Connect with Us

Yllit të Interit i vjedhin “Instagramin”, shikoni çfarë i postojnë

Seria A

Yllit të Interit i vjedhin “Instagramin”, shikoni çfarë i postojnë

Publikuar

-

Lautaro Martinez është lojtari i radhës, të cilit i është vjedhur “Instagrami” nga persona që ende nuk janë zbuluar.

Sapo i kanë vjedhur profilin, Lautaros i aknë ndryshuar të dhënat në rrjetin social, teksa ikanë postuar edhe një foto.

Në foto shfaqet flamuri turk, që të bën të mendosh se personat të cilët i kanë hakuar “Instagramin” janë nga ky vend.

Gjithashtu në profil i është vendosur edhe emri Xhaner Bozdoan, që të shtyn edhe më shumë të mendosh që ata që e kanë marrë janë turq.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Vedat Muriqi zbarkon te Lazio për vizitat mjekësore

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi sapo ka mbërritur këtë mëngjes në qendrën mjekësore të Lazios, aty ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajizuara përpara finalizimit të transferimit te klubi italian.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, arriti dje në kryeqytetin e Italisë, në prag të transferimit të tij te skuadra e re.

Anëtari i Fenerbahce u shpreh i lumtur gjatë ditës së djeshme për kalimin në Serie A.



Muriqi pritet shumë shpejt t’i kompletojë formalitetet e fundit, deri në njoftimin e zyrtarizimit.

Lazio pagoi 18 milionë euro + 2 të tjera bonuse te Fenerbahce për 26-vjeçarin, që do të fitojë 2.2 milionë në sezon.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Merr fund pritja, Muriqi zbarkon në Romë

Publikuar

-

Nga

Më në fund! Pas shumë peripecish Vedat Muriqi ka zbarkuar në Romë dhe është gati t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe të firmosë kontratën me klubin e Lacios. 26-vjeçari ka shkrepur fotot e para si lojtar i kryeqytetasve, teksa nesër do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do firmosë kontratën 5-vjeçare, nga e cila do përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.

Lacio arriti të bindë Fenerbahçen me 18 milionë euro, plus dy të tjerë në formë bonusesh. Mesfushori në mbërritjen e tij ka thënë fjalët e para si lojtar i Lacios.



“Jam i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar kam luajtur me skemën me dy sulmues. Drejtuesit më thanë se kanë nevojë për një sulmues me karakteristikat e mia. Edhe unë i dhashë menjëherë përparësi Lazios.

Në fillim vjen suksesi kolektiv, më pas ai individual. Shpresoj ta ndihmoj ekipin tim të ri me golat që do të shënoj. Dua të jap më të mirën për Lazion, në të ardhmen shpresoj të bëhem pjesë e klubeve më të mëdha në botë“, u shpreh Muriqi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Negociatat me Napolin, Hysaj merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj ka vendosur që të qëndrojë te skuadra e Napolit. Kapiteni i Kombëtares sonë ka arritur marrëveshjen me drejtorin Guintoli, për një kontratë me një vlerë që do të shkojë mes 2.8 milionë të kërkuar prej tij dhe 2.2 të ofruar nga Napoli.

Mbrojtësi shkodran ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021, ndaj dhe Napoli rrezikonte që ta humbiste me kosto zero verën e ardhshme.



Mediat italiane shkruajnë se për të kishte interes nga disa klube si Benfica, Neëcastle dhe Everton, por asnjë prej tyre nuk kishte fondin e nevojshëm për të bërë transferimin.

LEXO TE PLOTE