Connect with Us

Plas sherri mes dy grave në Fier/ Njëra përfundon në spital, tjetrës i vihen prangat

Kronika

Plas sherri mes dy grave në Fier/ Njëra përfundon në spital, tjetrës i vihen prangat

Publikuar

-

Plas sherri mes dy grave në Fier/ Njëra përfundon në spital, tjetrës i vihen prangat

Një sherr mes dy grave ka ndodhur sot në Fier, ku njëra ka përfunduar në spital me plagë të rëndë, ndërsa tjetra është arrestuar nga Policia.

Mësohet se pas një sherri për motive të dobëta 46-vjeçarja me inicialet F.N ka qëlluar me gurë në kokë shtetasen D.K, e cila është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasen F. N., 46 vjeçe, banuese në Hasturkas, Fier, pasi në fshatin Hasturkas, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (gurë), shtetasen D. K., 56 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Publikuar

-

Nga

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy vajzave mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas asaj që raporton ABC news, mësohet se Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit.



Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Janë identifikuar dy vajzat që humbën jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin tragjik në autostradën Elbasan-Tiranë.

Viktimat janë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Burime policore  nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti  me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra bashkë me Nevina Garunja që ndodhen në spital.



Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja që humbën jetën ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një ‘Benz’.

LEXO EDHE:  Përplasje me armë zjarri/ Plagoset një person

LEXO EDHE:  Dhunuan të dënuarin/ Procedohen katër gardianë të burgut të Fierit

Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele është Behar Pema i cili tashmë është vëne në prangat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, është vënë në prangat e policisë.

Mësohet se ai është shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, në gjendje të dehur.



Sipas testit të alkoolit rezultoi  në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

LEXO EDHE:  Përplasje me armë zjarri/ Plagoset një person

LEXO EDHE:  Çfarë duhet të dini për ngjyrën kafe të menstruacioneve

Ishte pikërisht 58-vjeçari që përplasi nga pas makinën tip ” Volkswagen’ , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE