Connect with Us

Muçi dhe Avdijaj bëjnë “ligjin”, Tirana shkëlqen në miqësoren ndaj Pogradecit

Sport

Muçi dhe Avdijaj bëjnë “ligjin”, Tirana shkëlqen në miqësoren ndaj Pogradecit

Publikuar

-

Tirana zhvilloi ditën e sotme një test miqësor me Pogradecin e Kategorisë së Parë, në prag të përballjes së Ligës së Kampionëve ndaj Dinamo Tbilis, që do të zhvillohet në 19 gusht në Gjeorgji.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 3-0. Muçi dhe Avdijaj ishin autoret e golave me kampionët në fuqi të Superiores, duke konfirmuar kështu formën e mirë të repartit ofensiv. Talenti bardheblu realizoi dopietë në minutat 34 dhe 44, ndërkohë që sulmuesi i afruar në merkaton e verës, Albion Avdijaj, vulosi sfidën me golin e tij në minutën e 70-të.

Kujtojmë që kryeqytetasit prej disa ditësh ndodhen në qytetin e Pogradecit, ku po zhvillojnë minifazën përgatitore.

FT: POGRADECI – TIRANA 0-3

GOLAT: Muçi 33′, 44′, Avdijaj 70′

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Plas grushti në kampionatin francez, Nejmarin me shokë nuk i mbajnë nervat! 5 futbollistë marrin karton të kuq

Publikuar

-

Nga

Një situatë e paprecedentë u regjistrua në fundin e sfidës mes PSG-së dhe Marsejës që përfundoi me triumfin e skuadrës së Viash Boash me rezultatin 0-1.

Lojtarët e të dyja skuadrave u përleshën me njëri-tjetrin më mesfushë, teksa gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq plot 5 futbollistë, bëhet fjalë për Kurava, Paredes dhe Nejmar nga radhët e PSG-së si dhe Amavi dhe Benedeto nga skuadra e Marsejës.

Një situatë me të vërtetë e turpshme, kur bëhet fjalë për një kampionat elitar si ai francez, ku protagoniste janë 2 skuadra me tepër si PSG dhe Marsejë. E pafalshme!



LEXO TE PLOTE

Sport

E çuditshme/ Liga anulon takimin me Fidel Yllin: Libohova ishte pa qejf, nuk dinte vendimet që morën

Publikuar

-

Nga

Liga e Futbollit nuk pranon që të diuskutojë me Fidel Yllin, të ngarkuarin nga shteti shqiptar për të diskutuar detajet për bojkotin e Kategorisë Superiore. Me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale drejtuar deputetit të PS, organizata e krijuar nga klubet e elitës në Shqiëpri, ka anulluar takimin që ishte parashikuar të zhvillohej mes tij dhe sekretarit të Ligës, Dritan Kadia. Postimi që citon pikërisht këtë të fundit, shpjegon se presidenti Edvin Libohova nuk kishte qenë në dijeni të vendimeve në mbledhjen e fundit të klubeve, një situatë me të vërtetë absurde.

POSTIMI

I nderuar zoti Fidel,

Më duhet t-ju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qejf dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.



Duke ju falenderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.

Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.

Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.

Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Plas në studion e “Rubrikës Sportive”, Koço Kokëdhima shpërthen ndaj Prodanit: Njeri i turpshëm

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka shpërthyer në studio, pas deklaratës së Eduart Prodanit, i cili në një lidhje live në “Skype” për emisionin “Rubrika Sportive”, u shpreh se bojkoti është një lëvizje me karakter politik dhe i ekzagjeruar.

 

“Këta janë njerëz të turpshëm. Si mund të flasë ai në emrin tim. Si mund të thotë ai gjërat që bëj unë. Ai do t’i certifikojë motivet e mia? Edhe motivat tona. Çfarë partiake? Çfarë elektorale? Çfarë thotë ai? Që po e bëjmë për llogari të palës tjetër që do të vijë në zgjedhje? Kaq qesharakë janë këta mo? Janë të turpshëm! Çfarë të drejte ke, të bësh thashethemet e lagjes”, reagoi Kokëdhima i irrituar.



 

LEXO TE PLOTE