet që kanë humbur pjesëtarë, aksidenti ishte fatal. Denisa ka ardhur në vete në orën 5 të mëngjesit që ka komunikuar, me mua, nuk e kujton aksidentit tragjik. Kur është përmendur ka kërkuar shoqet e saj, kjo është e mirë që vajza i kujtohet pak a shumë”, tha ai për Report Tv.



Si e mora vesh lajmin?

“Mbrëmjeve ulem me bashkëshorten për të pirë një kafe dhe po shihja orën, vajza nuk ka shans që të mos më marrë 3 herë në ditë. “U thashë a po knaqeni”, “po hamë drekë, nga ora 6 do vijnë për Shkodër”. Në orën 7 them si ka mundësi që s’na ka marrë vajza, sikur më shtynte diçka. I marr në celular, më del një person. Më thotë një qytetar që vajza është jashtë rrezikut për jetën. Më thotë më jep në telefon babain. Ishte momenti kur kishte marrë zjarrfikësit dhe kishin nxjerrë vajzën nga makina, Kam lëshuar telefonin në tokë.
Autori?
Do të thoja që shteti të bëj detyrën e tyre, sic duhet. Gjendja e Nervida është kritike dhe do bëja thirrje, vajza ka nevojë për grup gjak. Kush ka mundësi të bëjë dhuratë gjaku se bëhet ndihmë për shpëtimin e saj. Njerëzit e Nervida janë në Shkodër se familja ka hapur dyer e morit, ato janë si vajzat e mia. Janë pjesë e familjes sime. Presin trupin e të ndjesës Lusinda që është në spitalin e Elbasanit dhe kanë në Shkodër në ceremoninë mortore, tha babai i vajzës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ardi Veliu ultimatum Drejtorive Vendore/ Verifikoni shtetasit e huaj dhe të ardhurat e tyre

Publikuar

-

Nga

Drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu, u ka nisur një shkresë ditën e sotme  Drejtorive Vendore, ne të cilën u kërkon të kryejnë verifikime në lidhje me shtetasit e huaj që janë në vendin tonë.

Gjithashtu ka bërë thirrje të kontrollohet edhe aktiviteti dhe të ardhurat e tyre.



Në fund ka kërkuar që t’i bëjnë një liste me emrat dhe aktivitetin e secilëve, të cilat duhet të dorëzohen ditën e nesërme. Në rast se nuk dorëzohet atëherë do të ketë penlitete.

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL ndalet në Tiranë dhe Durrës/ “Shigjeton të fortët” e radhës

Publikuar

-

Nga

OFl ndalet në Tiranë dhe Durrës/ “Shigjeton të fortët” e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. Z., banues në Vorë, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

D. G., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;



M. F., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

LEXO EDHE:  Rama lëshon “bombën” në parlament/ Një prokuror punon për grupet kriminale dhe bën shantazh

LEXO EDHE:  Qëlluan me automatik në ajër/ Arrestohen dy persona  

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE