Connect with Us

Rimëkëmbje e vakët e ekonomisë pas hapjes/ Deri kur do e mbajë nën presion pandemia rikuperimin

Politikë

Rimëkëmbje e vakët e ekonomisë pas hapjes/ Deri kur do e mbajë nën presion pandemia rikuperimin

Publikuar

-

Kriza ekonomike në Shqipëri dhe sfidat në vazhdim/ Flasin ekspertët e ekonomisë

Rimëkëmbja e ekonomike e vendit pas heqjes së masave bllokuese qe shkaktoi pandemia Covid-19 po rezulton e vakët teksa pasojat negative ishin të shpejta dhe të forta, analizoi Banka e Shqipërisë në raportin e Politikë s Monetare për 3-mujorin e tretë të viti.

Banka e Shqipërisë parashikon një tkurrje të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020. Rënia e aktivitetit ekonomik pritet të kulmojë në tremujorin e dytë të vitit, e shkaktuar nga mbyllja e aktiviteteve ekonomike jothelbësore dhe rënia e të ardhurave të familjeve dhe bizneseve.

Lehtësimi i masave për kufizimin e përhapjes së pandemisë do t’i hapë rrugë rimëkëmbjes së ekonomisë, ndonëse rritja ekonomike pritet të vijojë të mbetet në territor negativ edhe në dy tremujorët e fundit të vitit.

Rritja e pasigurisë për perspektivën e punësimit dhe kërkesës, të ardhurat në rënie, dhe zbatimi në vazhdim i masave për distancim social dhe i protokolleve të shëndetit, do të vijojnë të kushtëzojnë konsumin dhe investimet private. Po ashtu, natyra globale e kësaj goditjeje nënkupton një ecuri të dobët të eksporteve tona.

Banka analizon se aktiviteti ekonomik pritet të rikuperohet gradualisht gjatë viteve në vijim dhe inflacioni të kthehet në objektiv brenda vitit 2022. Rritja ekonomike pritet të mbështetet nga stimujt fiskalë dhe monetarë të ofruar, nga reduktimi i pasigurisë, nga rindërtimi i objekteve të dëmtuara nga tërmeti dhe nga rifillimi i aktivitetit ekonomik global.

Ekonomia shqiptare është tkurrur në muajt e parë të vitit, e goditur nga tërmeti në fund të vitit 2019 dhe përhapja e pandemisë në muajin mars. Pas rënies me 0.1% në fund të vitit të shkuar, prodhimi i brendshëm bruto ra me 2.5% në tremujorin e parë të vitit 2020.

LEXO EDHE:  Fauci i pakënaqur me trajtimin e pandemisë në vend

Banka analizon se rënia ekonomike u diktua kryesisht nga tkurrja e aktivitetit ndërtues dhe e investimeve. Treguesit e tregut të punës për tremujorin e parë reflektuan vetëm pjesërisht ndikimin e Covid-19, duke qenë se masat për kufizimin e përhapjes së pandemisë prekën më pak se një të tretën e tremujorit.

Shkalla e papunësisë u rrit lehtë nga 11.2% në fund të vitit të shkuar, në 11.4% në tremujorin e parë. Treguesit e disponuar ekonomikë gjatë muajve mars e prill kanë shënuar rënie të paprecedentë, duke ilustruar efektet negative të kësaj krize në ekonominë tonë.

Në veçanti, rënia e treguesve të besimit sinjalizon për një tkurrje të prodhimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, por me një efekt më të lartë nga sektori i shërbimeve, në tremujorin e dytë. Ndonëse disa prej këtyre treguesve janë stabilizuar me lehtësimin gradual të masave të distancimit social, përmirësimi ka qenë i vakët në krahasim me shpejtësinë e rënies së tyre gjatë muajve të mëparshëm. inflacioni ka ardhur në rritje në tremujorin e dytë.

Inflacioni mesatar i tremujorit të dytë rezultoi në nivelin 1.9% nga 1.6% në tremujorin paraardhës. Rritja e tij i atribuohet më së shumti rritjes së çmimeve të ushqimeve, të cilat zënë rreth 41% të shportës së konsumit. Faktorët që kanë ndikuar në këtë ecuri janë vështirësitë në zinxhirin e tregtimit, për shkak të kufizimit të lëvizjeve, dhe rritja e çmimeve të ushqimeve në tregjet partnere. Me lehtësimin e masave të kujdesit, presionet rënëse nga ana e kërkesës pritet të bëhen më evidente./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Rama përplaset me biznesin e huaj/ Basha: Situata tregon krizën e biznesit

LEXO EDHE:  “Shqipërinë e fali pandemia, po e merr në qafë paniku”/ Mjeku kërkon lehtësim masash për COVID 19

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Fauci i pakënaqur me trajtimin e pandemisë në vend

LEXO EDHE:  Fauci i pakënaqur me trajtimin e pandemisë në vend

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE