Connect with Us

Analisti i njohur sportiv zbulon prapaskenat/ Ja kush e ‘groposën’ Skënderbeun

Sport

Analisti i njohur sportiv zbulon prapaskenat/ Ja kush e ‘groposën’ Skënderbeun

Publikuar

-

Gjykata Federale e Zvicrës veniti ëndrrën e Skënderbeut, për një falje të mundshme, duke konfirmuar dënimin e rëndë me 10 vite pezullim nga kompeticionet Europiane si dhe një gjobë të majme prej 1 milionë euro.

Ndërkohë ditën e sotme, i ftuar në emisionin sportive të gazetares Enkeleda Zeko në Syri TV, analisti sportive, Tami Kona, ka hedhur dritë në lidhje me vendimin, duke zbuluar 4 sfidat që “groposën” Skënderebun.

“Është vendimi më i rëndë që ka marrë futbolli shqiptar. Gjërat nuk kanë shkuar mirë për Skënderbeun dhe Gjykata Federale ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s, duke lënë fajtor Skënderbeun me atë dosje voluminoze.

Janë 4 ndeshje ato që kanë fundosur Skënderbeun dhe i takojnë vitit 2015. Dy janë në Ligën e Kampioneve, ajo ndeshje 4-1 me Dinamon e Zagrebit, por ajo që rëndon me tepër është sfida e fituar 3-2 nga Crusaders. Ndërkohë dy të tjerat janë po në vitin 2015 në grupet e Europa League me Lokomotivën e Moskës (0-3 në Shqipëri) dhe me Sportingun në Lisbonë (4-1). Padyshim në 100 vite futbolli shqiptar nuk ka marrë ndëshkim të tillë. Është i ekzagjeruar ky vendim”, u shpreh Kona për “Syri TV”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tirana kërkon ta shesë, por Kobinah zhduket nga bardheblutë

Publikuar

-

Nga

Uinful Kobina nuk duket në horizont. Edhe dje mesfushori nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e Tiranës.

Lojtari ka marrë leje, por u bë data 15 dhe akoma nuk është kthyer në Shqipëri. Me planin e vjetër duhet të kishte filluar kampionati dhe Kobina do të kishte humbur javën e parë.



Kobina është një nga lojtarët, i cili përflitet se do të shitet nga Tirana, nëse skuadra nuk kualifikohet në grupet e Europa League. Bardheblutë kanë si qëllim këtë fillim vjeshte kualifikimin në grupet e Europa League dhe shitjen e dyshes Muçi-Kobina.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpërthen Fidel Ylli: Duka me grupin e tij të dalin hapur, ja çfarë më tha Igli Tare

Publikuar

-

Nga

Fidel Ylli, deputeti i Partisë Socialiste, i ngarkuar në grupin negociator të qeverisë me përfaqësuesit e Ligës Profesioniste, ka folur së fundmi për mediat, ku shprehet se është në krahun e njerëzve të sportit, por kërkon që presidentët dhe Liga të shkojnë dhe të bisedojnë. Gjithashtu ai tha se pas gjithçkaje qëndron presidenti i FSHF-së, Armand Dduka, të cilit i thotë të dalë hapur së bashku me grupin e tij. Ylli shton më tej se Libohova është kryetar i Komitetit dhe njëkohësisht tashmë është caktuar president te Liga, diçka e tillë sipas tij bëhet për t’ hedhur hi syve FIFA-s dhe UEFA-s.

“Jemi ngarkuar nga kryeministri i Shqipërisë për 4 pikat e Ligës Profesioniste. Sa për dijeni, jo vetëm kryeministri, por edhe kryetari i parlamentit më kanë deleguar mua për të negociuar me këto grupe interesi. Siç e patë edhe dje, në tavolinë me mua ishin të gjithë ata që kanë një eksperiencë të madhe në këtë fushë. Pritëm Ligën Profesioniste të vinte. Sa për dijeni kam një shkresë që i dërgohet kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit.

Ndër të tjera thuhej se janë gati për t’u takuar. Unë i ftova dhe në moment Edvin Libohova më tha: “Jam shumë i lumtur që do të takohemi”. Ne bëjmë gati vendin e takimit. Më sugjeruan “Air Albania”, por në fund vendosëm që ta bëjmë takimin te Ministria e Financave. Unë dua të bëj një pyetje: Ku e ka Liga selinë? Sa e ka buxhetin? E ka 0! Arbitrat kush i cakton? Federata! Politikat e zhvillimit? I cakton Federata! Unë mendoj se duhet të dalë hapur presidenti i FSHF-së bashkë me grupin që ka inociuar.

Të gjitha kërkesat ne i kemi analizuar. Por, s’është normale kjo që t’i bësh presion qeverisë. I bëj thirrje Koço Kokëdhimës që është miku im, që ka bërë një klub model, që sporti në 30 vjet është informal.

Duhet të ndjekin të gjithë klubet modelin e Korçës. Futbolli prej 30 vitesh është informal. Nuk është normal, që qytetarët të shkojnë në bashki dhe të japin taksa një miliardë për një klub futbolli. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Bashki të majta dhe të djathta ndër vite, është e tmerrshme të japësh 500 mijë euro për një skuadër në kategori të dytë. Kemi miratuar Ligjin për Dhunën, Ligjin e Sponsorizimeve. Hajde ta bëjmë, nuk bëhet nëpërmjet konferencave në televizion.



Ne do bëjmë një reformë për sportin. Sportin e kemi kulturë, e kemi cilësi për të larguar të rinjtë nga droga. Nuk mund të kërkojë sporti lëmosha. Ne kemi bërë investime në sport, sa nuk janë bërë për 100 vite. Kërkesat janë të drejta, i kemi analizuar të gjitha. Ne u goditëm nga pandemia, dhe megjithatë jemi gati të flasim pë më të mirën. Është bërë stadiumi i Elbasanit që u bë gati UEFA ta çonte Shqipëri në Maqedoni për t’u ndeshur. U bë stadiumi i Shkodrës, u bë stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” duke vënë në dispozicion tokën. Ka bërë palestra pafund. Po përfundon stadiumi i Kukësit. Është stadiumi i Apolonisë që do të ndërtohet së bashku me të Durrësit. PD-ja ka investuar vetëm 80 mijë dollarë. Ne na ndodhën dy gjëma të madha si tërmeti dhe pandemia. Dhe përsëri qeveria jonë thotë “Po”. Duhet të themi se çfarë zgjidhet ose jo. Të flasësh për 6 përqindëshin duhet të kesh një produkt. Çfarë shet futbolli, biletat apo lojtarët? Ligji i ri ka një synim, që në sport të fusim kompani të mëdha. Sponsorizim është të vësh një reklamë në stadium dhe të marrësh përfitim te biznesi yt.

Për ligjin e sponsporizimit do ulemi të flasim, pasi as unë nuk jam i kënaqur me këtë që është tani. Pa dashur të ofendoj njeri, njerëzit e sporti nuk lexojnë shumë. Ligji i sportit ka kaluar në kuvend me 90 vota, e ka mbështetur edhe federata. Ky ligj është kushtetuta e sportit. Për këtë duhet të flasim, nëse është ligj europian apo jo. Çfarë janë probleme shtesë për sponsorizimin, duhet të hiqen. Janë bërë fusha, që i ka investuar nga UEFA dhe FIFA. Ne kemi thënë se të gjitha materialet do futen pa takse dhe pa doganë, për ndihmuar sportin. I bëmë zyrat FSHF, pasi kemi si prioritet sportin.

E ndryshuam ligjin tani sepse është mbledhur një grup pune, për Shqipërinë në Europë. Një ndeshje nuk e ruan një polici private, por e siguron shteti. Ndeshjet e futbolli duhet t’i bëjmë që të vijnë gra dhe fëmijë. Duhet të identifikohen të gjithë njerëzit problematikë. Ky është bashkëpunimi që ne duhet të bëjmë me FSHF-në.

I kërkova Tares të më shpjegojë dhe më tha, që ‘nuk ka asnjë lidhje bashkia e Romës me Lacion’. ‘Është kthyer në një biznes privat’. Bashkia normale që do investojë në sport, në fusha apo gjëra të tjera, por jo te lojtarët si në kohët e Enver Hoxhës.

Edvin Libohova është kryetar i komitetit dhe tashmë është vënë kryetar i Ligës. FSHF-ja e bëri edhe njëherë për t’i hedhur hi syve UEFA-s dhe FIFA-s. Nuk mund të pranoj unë që si qytetar të pranoj që taksat e mia të bëhen rroga për skuadrat. Sa me djeg mua sporti nuk i djeg askujt këtu. Ujë jam këtu për të kontribuar për sportin. Njerëzit më mbështetën dhe më thanë se duhet një zë atje dhe për këtë arsye më zgjodhën mua. Këto janë politike, pasi ja erdhën zgjedhjet në prill. JO! Sporti larg politikës. Sporti duhet të na bashkojë. Çfarë të bëjmë ne, kur këta nuk vijnë të diskutojmë. Sporti nuk shet produkte si bujqësia, nuk sjell të ardhura. Të vijnë të na thonë çfarë duan. Unë jam në krahun e tyre, kam dy ditë bëj debate me ministren. Nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin, por për gjithë sportin, pasi ende nuk ka pista. Na është bërë mendja vetëm futboll, por jo, duhet të shikojmë të gjithë sportin. Jam këtu si njeri i sportit por edhe i politikës.”, u shpreh Fidel Ylli.

LEXO TE PLOTE

Sport

Bojkoti i kampionatit, reagon ministrja e sportit: Futbolli jo mjet shantazhi

Publikuar

-

Nga

Në mungesë të një dialogu, përfaqësuesit e qeverisë, të angazhuar për të zgjidhur bojkotin që Superioreja ka ndërmarrë, kanë vendosur ti përgjigjen publikisht Ligës së Profesionistëve duke u ftuar edhe një herë të ulën në një tryezë.

Ministrja Financave, Anila Denaj ritheksoi vullneti i qeverisë për të zgjidhur këtë çështje por nuk dëshiron që sporti të përdoret si një mjet shantazhi ndaj qeverisë: “Dje nuk ka pasur një komunikim dhe sot dalim publikisht për dy arsye.

E para për kërkesat dhe çfarë ka bërë qeveria Rama për sportin në vitin e fundit. Futbolli nuk mund të jetë mjet shantazhi. Kërkesat për investim janë. Nuk është viti i duhur, nuk e pranuam as vjet. Nuk e kemi pranuar edhe vjet. Në ligjin e tatimit të të ardhurave kemi miratuar dy ndryshime. Kemi rritur nga 3 në 5 për qind shumën e zbritshme.



Së dyti, për çdo kompani me shpenzim mbi 100 milion lek, njohim trefishin e sponsorizimit. Kjo është një zgjidhje për financim të shëndetshëm. Kemi folur për formalizim. Është një përpjekje e qeverisë prej ditës së parë.

Kemi folur për informalitetit në tregun e punës, ku nuk bën përjashtim as futbolli. Kuptojmë nevojën për kohë dhe kemi miratuar që për dy vite të mos njihet tatimi mbi pagën. Kërkesa është që të bëhet 10 vite, por është një kohë shumë e gjatë.

Kërkesa e tretë është ajo e faljes së kamatave. Ndihemi krenarë që për energjinë, që u formalizua dhe e justifikoi faljen e kamatëvonesave. Jemi të hapur për të diskutuar. Kërkesa tjetër lidhet me TVSH-në, nga 20 për qind në 6 për qind. E kemi miratuar këtë vit për të gjitha ndërtimet në ambiente sportive. Të kërkosh për çdo shërbim, bëhet fjalë për një kërkesë shumë të zgjeruar”.

LEXO TE PLOTE