LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajmi i fundit/ Ylli Ndroqi rrezikon mbytjen në Jalë

13 Gusht 2020, 11:23, Satire Politike CNA
Lajmi i fundit/ Ylli Ndroqi rrezikon mbytjen në Jalë

Manjati i mediave Ylli Ndroqi raportohet se ka pasur një situatë të pakëndshme në ujrat e gjirit të Jalës ditën e sotme.

Burime mediatike shkruajnë se Ndroqi ndodhej në thellësi kur ka kërkuar ndihmë me britma. Ka qenë ndërhyrja e dy shoqëruesve të tij që i qëndrojnë nga pas 24 orë, të cilët kanë bërë të mundur që Ylli Ndroqi me emër themeli Xhemail Pasmaçiu, të kalojë pa problem.

Nuk dihet pse ka ndodhur kjo situatë e pakëndshme dhe pse Yllit i mungonte dysheku i tij, apo pse harroi që kishte shoqëruesit pranë. Lajmi i mirë është që Ylli ndodhet tek priveja e një prej plazheve të Jalës ku dy roje me kobure në brez janë gati t?i japin edhe frymëmarrje në rast se ka nevojë.

Ngjarja e pakëndshme ka shqetësuar dhjetëra pushues të cilët në momentet e para i kapi frika e paniku pasi nuk e njihnin trimin Pasmaçi, i cili ka një të shkuar me trafik droge dhe njohje me element terroristë.

Fatmirësisht gjendja shëndetësore e zotit Xhemail është shumë e mirë dhe pa problem./CNA.al

UPDATE:

Pas publikimit të lajmit në cna.al kanë reaguar avokatët e zotit Ndroqi të cilët kanë konfirmuar se ai ndodhej në Jalë, por nuk kishte pasur asnjë problem në det dhe nuk ishte rrezikuar.

Mesa duket burimi ynë në tumën e madhe të njerzve mund të ketë ngatërruar zotin Ndroqi me ndonjë person tjetër. I kërkojmë ndjesë për shqetësimin Ylli Ndroqit apo Xhemail Pasmaçiut.

 

Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Zbulohet lidhja e Ylli Ndroqit me bosin turk të drogës!/ Turgut i skeduar për terrorizëm, u lirua me firmën e Gjin Gjonit

Lajmet e fundit nga