Connect with Us

Si po e shohin turistët e huaj Shqipërinë/ Operatorët turistikë kërkojnë bonus për pushuesit vendas

Ekonomi

Si po e shohin turistët e huaj Shqipërinë/ Operatorët turistikë kërkojnë bonus për pushuesit vendas

Publikuar

-

Si po e shohin turistët e huaj Shqipërinë/ Operatorët turistikë kërkojnë bonus për pushuesit vendas

Në një vit të pazakontë prej situatës pandemike, ashtu sic nuk pritej, hotelet në Golem janë mbipopulluar me turistë të huaj këtë fillim gushti.

Vizitorët më të shumtë janë të huajt nga Polonia dhe Çekia, por edhe shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

“Monitor Ekonomi” intervistoi disa prej të huajve që po pushojnë në bregdetin e Durrësit
Plazhi është i mrekullueshëm, dhomat janë shumë të mira, ushqimi është i mrekullueshëm. Është hera e parë në Shqipëri dhe në këtë hotel. Kisha pak frikë përpara se të vinim këtu. Në aeroport mbanim maskat sigurisht, ndërsa këtu nuk i përdor askush përvec stafit. Më duket sikur njerëzit nuk kanë frikë nga Covid”, pohon një turiste.
Një tjetër thotë: “Vij nga Polonia. Është dita ime e parë këtu dhe më duket shumë mirë deri tani, hoteli është ndërtim i ri. Është hera e parë që vijmë, me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Shikojmë që të gjitha masat e sigurisë janë marrë dhe që njerëzit vërtetë kujdesen për këtë gjë, pra ndihem i sigurt”.

“Është hera e parë në Shqipëri. Kemi qenë në Greqi, Bullgari në Spanjë dhe ky është hoteli më i mirë nga të gjithë ata ku kemi qenë, prej çmimeve dhe çdo gjë tjetër. Mendoj që do të vijmë sërish, nëse Covid mbaron shpejt”, thotë një turist i tretë.

Fillimi i pandemisë në muajin mars goditi rëndë sektorin e turizmit duke anuluar plotësisht rezervimet e pranverës, por situata duket disi më optimiste të paktën për mesin e muajit korrik dhe për gushtin.

Fatos Çerenishta, administrator dhe aksioner i Fafa Resort, një prej më të mëdhenjve në vend thotë se “Kemi patur një marketing shumë të fortë nga agjencitë e Kosovës dhe ato nga Maqedonia të cilat kanë bërë të mundur që hotelet të funksionojnë në masën mbi 50%. Sigurisht që në krahasim me atë çfarë prisnim dhe atë çfarë kemi patur një vit më parë është shumë keq, pasi dy nga hotelet FAFA nuk janë hapur fare dhe për këtë kemi ulur numrin e punonjësve për të cilët jemi investuar në vite për t’i trajnuar si staf. Na vjen shumë keq, por shohim se edhe gushti do të kalojë me të njëjtin ritëm si muaji korrik. Presim pas datës 25 gusht të fluturojë për në Shqipëri në hotelet tona kompania Apollo e vendeve skandinave, e cila u bë viti i katërt që operon me hotelet shqiptare. Sigurisht që pas datës 25 i bie të vijnë çfarë ka mbetur nga sezoni, por sërish jemi të kënaqur që ata të mos e humbasin Shqipërinë si destinacion. Duhet thënë që edhe në këto ditë të vështira ku ministria e turizmit thotë të pushoni shqip, të parët që i janë përgjigjur kësaj thirrje janë shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut.”

LEXO EDHE:  Rritet bilanci i viktimave në Shqipëri/ Ndërron jetë një tjetër person nga Covid-19

Hotelierët thonë se ka qenë e nevojshmë mbështetja më konkrete dhe në mënyrë të veçantë për turizmin nga qeveria, për të mbajtur gjallë sektorin. Nëse vendi do të ishtë në kushtet e izolimit të plotë, turistët vendas nuk mund të konsiderohen potencialë për të plotësuar të gjitha strukturat akomoduese në zonë si edhe volumin e përvitshëm të rezervimeve.

“Nëse ne do të pretendonim që do të kishim vetëm turistë shqiptarë, prej ecurisë që po shohim për korrikun dhe gushtin, do të ishte më mirë që hotelet mos të ishin hapur fare. Unioni turistik shqiptar dhe unë personalisht i kemi kërkuar kryeministrit që të ofronim bonus për paketat turistike ashtu sic kanë bërë shumë vende europiane dhe të rajonit. Nëse paketa do të bënte 210 euro, 70 euro do të sponsorizohej nga qeveria dhe pjesa tjetër nga pushuesi shqiptar. Këto lekë nuk do të humbisnin pasi do të përktheheshin në imazh për qeverinë, në punësim më të madh dhe pushuesit shqiptar do të mësonin që investitorët kanë shpenzuar shumë për turizmin dhe do të kishin mundësi të shijonin këto investime”, thotë Çerenishta.

Pandemia, nuk frenoi vetëm konsumin dhe planet për pushime, por edhe investimet e reja në zonën e Golemit, një destinacion që është futur prej vitesh në listat e vizitorëve europianë.

“Pothuajse të gjithë hotelierët janë me kredi bankare dhe e kanë patur të pamundur, ose do ta kenë shumë të vështirë sivjet qoftë për të paguar edhe interesin, pasi puna ka qenë e pakët. Ata janë në investim e sipër, shumë punë i kanë lënë përgjysmë dhe mendoj se kjo do t’i frenojë investimet në fushën e turizmit.”

Hotelet janë detyruar të ulin çmimet si një mënyrë joshjeje për turistët. Nga ana tjetër, janë shtuar kostot e shërbimit duke filluar që nga shtimi i personelit, por edhe për masat mbrojtëse si higjenizuesit dhe produkte të tjera, që të garantojnë pushime të sigurta në kohë pandemie.

“Agjencitë, sigurisht që e kanë shumë të vështirë të shesin paketat në këtë kohë pandemie. Ne i kemi ulur deri në masën 30% çmimet e paketave në krahasim me një vit më parë. Sigurisht edhe për pushuesit që vijnë në mënyrë individuale kemi çmime më të ulëta, jo aq sa janë paketat për agjencitë, por 10-15% më pak,” pohon Çerenishta.

Krahasuar me një vit më parë numri i pushuesve ka pësuar rënie të ndjeshme, por duke mbetur shpresë plotë se nuk do të ketë një valë të dytë pandemie, sezoni parashikohet të zgjasë deri në muajin tetor me turistët nordikë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Raporti i BE/ Masat që u morrën nga vendet anëtare për krizën e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Raporti i publikuar nga Bashkimi Europian, Eurofound (2020), “Covid-19: Përgjigjet e politikave në të gjithë Europën” përmbledh masat e marra nga vendet anëtare të BE-së për krizën e krijuar nga pandemia.

Dokumenti analitik nënvizon se në përgjigje të situatës nga Covid-19 rreth një e dhjeta e iniciativave dhe politikave të zbatuara nga vendet e BE-së ishin për të siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të biznesit dhe marrjen e shërbimeve kryesore (11%), si dhe parandalimin e vështirësive sociale (9%). Pjesa më e madhe e këtyre iniciativave që synonin mbajtjen në këmbë të sipërmarrjes u zbatuan nëpërmjet dhënies të pagesave në formën e grandeve të pakthyeshme, kryesisht për të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla.

Dhënia e pagesës në formën e grandit ishte për t’u mundësuar vazhdimin e pagesave të kostove operative, si për qira, shërbime komunale, etj. Pas këtyre iniciativave, u zbatuan nismat e dhënies të ndihmës financiare, si: kredi për biznesin me norma të ulëta interesi përmes garancive bankare të mbështetura nga shteti, shtyrjen e pagesave për kontributet e sigurimeve shoqërore, taksat dhe pagesat e huasë.

Në mbrojtje të punësimit, vendet e Bashkimit Europian përqendruan 70% të masave mbrojtëse për angazhimin në punë me orar të shkurtuar. Një tipar tjetër domethënës i përgjigjes së politikave ndaj Covid-19 ka qenë shtrirja e masave në mbrojte të ardhurave për grupe që nuk janë mbuluar më parë ose janë mbuluar vetëm pjesërisht, siç janë të vetëpunësuarit, punëtorët me kontratë me orar të pjesshëm dhe punonjësit që ishin të detyruar të karantinoheshin.

“Pavarësisht miratimit të gjerë të masave të mbrojtjes së të ardhurave, shumë individë dhe familje pësuan ulje dramatike të tyre dhe në përpjekje për ta trajtuar këtë situatë, u prezantuan masa për shtyrjen e pagesave të qirave dhe kredive. Shpejtësia dhe natyra dramatike e fillimit të krizës nënkuptonte që iniciativat për të mbrojtur ose shtyrë pagesat e qirasë ose kredisë për shembull, janë bërë një rrugë shpëtimi për shumë familje, të ardhurat e të cilave ranë në mënyrë dramatike brenda ditës”, citohet në raport.

Një sondazh i zhvilluar në fillim të muajit prill nga Eurofound evidentoi situatën e zymtë të krijuar nga Covid-19. Nga rezultatet e sondazhit 38% e të anketuarve raportuan se gjendja e tyre financiare ishte përkeqësuar dhe 47% e tyre raportuan vështirësi në pagesa (një shifër që rritet deri në 87% duke përfshirë edhe të papunët).



Midis tyre, afër 30% e individëve kishin krijuar detyrimi të prapambetura nga faturat, 22% kishin detyrime të prapambetura nga qiratë dhe kredia, ndërsa një e pesta e të anketuarave kishin frikë për akomodimin për shkak të borxheve nga qiraja, edhe pse shumë masa u adresuan ndaj të pastrehëve dhe punonjësve me paga të ulëta.

LEXO EDHE:  Plagoset një 55-vjeçar në Portin e Durrësit

LEXO EDHE:  Rritet bilanci i viktimave në Shqipëri/ Ndërron jetë një tjetër person nga Covid-19

Një e katërta e politikave me masa për shtyrjen e qirasë dhe kredive, u përqendruan edhe të sektorët më të prekur të ekonomisë, si: turizmi, transporti, artet dhe argëtimi. Nisma të tilla synonin rritjen e likuiditetit të bizneseve dhe të fuqisë punëtore në mënyrë specifike për sektorin e shëndetësisë, ku kërkesa për këto shërbime u rrit ndjeshëm.

“Masat e mbështetjes e marrë nga shtetet anëtare synonin minimizimin e ndikimit të pandemisë te bizneset, të punësuarit dhe qytetarët. Nga vendet e BE-së, përveç masave për të mbështetur sistemet kombëtare të kujdesit shëndetësor dhe krijimin e programeve të koordinuara të kërkimit që kërkojnë trajtime efektive për Covid-19 dhe nxitjen e bashkëpunimit për zhvillimin e një vaksine, një paketë masash është miratuar në mbrojtje të vendeve të punës dhe bizneseve. Ato përfshinë lehtësimin e rregullave për përfitim të ndihmës shtetërore të BE-së dhe lejimin e fleksibilitetit në zbatimin e ligjeve fiskale nga qeveritë, me qëllim sigurimin e likuiditetit bizneset dhe ruajtjen e vendeve të punës.”

Për të zbutur pasojat e krizës nga Bashkimi Europian në fillim të prillit 2020 u miratua paketa e shpëtimit me vlerë 540 miliardë euro. Kjo paketë përfshinte edhe një Fond Garancie pan-europian të krijuar nga Banka Europiane e Investimeve, me vlerë 200 miliardë euro për financimin e kompanive të vogla dhe të mesme dhe krijimin e një fondi të ri deri në 100 miliardë euro për të mbështetur shtetet anëtare që zbatojnë skema për të punuar me orar të shkurtuar në përpjekje për të mbrojtur vendet e punës.

Për të zbutur rreziqet e papunësisë, në rast urgjence, më 19 maj u miratua një tjetër masë, e njohur si mbështetje “e sigurt” për financimin me hua me kushte të favorshme për vendet e BE-së që po përballen me një rritje “të papritur dhe të ashpër” të shpenzimeve për skema të tilla.

Gjithashtu u miratuan masa specifike në mbështetje të sektorëve të caktuar, siç ishte turizmi që u godit më tepër nga pandemia. Më 27 maj 2020, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen njoftoi planet për të marrë hua 750 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e rimëkëmbjes në BE./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Depresioni pandemik/ Pse ekonomia globale nuk do të jetë më kurrë e njëjta

Publikuar

-

Nga

Nga Carmen Reinhart & Vincent Reinhart “Foreign Affairs”

* Pandemia e Covid-19 paraqet një kërcënim një herë në një gjeneratë për popullsinë botërore. Edhe pse ky nuk është shpërthimi i parë epidemik i një sëmundjes që përhapet në të gjithë globin, ai është e pari me të cilën qeveritë janë përballur kaq ashpër.

Përpjekjet për zbutjen  e pandemisë- përfshirë karantinat dhe ndalimet e udhëtimeve -kanë tentuar të ngadalësojnë shkallën e infeksioneve, për të ruajtur burimet mjekësore të disponueshme. Për të financuar këto dhe masa të tjera të shëndetit publik, qeveritë në të gjithë botën kanë miratuar paketa ndihmëse në një shkallë të paparë më herët.

Edhe pse u quajt një “krizë globale financiare”, rënia që nisi në vitin 2008 ishte kryesisht një krizë bankare në 11 ekonomi të përparuara. Të mbështetura nga një rritje dyshifrore në Kinë, çmimet e larta të mallrave dhe bilancet e dobëta, tregjet në zhvillim u treguan mjaft elastike ndaj trazirave të krizës së fundit globale.

Ndërkohë, ngadalësimi aktual ekonomik është i ndryshëm. Natyra e përbashkët e krizës aktuale – koronavirusi i ri nuk i “respekton” kufijtë kombëtarë – e ka futur një pjesë më të madhe të komunitetit global në recesion, më shumë sesa në çdo kohë tjetër që nga Depresioni i Madh.

Për pasojë, edhe rimëkëmbja nuk do të jetë aq e fortë apo e shpejtë sa rënia. Dhe tek e fundit, politikat fiskale dhe monetare të përdorura për të luftuar tkurrjen do të zbusin në vend se të eleminojnë humbjet ekonomike,

Pandemia ka krijuar një tkurrje masive ekonomike,  e cila do të pasohet nga një krizë financiare në shumë pjesë të globit, pasi huatë e korporatave me ecuri të dobët grumbullohen së bashku me falimentimet. Edhe preferenca ndaj sovranitetit kombëtar përballë globalizmit ka të ngjarë të rritet.

Në analizën e saj më të fundit, Banka Botërore parashikoi që ekonomia globale do të bjerë këtë vit me 5.2 për qind. Byroja Amerikane e Statistikave të Punës, publikoi kohët e fundit shifrat më të këqija mujore të papunësisë në 72 vitet për të cilat agjencia ka të dhëna. Shumica e analizave parashikojnë që shkalla e papunësisë në SHBA do të mbetet afër një norme dyshifrore deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ndërkohë, Banka e Anglisë ka paralajmëruar se këtë vit Britania e Madhe do të përballet me rënien e saj më të madhe në prodhim që nga viti 1706.

Kjo situatë është aq e rëndë sa meriton të quhet një “depresion” – një depresion pandemik. Mjerisht, kujtesa e Depresionit të Madh i ka penguar ekonomistët dhe të tjerët ta përdorin atë fjalë, pasi rënia e viteve 1930 nuk mendohej se ka gjasa të përsëritet. Por shekujt XIX dhe fillimi i shekullit XX, ishin të mbushura me depresione ekonomike.

Epidemiologët e konsiderojnë të ri koronavirusin që shkakton Covid-19. Ndaj përhapja e tij ka shkaktuar reagime të reja nga aktorët publikë dhe privatë. Duke supozuar se nuk do të ketë valë të dyta ose të treta të llojit që u panë gjatë pandemisë së i Spanjoll të viteve 1918-1919, kjo pandemi do të ndjekë një kurbë infektimesh në formë V-je të përmbysur, një kurbë vdekjesh në rritje dhe më pas në rënie.

Por edhe nëse do të ndodhë ky skenar, Covid-19 ka të ngjarë të mbetet i pranishëm në disa vende të botës. Në këtë krizë, problemet ekonomike e “ndjekin” nga afër sëmundjen. Ky sulm i dyfishtë, ka lënë një shenjë të fortë negative në aktivitetin ekonomik global.



Disa ekonomi të rëndësishme tani janë duke u rihapur, një fakt që pasqyrohet në përmirësimin e kushteve të biznesit në Azi dhe Evropë, dhe në një kthesë në tregun e punës në SHBA. Por kjo nuk duhet të ngatërrohet me një rikuperim. Në të gjitha krizat më të këqija financiare që nga mesi i shekullit XIX, u deshën mesatarisht 8 vjet që PBB-ja për frymë të kthehej në nivelin e para krizës.

LEXO EDHE:  Grida Duma vjedh posterin e Sarkozy

LEXO EDHE:  OFL ndalet në Tiranë dhe Durrës/ Ultimatum "të fortëve të radhës"

Me nivelet historike të stimujve fiskalë dhe monetarë, mund të pritet që Shtetet e Bashkuara të ecin më mirë. Por shumica e vendeve nuk kanë kapacitet për të kompensuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga Covid-19. Ndonëse çdo lloj parashikimi në këtë mjedis shoqërohet nga pasiguria, ka 3 arsye pse rruga e rimëkëmbjes nga kjo krizë do të jetë e gjatë.

Së pari janë eksportet. Për shkak të mbylljes së kufijve dhe masave bllokuese, kërkesa globale për mallra është tkurrur, duke goditur rëndë ekonomitë e varura nga eksportet. Edhe para pandemisë, shumë eksportues po përballeshin me presione të forta. Në rënie nuk është vetëm vëllimi i tregtisë por edhe çmimet e shumë eksporteve.

Dhe kjo nuk është askund më e dukshme sesa në tregun e naftës. Ngadalësimi ka shkaktuar një rënie të madhe të kërkesës për energji, duke e përçarë koalicionin e brishtë të njohur si OPEC+, i përbërë nga anëtarët e OPEC , Rusia dhe prodhuesit e tjerë aleatë, që mbajtën çmimet e naftës nga 45-70 dollarë për fuçi për pjesën më të madhe të tre viteve të kaluara.

Treguesi i dytë që parathotë një rimëkëmbje të gjatë dhe të ngadaltë është papunësia. Shumë nga bizneset e mbyllura nuk do të rihapen. Pronarëve të tyre do t’u kenë mbaruar kursimet, dhe mund të zgjedhin një qasje më të kujdesshëm në lidhje me sipërmarrjet e ardhshme.

Për më tepër, disa punëtorë të pushuar nga puna do të dalin përgjithmonë nga fuqia punëtore. Të tjerët do të humbasin aftësitë dhe do të humbin mundësitë e zhvillimit profesional gjatë periudhës së gjatë të papunësisë, duke i bërë ato më pak tërheqës për punëdhënësit e mundshëm.

Tipari i tretë i spikatur i kësaj krize është se ajo është shumë regresive brenda vendeve dhe midis vende. Zhvendosjet e vazhdueshme ekonomike, po ndikojnë negativisht shumë më tepër tek njerëzit me të ardhura më të ulëta. Këta nuk kanë zakonisht aftësinë për të punuar në distancë apo burime kur nuk punojnë.

Për shembull në Shtetet e Bashkuara, gati gjysma e të gjithë punëtorëve janë të punësuar në biznese të vogla, kryesisht në industrinë e shërbimeve, ku pagat janë të ulëta. Këto ndërmarrje të vogla mund të jenë më të rrezikuara nga falimentimi, veçanërisht pasi efektet e pandemisë në sjelljen e konsumatorit mund të zgjasin shumë më gjatë sesa bllokimet e detyrueshme.

Nga ana tjetër natyra regresive e pandemisë mund të amplifikohet gjithashtu nga një rritje globale e çmimit të ushqimit, pasi sëmundjet dhe masat bllokuese po ndërpresin zinxhirët e furnizimit dhe modelet e emigracionit për punët e bujqësisë. OKB ka paralajmëruar së fundmi se bota po përballet me krizën më të rëndë ushqimore në 50 vjet.

Marrë me shkurtime-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Mbarimi i TAP dhe kriza e Covid-19/ Investimet e huaja bien me 17% 

Publikuar

-

Nga

Mbarimi i TAP dhe kriza e Covid-19/ Investimet e huaja bien me 17% 

Investimet e huaja shënuan rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e përfundimit të projektit TAP, por edhe krizës së shkaktuar nga Covid-19, që paralizoi ekonominë në tremujorin e dytë.

Gjithsesi, tkurrja ka qenë e moderuar, me rreth 17% në krahasim me janar-qershor 2019.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte ishin 454 mln euro në gjashtëmujorin e parë, nga niveli i lartë rekord prej 546 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e dytë, investimet e huaja ishin 221 milionë euro, me një tkurrje prej 11% me bazë vjetore.

Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi   i investimeve   të   huaja   direkte në   formën   e   zgjerimit   të   kapitalit,   vijon   i përqendruar në sektorin e energjitikës (në masën 38%), të ndërmjetësimit financiar (në masën 21%) dhe telekomunikacionit (në masën 11%). Rënia vërehet e përqendruar në ecurinë e sektorit të hidrokarbureve.

Gjatë tremujorit të dytë, Bankers Petroleum, që është investitori më i madh në fushën e hidrokarbureve ndërpreu prodhimin për herë të parë për disa javë, si rrjedhojë e rënies së kërkesës nga situata e krijuar nga Covid-19. Kompania ka raportuar se nga qershori i është rikthyer sërish normalitetit.



TAP drejt përfundimit

LEXO EDHE:  Policia e Durrësit gjobit Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Policia e Durrësit gjobit Lulzim Bashën

Gazsjellësi TAP, i cili do të transmetojë gaz nëpërmjet Shqipërisë nga fushat Shah Deniz në Azerbajxhan në tregjet e Europës ka përfunduar 97 për qind të punimeve, bëjnë te ditur burimet zyrtare nga kompania.

Burimet zyrtare nga projekti sqarojnë se, realizimi 97 për qind i punimeve përfshin të gjithë fushën e inxhinierisë, prokurimeve si dhe ecurinë sipas 12 hapave të ndërtimit të tubacionit në pjesën tokësore, ndërtimin e impianteve mbi sipërfaqe (stacionet e valvulave të bllokimit, stacionet e kompresorëve dhe terminalin pritës të gazsjellësit) si dhe ndërtimin e instalimin e pjesës detare të gazsjellësit.

TAP ishte investimi më i madh që ka pasur ndonjëherë vendi, me një vlerë prej 1.5 miliardë eurosh. Punimet për ndërtimin e tij i dhanë një hov investimeve të huaja direkte gjatë viteve të fundit. Por, pas përfundimit të projektit, efekti i këtij investimi në ekonominë e vendit pritet të jetë minimal, pasi vendi nuk ka një infrastrukturë për shfrytëzimin e gazit. Projekti parashikon dy dalje në Shqipëri, ndërsa ka dhe plane afatgjata për ndërtimin e rrjeteve të transmetimit në zonën qendrore të vendit dhe lidhjet me rajonin, që janë ende në fazën e studimeve të fisibilitetit./ Monitor

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: