Connect with Us

“Është harruar populli”/ Rexhep Qosja: Gënjeshtra dhe mashtrimi po sundojnë në Kosovë e Shqipëri

Aktualitet

“Është harruar populli”/ Rexhep Qosja: Gënjeshtra dhe mashtrimi po sundojnë në Kosovë e Shqipëri

Publikuar

-

"Është harruar populli"/Rexhep Qosja: Gënjeshtra dhe mashtrimi po sundojnë në Kosovë e Shqipëri

Me rastin e inaugurimit të shtatores së Selam Musait, Akademiku Rexhep Qosja ka shkruar disa fjalë, ku ka dhënë mesazhe të vlefshme për kombin, ruajtjen e vlerave, por edhe këshilla për politikanët në Kosovë e Shqipëri që të jenë të vetëdijshëm për kohën që po jetojmë dhe të mos harrojnë popullin.

Ai thotë se nuk po bëhet njësimi i fuqive mendore, punuese dhe etike të mbarë popullit shqiptar. “Është harruar populli! Është harruar edhe fjala popull! E vërteta dhe e drejta janë varrosur! Gënjeshtra dhe mashtrimi po sundojnë!”

STATUSI I PLOTË

PËR TË GJITHË E JO VETËM PËR VETEN
Të dashur e të nderuar miq e kolegë, Vëllezër e motra, Përshëndetje për të gjithë ju!
I falënderoj organizuesit e këtij solemniteti – Shoqatën Atdhetare për Identitet e Bashkim Kombëtar, Shoqatën Atdhetare Kulturore LABËRIA dhe Shoqatën SALARIA.
I falënderoj për nderimin që më kanë bërë duke më ftuar për të marrë pjesë në solemnitetin e inaugurimit të shtatores dhe të Muzeut historik të Heroit legjendar Selam Musai.
Ky është nderim që e pasuron jetën e të nderuarit, por ky është nderim që njëkohësisht e obligon të nderuarin: e obligon për të ruajtur përgjithmonë në mendimoren e tij përkushtimin atdhetar ndaj Selam Musait që u sakrifikua në luftën kundër atyre shteteve që në vitin 1912 bënë shumë përpjekje për të mos lejuar krijimin e Shqipërisë, kurse në vitin 1920 për të realizuar shpërbërjen e saj!
Por, i penguar prej gjendjes shëndetësore dhe kushteve që u krijuan nga pandemia e Virusit Korona, për të qenë me Ju në solemnitet, unë Ju kërkoj mirëkuptim pse mosardhjen time e zëvendësoj me disa fjalë me të cilat shpreh bindjen se inaugurimi i shtatores dhe i Muzeut historik të Selam Musait përmban porosi të rëndësishme, domethënëse e larghedhëse për shoqërinë, për politikën dhe për kulturën shqiptare sot.
Jetojmë në një kohë, për ne historike, që na solli disa gjasa: gjasa për t’u bërë subjekt politik i rëndësishëm në Ballkan dhe madje në Evropë. Na u dhuruan në këtë kohë gjasa për të shëruar disa nga plagët historike që e vështirësuan gjatë, gjatë, jetën tonë. Në përpjekjet për shërimin e tyre u flijuan rilindësit tonë e mes tyre edhe Selam Musai i lavdishëm.

Por, a jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm për këto gjasa historike? Përgjigjja ime është: mjerisht jo, jo edhe ata që do të duhej para gjithë të tjerëve të ishin të vetëdijshëm për këto gjasa.
Për këtë arsye shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë dhe kudo jetojnë tjetër ndiejnë nevojë që të flitet për të gjitha. E, nuk po flitet. Janë lënë pjesërisht a tërësisht në harresë periudha historike, ngjarje, bëma, veprime, vlera. Janë lënë në harresë pjesërisht ose tërësisht ngjarje historike dhe të përtashme, veprimtari historike dhe të përtashme, të arritura historike e të përtashme, vepra historike dhe të përtashme, që përbëjnë identitetin tonë, që sigurojnë vazhdimësinë tone në hapësirat në të cilat jemi dhe kemi të drejtë etnike e historike.
Në vend të të gjitha këtyre, syve tanë dhe veshëve tanë u paraqiten pa pushim mbi të gjithat të tashmet politike: ngjarje politike, të rëndësishme e të parëndësishme, veprimtari politike të rëndësishme e të parëndësishme, merita politike të rëndësishme e të parëndësishme, vepra politike të rëndësishme e të parëndësishme, që janë sot e do të harrohen nesër!
Dhe, kështu politika është bërë përmbajtja kryesore, kur e kur e vetme e vëmendjes sonë, që prodhuesit e saj duan ta bëjnë përcaktuese të vetme të mendimores sonë.
Për arsyen e sipërthënë, shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë, shqiptarët kudo jetojnë sot, ndiejnë nevojë që t’u flitet edhe për të gjithë. E nuk po iu flitet! Gjatë 24 orëve të ditës e të natës atyre po iu flasin njerëz të politikës dhe po iu flitet për njerëz të politikës. Prej mëngjesit të sotëm e deri në mëngjesin e nesërm, domethënë plot 24 orë, syve të tyre në televizionet tona iu paraqiten vetëm njerëz të politikës!
Është harruar populli! Është harruar edhe fjala popull! E vërteta dhe e drejta janë varrosur! Gënjeshtra dhe mashtrimi po sundojnë! Në mediet tona, në televizionet tona, nuk shihen kurrë apo vetëm ndonjëherë në vit dhe nuk dëgjohen kurrë apo vetëm ndonjëherë në vit profesorët, historianët, albanologët, inxhinierët, arkitektët, shkrimtarët, krijuesit e arteve të ndryshme, mamitë, lehonat me foshnjet e tyre, studentët, as një varg veprimtarësh, mjeshtrish të tjerë, puna e të cilëve e përbën dhe e pasuron jetën tonë.
Jemi të gjykuar e të dënuar të shohim vetëm veprimtari e turrahi politike, të shohim vetëm politikanë e të dëgjojmë vetëm për politikanë! Ata janë personalitete të ditës e të natës e të vitit! Ata janë prej medieve të tyre të shpallur personalitete me ndikimin më të madh në Shqipëri e në Kosovë! Dhe, personalitetet me përfitim më të madh për propaganduesit e tyre!
Ata, njerëzit e sotëm politikë dhe mediet në shërbim të tyre, janë bërë shpërfillës, nënçmues të të gjitha të tjerave dhe të të gjithë të tjerëve!
Dhe kështu e kanë varfëruar, e kanë saharizuar jetën tonë shoqërore e kulturore duke e bërë vetëm të një përmase: vetëm të përmasës politike!
Deri kur?
E thashë në fillim të kësaj fjale se fundi i shekullit të kaluar dhe fillimi i këtij shekulli në të cilin jemi na kanë sjellë gjasa historike për t’u shëruar prej plagëve shumë dhembjesjellëse të së kaluarës e për t’u bërë subjekt i rëndësishëm politik, shoqëror, kulturor, historik në Ballkan dhe, madje, në Evropë.
Por, për sendërtimin e këtyre gjasave duhet të bëhet ajo që nuk po bëhet. Dhe nuk po bëhet prej atyre që do të duhej ta bënin: nuk po bëhet njësimi i fuqive mendore, punuese dhe etike të mbarë popullit shqiptar.
Për arsyet e sipërthëna inaugurimi i shtatores dhe i Muzeut historik të Selam Musait, në të vërtetë vendosmëria, burrëria, etika dhe sakrifica e tij më nxitën të kërkoj çka kërkova: që popullit shqiptar t’i flitet për të gjitha, që përbëjnë historinë dhe përtashësinë tonë dhe njëkohësisht për të gjithë, që i takojnë së djeshmes, së sotmes dhe së ardhmes sonë.
Dhe, të çlirohet prej atyre që po e pengojnë sendërtimin e kësaj të drejte të patjetërsueshme të tij.
Dhe, të jetë i qeverisur jo si sot – prej atyre që kuptim dhe qëllim të parë të pushtetit të tyre kanë postet e privilegjet e veta, të mirat e vetes e të të vetëve, por që të jetë i qeverisur prej atyre që do të mendojnë për popullin, që do të flasin për popullin, që do të punojnë për popullin, që të mirat e përgjithshme do të jenë kuptimi dhe qëllimi i qeverisjes së tyre demokratike. Demokratike. /CNA.al

LEXO EDHE:  Kriza nga pandemia Covid/ Hoti prezanton paketën e re: 182 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Kriza nga pandemia Covid/ Hoti prezanton paketën e re: 182 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike

LEXO EDHE:  850 milionë dollarë investime të USAID –it në Kosovë



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Kongresmenët amerikanë takojnë udhëheqësit kosovarë

LEXO EDHE:  Takimi Kosovë-Serbi/ Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk ka plan sekret

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Harta/ Edhe sa vite jeton një shqiptar, pasi mbush 60-vjeç

LEXO EDHE:  Blendi Fevziu: Enver Hoxha e bastardoi problemin e Kosovës ndërkombëtarisht



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE