LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana nuk ndalet, Halili bën gati një tjetër dhuratë për trajnerin Egbo

13 Gusht 2020, 10:26, Sport CNA
Tirana nuk ndalet, Halili bën gati një tjetër dhuratë

Visar Bekaj është shndërruar në ?obsesion? për presidentin Refik Halili. Portieri i skuadrës së Prishtinës pëlqehet shumë nga kreu i klubit të Tiranës që është gati të hapë thesin për të paguar klauzolën e largimit të futbollistit nga bardhekaltërit kosovarë.

23-vjeçari prej 3 vitesh shkëlqen në Vala Superliga, ndërsa në sezonin që lamë pas ai u shpall portieri i vitit. Ofertat në drejtim të tij janë të shumta, por Tirana duket në ?pole-position? për shërbimet e shtatlartit.

Presidenti Halili është gati t?i bëjë dhuratën e madhe Emanuel Egbo-së, trajnerit që mund t?i shquajë menjëherë aftësitë e mrekullueshme të ?gardianit? kosovar. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me të ardhmen e 23-vjeçarit ku kampionët e Shqipërisë janë afër shërbimeve të tij.

Lajmet e fundit nga