LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liban, thirrje për formimin sa më parë të qeverisë

13 Gusht 2020, 15:30, Kosova & Bota CNA
Liban, thirrje për formimin sa më parë të qeverisë

Në Liban, kryetari i parlamentit bëri thirrje sot (të enjten) për formimin e shpejtë të një qeverie të re pas shpërthimit katastrofik të javës së kaluar që shkaktoi vdekjen e 172 njerëzve dhe e detyroi kabinetin të japë dorëheqjen.

Forca të shumta të sigurisë ishin vendosur sot në kryeqytetin Bejrutit, për të ndaluar protestuesit të shkonin në një qendër konferencash ku ishin mbledhur deputetët e parlamentit. Shumë libanezë janë të revoltuar me klasën e vjetër politike që ata e fajësojnë për shpërthimin, duke i akuzuar ata për korrupsionin e përhapur, keqmenaxhim të ekonomisë dhe neglizhencë.

Ambasada e SHBA njoftoi se diplomati i lartë amerikan David Hale pritet të shkojë sot në Bejrut për të theksuar nevojën urgjente të reformave financiare dhe çrrënjosjen e sistemit të rryshfeteve, mes mesazheve të tjera.

Shpërthimi i 4 gushtit në një depo me materiale të shumta eksplozive në portin e Bejrutit veç të vrarëve plagosi rreth 6,000 vetë, la 300,000 të pa strehë dhe shkatërroi pjesë të tëra të qytetit, tashmë në krizë të thellë financiare./ VOA

Lajmet e fundit nga