LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëvrasja e të riut me COVID-19/ Reagon spitali “Shefqet Ndroqi”

13 Gusht 2020, 09:49, Sociale CNA
Vetëvrasja e të riut me COVID-19/ Reagon spitali “Shefqet

Spitali ?Shefqet Ndroqi? ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një pacient me COVID-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të.

Stafi i spitalit universitar ?Shefqet Ndroqi? shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

Sipas spitalit, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin ?Shefqet Ndroqi?, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

?Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar ?Shefqet Ndroqi? siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë?, deklaron stafi i spitalit./CNA.al

Lajmet e fundit nga