LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja kush janë 10 plazhet më të rrezikshme sot në botë

13 Gusht 2020, 07:10, Blog CNA
Ja kush janë 10 plazhet më të rrezikshme sot në botë

Plazhet janë zakonisht vendet, ku shumë njerëz pushojnë dhe argëtohen, kryesisht gjatë sezonit të verës. Por nëpër botë ekzistojnë disa plazhe, që janë shpesh janë shumë të rrezikshëm për jetën e njeriut.
Sigurisht, rreziku kryesor është ai i mbytjes për shkak të dallgëve të fuqishme. Por jeta mund të jetë në fije të perit edhe nga krijesat e rrezikshme të detit, sikurse janë peshkaqenët. Ja cilët janë 10 plazhet më të rrezikshëm sot në botë:

10. Praia do Norte në Nazare, Portugali

Nazare është një nga resortet më të vjetër dhe më të preferuar turistike në brigjet e Atlantikut, sidomos nga vendasit. Çdo verë, plazhet dhe peshkimi janë aktivitetet e preferuara të familjeve portugeze. Por aty formohen edhe dallgët më të larta oqeanike, të cilat nganjëherë arrijnë lartësinë mbi 30 metra. Dallgë të tilla janë potencialisht vdekjeprurëse, edhe për serfistët më me përvojë, dhe jo më për pushuesit e zakonshëm.

9. Bikini Etoll, Ishujt Marshall

Në vitet 1950, në këtë ishull u kryen një seri testimesh bërthamore nga Shtetet e Bashkuara. Mes tyre ishte edhe ?Castel Bravo?. Testi më i madh bërthamor që kanë krye ndonjëherë amerikanët. Ai ishte gati 3 herë më i fuqishëm se sa prisnin shkencëtarët, 15 megaton, ose 1000 herë më i fortë se bomba që ra mbi Hiroshima.
Për këtë arsye, zona është shumë e ndotur nga mbetjet radioaktive. Mbi 18 mijë km2 në këtë ishull the rreth Oqeanit Paqësor. Prandaj Bikini Etoll, është në fakt i pabanueshëm. Sot ishulli vizitohet vetëm nga zhytës profesionistë, të cilët këshillohen paraprakisht të mos konsumojnë apo marrin me vete asgjë nga ishulli.

8. Arnhem Lend, Australi

Këtu rreziqet kryesore vijnë nga krokodilët gjigantë, dhe nga një lloj kandili deti, i cili ka një helm vdekjeprurës. Në këtë territor, gjendet një numër i madh krokodilësh të ujërave të kripur dhe të ëmbël. Edhe pse peizazhi është përrallor, pushuesit duhet të kenë shumë kujdes.
Kandili i detit i llojit Shironeks, me tentakulat e tij 2 metra të gjatë, është i pajisur me mijëra qime helmuese. Helmi është i fortë, dhe për shkak të distancës nga zonat e banuara, ka rrezik t?i marrë jetën pushuesit që bie viktimë e tij.

7. Shirnes, Britani

I ndodhur në grykëderdhjen e lumit Tamiz, Shirnes është shembulli tipik i një qyteti bregdetar, të lënë disi pas dore. Në pamje të parë, duket sikur plazhi nuk bart asnjë rrezik. Në fakt, qyteti ndodhet mbi një minë me sahat. Në gushtin e vitit 1944, pak para fundit të Luftës së Dytë Botërore, anija amerikane ?SS Richard Montgomery? u mbyt rreth 1 milje larg bregut.
Ajo kishte në bord rreth 1.500 ton eksploziv, në formën e llojeve të ndryshme të predhave. Një pjesë e municioneve u gjetën, por pjesa dërrmuese mbeten nën ujë. Ndaj është shumë e rrezikshme të shëtitësh vetëm në këtë plazh. Nëse ngarkesa do të shpërthejë, kjo do të ishte një nga shpërthimet më të mëdha jo-bërthamore të të gjitha kohërave.

6. Gjiri Bajron, Australi

Australi ka numrin më të lartë në botë të sulmeve vdekjeprurëse nga peshkaqenët. Një ndër zonat më të rrezikshme është pikërisht plazhi Bajron në rajonin e Uellsit të Ri Jugor. Të paktën 2 pushues kanë gjetur vdekjen 20 vitet e fundit, si pasojë e sulmit nga peshkaqenët. Në këtë plazh ka në përgjithësi 3 herë më shumë sulme, sesa në zonat e tjera në kontinentin australian.

5. Akapulko, Meksikë

Dikur ishte një nga destinacionet kryesore të pushimeve për meksikanët, por jo vetëm. Dhe nuk është më i tillë, për shkak se në këtë qytet ndodhin shumë vrasje, kryesisht për shkak të luftës së egër midis karteleve rivale të drogës. Vetëm vitin e kaluar në Akapulko ndodhën 2316 vrasje, duke lënë pas në këtë aspekt vetëm kryeqytetin e Venezueles, Karakas. Departamenti Amerikan i Shtetit, e vlerëson Akapulkon po aq të rrezikshëm sa Afganistani dhe Siria.

4. Praia da Boa Viagem, Recife, Brazil

Në këtë plazh do të gjeni një peizazh mahnitës, me rërë ngjyrë ari dhe ujin si kristal. Por asnjë nga pushuesit nuk guxon të hyjë më thellë se sa deri tek gjunjët. Përgjatë plazhit janë vendosur mbi 100 tabela, që i paralajmërojnë notarët dhe serfistët të mos hyjnë në ujë. Boa Viagem, mban rekord për numrin e lartë të sulmeve fatale nga peshkaqenët. Që nga viti 1992, ka pasur mbi 60 sulme, 24 prej të cilave me vdekje.

3. Ishulli Riunion

Ky ishull tropikal i ndodhur në Oqeanin Indian, kontrollohet nga Franca. Me një sërë majash vullkanike në brendësi të ishullit, pyjet e shiut, dhe një vijë bregdetare me shkëmbinj nënujorë koralesh dhe plazhe me rërë të bardhë, ai duhej të ishte në listën e dëshirave të çdo turisti. Por edhe këtu rreziku kryesor vjen nga peshkaqenët. Që nga viti 2011, ka pasur mbi 20 sulme, nga të cilat 8 me pasojë vdekjen. Në vitin 2017, në këtë ishull ndodhën më shumë se gjysma e të gjitha sulmeve fatale në botë nga peshkaqenët.

2. Ishulli i Sentinelit Verior

Është një territoret e pakta që nuk e ka përqafuar ende modernizmin. Aty banon fisi sentinelez, ndoshta fisi më i izoluar dhe më i rrezikshëm në tokë. Mbi të dihet shumë pak, por mendohet se ka një popullatë prej 100-500 personash. Mënyra e tyre e jetës, duket se ka ndryshuar pak që nga Epoka e Gurit.
Atyre nuk u pëlqejnë aspak vizitorët e huaj. Tentativat e ndryshme për kontakte me këtë fis, janë pritur me një seri sulmesh me shigjeta ndaj turistëve. Vizitorët e fundit në këtë ishull, ishin dy peshkatarë në vitin 2006. Mendohet se ata i zuri gjumi të dehur, barka u zhvendos vetë drejt bregut, aty ku u sulmuan dhe u vranë nga vendasit.

1. Hanakapi, Hauai

Është një ndër ishujt më të bukur të Hauait, por njëherazi edhe më vdekjeprurësi. Deri tani atje kanë gjetur vdekjen mbi 80 persona, për një sërë arsyesh. Së pari aty nuk ka roje bregdetare. Por askush nuk jep ndonjë shpjegim për numrin e madh të viktimave si pasojë e mbytjes. Por mendohet se shkaku kryesor, janë rrymat e padukshme detare./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga