Connect with Us

Punimet në stadiumin e ri të Kukësit me rritëm të ulët, Safet Gjici zbulon ngërçin: Kemi hallin e…

Sport

Punimet në stadiumin e ri të Kukësit me rritëm të ulët, Safet Gjici zbulon ngërçin: Kemi hallin e…

Publikuar

-

Në një prononcim të fundit, presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, hodhi dritë në lidhje me punimet në stadiumin e ri që po ndërkohët në qytetin verilindor, teksa zbuloi disa detaje tepër të rëndësishme. Në deklaratën e tij, Gjici nuk nguroi të fliste edhe në lidhje me përballjen ndaj Slavias së Sofias, e vlefshme për Ligën e Europës, që do të zhvillohet në “Air Albania”, duke u shprehur:

“Punimet në stadiumin e ri po vazhdojnë. Edhe në krahun perëndimor janë bërë kollonat. Thjesht ka një ngërç me projektin, se ne kemi kërkuar që mbas shkallëve të bëhet edhe hoteli për sportistët. Është një rregullim projekti dhe besoj është një punë që mbaron shpejt. Kemi hallin e fondeve. Federata akoma nuk i ka lëvruar fondet. Ka dhënë pjesën e vetë qeveria, por FSHF ka disa procedura me UEFA-n kur i vijnë fondet në shtator.

Kompania nuk është se po pret këto fondet, kompania po punon. Kemi kërkuar që ekipi të ketë hotelin e vetë në Kukës dhe mos shpërndahet nëpër qytet. Jemi në bisedime dhe i kam dërguar një email kryeministrit për fondet që kompania pret të marrë. Duhet të ndërhyjë qeveria edhe te FSHF. Duhen shpronësuar edhe të gjitha banesat që do të preken nga ky projekt. Gjithë këto procedura duan kohë. Firma e ka të përcaktuar në kontratë kur do ta mbarojë stadiumin. Brenda këtij muaji mbaron edhe pjesa perëndimore. Fushën, dritat, stolat, i ka federata për t’i bërë. Janë porositur. Sa të mbarojë ana ndërtimore fillojnë punimet e tjera.

Skuadra dhe ndeshja ndaj Slavias – Ekipi po stërvitet 2 herë në ditë. Kushtet i kanë shumë të mira. Unë besoj që po përgatitemi mirë. Janë shtuar edhe disa lojtarë të rinj. Ekipi është gati, natyrisht që nuk ka marrë shumë lojtarë në Tropojë. Këto të rinjtë që nuk janë pjesë e formacionit nuk i ka marrë. Ka marrë lojtarët që do t’i shërbejnë për ndeshjen e parë ndaj Slavias së Sofias.

Slavia ka lojtarë vendas, vetëm 1 me origjinë greke është, të tjerët i ka të gjithë bullgarë. Është ekip i fortë, favori jonë që luajnë në Tiranë. Po e studiojnë mirë. Shanset janë për ta kaluar. Se sa do jenë në gjendje do ta shikojmë në fushë. Kemi shanse për ta kaluar, kemi mundësi të përgatitemi më shumë. Lojtarët e rinj duhet të lidhen me ekipin, kam shpresë dhe bindje që do ta kalojmë këtë turn. Gjithçka varet nga stafi teknik dhe lojtarët. Është një ekip shumë i fortë, por me lojtarët që kemi themi se i kemi shanset për ta kaluar”, u shpreh Gjici.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E turpshme/ “Kosova është Serbi”, shikoni si pritet Crvena Zvezda në Qipro

Publikuar

-

Nga

Crvena Zvezda do të luajë ditën e sotme ndaj qipriotëve të Omonia, në ndeshjen e vlefshme për raundin kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë lojtarët e Zvezdës janë surprizuar, teksa sapo kanë mbërritur në Qipro, janë pritur nga tifozët e APOEL Nikozia, që pak ditë më parë eliminoi në Ligën e Europës Gjilanin.

Tifozët qipriotë kanë kënduar në kor, “Kosova është Serbi”. Një gjest i turpshëm ky nga tifozët e APOEL-it, duke u përfshirë edhe njëherë në çështjet politike. Kujtojmë se Qipro është nga të paktat shtete që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Përballja ndaj Kukësit, trajneri i Volfsburg befason me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Kukësi do të përballet në ditën e nesërme kundër Wolfsburgut. Para këtij takimi ka folur edhe trajneri i ekipit të Bundesligës, Oliver Glasner.

Ky i fundit vendosi theksin te objektivi që ka skuadra për të mbërritur në fazën e grupeve në Europa League. Ndërkohë për ta realizuar qëllimin duhet të mundet fillimisht Kukësi. Në konferencën për shtyp përpara këtij takimi, Glasner u shpreh:

“Ne e pamë ndeshjen e parë të Kukësit ndaj Slavias. Duke parë se fillimi i sezonit në Shqipëri është shtyrë kemi pasur kohë të mjaftueshme që ta studiojmë kundërshtarin



Shikoj si të rëndësishme që performanca jonë të jetë e përshtatshme ndaj Kukësit. Nëse po, atëherë e kalojmë raundin. Na duhen mundësi më të mira për të shpërthyer nesër në krahasim me ndeshjen e Kupës që zhvilluam. Gjithçka duket mirë, por duhet të kemi më shumë ritëm.

Duam të luajmë në Europë dhe të kapim fazën e grupeve. Prandaj duhet të shkojmë ndaj Kukësit me qendrimin e duhur”, tha Glasner.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klubi i Premier Ligës i surprizon të gjithë, arrin akordin me futbollistin e Realit

Publikuar

-

Nga

Mançester Junajtid u duk se ishte shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Realin për Regiulon, por duket se ndërhyrja “blic” e Totenhem e ka nxjerrë jashtë lojë klubin e “Djajve të Kuq”. Londinezët kanë arritur të hyjnë në mes dhe të marrin Regiulon.

Gazetari i njohur, Fabricio Romano raporton se Totenhem ka gjetur akordin me Realin dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i yllit të “Los Blancos”. Operacioni i mbrojtësit të majtë arrin 30 milionë eurot, me Regiulon, që ka gjetur gjithashtu dakordësinë me klubin për kontratën.



Mbetet të shihet nëse Real Madrid ka arritur të përfshijë klauzolën e të drejtës së riblerjes, e cila ishte edhe ngërçi prej disa ditësh mes tyre dhe Mançester Junajtid. Totenhem duket se ka qenë më i hapur në tratativa dhe ka mundur të marrë mbrojtësin e talentuar spanjoll, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te Sevija dhe tregoi një nivel shumë të lartë.

LEXO TE PLOTE