LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Historike! Leipzig eliminon Atletico Madridin dhe shkon në gjysmëfinalen e Champions-it

13 Gusht 2020, 21:11, Sport CNA
VIDEO/ Historike! Leipzig eliminon Atletico Madridin dhe shkon në

Leipzig ka bërë historinë duke siguruar kualifikimin për në 4 më të mirat e Europës. Gjermanet mposhtën 2 me 1 Atletico Madrid, që në letër ishte favorit. Dani Olmo shënoi fillimisht në minutën e 50. Mirëpo spanjolllet pak minuta më vonë fituan një penallti që u kthye në gol nga Joao Felix.

Mirëpo teksa u mendua se ndeshja do të shkonte me shtesë, në minutën e 88 një goditje nga distanca e Adams bëri që topi të devijohej pa fat nga Savic në portën e skuadrës së tij Atletico Madrid.

Kualifikim i merituar për surprizen Leipzig ndërsa  skuadra e Simeones humbet një shans të artë për të tentuar fitoren e Champions League. Skuadra gjermane tashmë do të luajë në gjysmëfinale kundër PSG.

FT: LEIPZIG – ATLETICO MADRID 2-1

Olmo 51′, Adams 88′ / Zhoao Feliks 71′ 

Lajmet e fundit nga