Aktualitet
Kush dhe pse ja hoqi titullin konsull nderi intelektualit mediatik Ylli Ndroqi?!

Kohët e fundit kemi lexuar shumë reagime nga personazhe publike, jo publike, shërbëtorë të Yllit apo edhe njërëz afër dhe larg tij, se po bëhet një fushatë linçuese ndaj një pronari mediash apo kolegu siç e quajnë disa rëndom.
Në fakt nuk ka asnjë fushatë linçuese ndaj Ylli Ndroqit, kjo pasi CNA.al ka publikuar dosjen e tij më shumë se 3 vite më parë, me fakte dhe prova konkrete. Në atë kohë, Ylli që mohonte historitë e tij të drogës dhe gjeneralitetet e ndryshuara, pasi luftoi me gjyqtarë të kapur, çoi edhe kërcënime drejt redaksisë dhe drejtuesve të CNA.al, kërkoi marrëveshje, pazare etj etj.
Sot kur pas 3 vitesh SPAK po e heton dhe Ambasada e SHBA-ve kërkon që gjithçka të jetë transparente dhe elementët e botës së krimit të marrin dënimin e merituar, pa pritur e pa kujtuar ngrihet stuhi në gotë dhe në vend që t’i përgjigjen akuzave Ylli dhe të tijët nga një krah kërkojnë mëshirë që të trajtohet si gazetar, nga një krah sulmojnë dhe akuzojnë. Gjithsesi kjo është zgjidhja e tyre, rruga e mbarë ju qoftë, por për një gjë nuk ka kompromis.
Ylli Ndroqi mund të jetë “intelektuali” modern i medias shqiptare por kurrësesi koleg gazetar dhe nuk po sulmohet aspak si pronar mediash por si trafikant droge që në fakt duhet hetuar edhe për njohjet e tij me terroristët ndërkombëtarë. Kush kërkon ta shohë Yllin si hero mediatik, rruga e mbarë i qoftë, për ne është një trafikant droge dhe kjo s’ka më asnjë diskutim.
Në lidhje me aspektin e tij intelektual, analfabetizmin në mënyrën sesi shkruan apo faktin se ka ngelur që në klasën e dytë, kjo s’ka të bëjë aspak më çështjet e drogës. Ai ishte i tillë si Xhemail, sepse ashtu ka qenë fëmijë, kur u bë Ylli e shkëlqeu në media ai u bë intelektual i kalibrit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Herë si këshilltar ministri dhe herë si konsull nderi i Meksikës me titull të hequr, që ende nuk e ka sqaruar pse. Se është dhe mik i ngushtë i Presidentit Meta, edhe ky duhet të dijë diçka. Në rast se do heshtë si për drogën apo njohjet me elementë terroristë ndërkombëtarë do ja themi serish ne./CNA.al
Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë
Pse Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është koleg i gazetarëve
Foto-fakt – Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë
E pabesueshme/ Xhemail Pasmaçiu ka qenë djalë i mirë, por u bë trafikant (Dokumenti i shkollës )
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Skandaloze dhe tallje/ Ja çfarë shet si sondazhe Çim Peka
Sot në mbrëmje, televizioni i Çim Pekës, Syri Tv, publikoi një sondazh dhe deklaroi se ishte bërë nga një kompani serioze britanike dhe dha disa...