Connect with Us

Rusia i vendos çmimin vaksinës anti-Covid

Bota

Rusia i vendos çmimin vaksinës anti-Covid

Publikuar

-

Autorizohet testimi i vaksinës antiCOVID-19 e “Johnson & Johnson”

Rusia do të hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në botë. Kreu i bordit drejtues të firmës farmaceutike ruse R-Farm që do të prodhojë vaksinën e zhvilluar nga instituti shtetëror, Gamalei tregoi në një intervistë për mediat ruse edhe çmimin e pritshëm të eksportit për një dozë.

“Me shumë gjasa, dozat do të shiten jo më pak se 10 dollarë. Seritë e para të dozave do të jenë më të shtrenjta, por çmimi i vaksinës do të bjerë gradualisht me masivizimin e prodhimit industrial të saj”, tha Aleksei Repik, drejtues i firmës farmaceutike, R-Pharm

LEXO EDHE:  Mjekja në Australi tregon mësimet që nxorën nga Covid-19/ Zhvillimet për vaksinën  

Në tregun botëror ka që tani kërkesë për vaksinën ruse, ende pa u hedhur në prodhim për tregun vendas. Autoritetet ruse thonë se nga vendet e Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe Azisë janë kërkuar 1 miliardë doza, teksa kapacitetet prodhuese aktualisht garantojnë vetëm gjysmën.

Ministri rus i Shëndetësisë Mihail Murashko hodhi poshtë skepticizmin e vendeve perëndimore për këtë vaksinë. Ai i quajti kritikat si spekulime për çështje konkurrence. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Katër viktima në 24 orë/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Katër viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Bie numri i infektimeve nga  koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se kanë humbur jetën katër pacientë të infektuar, si dhe janë regjistruar 55 raste të reja.



Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“Edhe këtë herë ia hodha paq”/ Silvio Berluskoni fiton betejën me Covid

Publikuar

-

Nga

“Edhe këtë herë ia hodha paq”/ Silvio Berluskoni fiton betejën me Covid

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka lënë spitalin pasi qendroi 11 ditë i shtruar për shka të koronavirusit. Ai ka deklaruar se kjo ishte prova më e vështirë e jetës së tij.

“Edhe këtë herë ia hodha paq. Mbështetja që kam pasur këto ditë rreth meje më bëri të kaloja momentet e mia më të vështira”, ka thënë Berlusconi duke i bërë të gjithëve një apel për të mos nënvlerësuar rreziqet e këtij virusi të tmerrshëm.



Kujtojmë se ish-kryeministri u shtrua në spital dy ditë pasi doli pozitiv, më 3 shtator./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Mbi 300.000 të infektuar në 24 orë/ OBSH: Shmangni edhe prekjen me bërryla

Publikuar

-

Nga

Mbi 300.000 të infektuar në 24 orë/  OBSH: Shmangni edhe prekjen me bërryla

Në 24 orët e fundit është shënuar një record i ri lidhur me rastet me covid-19. Gjithsej janë regjistruar 307.930 raste të reja në botë, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë.

Sipas të dhënave të OBSH-së të vdekurit në 24 janë 5,500 duke shkuar në total 924,127 persona.



Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh me anë të një mesazhi në rrjetet sociale se tashmë njerëzit nuk duhet të takohen me njeri-tjetrin as me bërryl pasi ajo nuk ruan distancën për të shmangur ngjitjen e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Mjekja shqiptare në Gjermani: Po testojmë vaksinën, mund të jetë gati brenda 4 muajve

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas vendimit të Erdoganit për Kishën e "Shën Sofisë"

“Kur përshëndetni njerëzit, është më mirë të shmangni edhe prekjen me njëri-tjetrit me bërryla sepse kjo nuk ruan distancat. Mua më pëlqen të vendos një dorë në zemër për të përshëndetur njerëzit në këto ditë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus./CNA.al

LEXO TE PLOTE