LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanosi me armë 2 zyrtarë të Agjencisë së Bregdetit/ Arrestohet 39-vjeçari në Radhimë

13 Gusht 2020, 10:28, Kronika CNA
Kanosi me armë 2 zyrtarë të Agjencisë së Bregdetit/

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili ka kanosur me armë zjarri dy zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Radhimës, por policia e ka referuar atë vetëm sot.

?Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të akuzuar për kanosjen e dy zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Radhimë. Sipas burimeve zyrtare, policia ka ndaluar shtetasin E. A. (Z.), 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ?Kanosja për shkak të detyrës?, pasi më datë 11.08.2020, në zonën e Radhimës, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy punonjës të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për shkak të detyrës?, thuhet në njoftimin e policisë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga