Connect with Us

Dikur rivalë në Kombëtare, Etrit Berisha kërkon t’i zerë vendin portierit shqiptar

Seria A

Dikur rivalë në Kombëtare, Etrit Berisha kërkon t’i zerë vendin portierit shqiptar

Publikuar

-

Rivaliteti mes Etrit Berishës dhe Samir Ujkanit mund të njohë shumë shpejt një kapitull të ri shumë interesant. Portieri aktual i Shqipërisë ishte ai që i rrëmbeu vendin në formacion portierit të Kosovës, me largimin e tij nga radhët e kuqezinjve për t’iu bashkuar “dardanëve” pikërisht për këtë arsye.

Ky rivalitet, tashmë mund të zhvendoset në klubin e Torinos, pasi mediat italiane kanë raportuar fillimisht se Ujkani është pranë rinovimit si portier i dytë i skuadrës së njohur italiane që gjendet në Serinë A. Por ai tashmë ka konkurrencë për këtë post pikërisht me Berishën, i cili do të largohet nga SPAL, i rënë në Serinë B.

Berisha është shquar në sezonin e fundit si një nga portierët më të mirë në Serinë A dhe nuk është rastësi që Torino po e sheh me prioritet afrimin e tij. Mediat italiane hipotetizojnë se Berisha mund të luajë shanset e tij edhe si portier i parë i klubit të njohur italian, nëse largohet portieri titullar Salvatore Sirigu. Vlerësimi 4 milionë euro i kartonit të Berishës nuk duket shumë i lartë dhe nëse largohet Sirigu, mediat pranë klubit mendojnë se ai do personi që klubi cilëson si zvendësuesin ideal të gardianit italian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Marash Kumbulla transferohet te Roma, zbulohen detajet e marrëveshjes

Publikuar

-

Nga

Pas një sezoni fantastik të zhvilluar me ekipin e Veronës ka ardhur momenti që Marash Kumbulla të korr frytet e punës së një sezoni. Mbrojtësi i Shqipërisë do të jetë pjesë e Romës për çështje orësh, ndërsa zyrtarizimi është vetëm formal për t’u mbyllur.

Tashmë janë zbuluar edhe detajet e firmosjes së kontratës. Lojtari kuqezi do të jetë pjesë e Romës deri në vitin 2025 duke treguar këtu gjithë besimin e madh që kanë drejtuesit e klubit kryeqytetas. Ndërsa për vetë mbrojtësin kjo rezulton si zgjedhja më e mirë, pasi nëse do të kalonte te ekipe si Juventusi do të vuante për mungesën e hapësirës dhe në këtë moment kërkohet vetëm rritja dhe minutazhi i plotë.



I vetmi dyshim nga ana e mediave është për shifrën e saktë që do të kryhet ky transferim që vjen si huazim me të drejtë blerje. Ajo që përflitet është një shumë prej rreth 30 milionë eurove që do të shkojë në arkat e klubit të Veronës, por nga ana tjetër mund të jetë edhe paksa më e ulët për shkakun se do të futet edhe Mory Bamba në këtë operacion, për të shkuar nga Roma te Verona dhe për të ulur disi shifrën.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Transferimi te Lacio, zbulohet numri që do të mbajë mbi shpinë Vedat Muriqi

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi do të mbajë fanelën me numrin 94 te Lacio. Futbollisti më i ri i bardhekaltërve u prezantua në ambjentet se klubit italian së bashku me drejtorin Lacios Igli Tare.

Vetë Tare mori përsipër blerjen e sulmuesit të Kosovës nga Fenerbahçe. Operacioni kushtoi rreth 20 milionë euro dhe futbollisti firmosi kontratë 5 vjeçare.



 

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Interi me 5 “yje”, zikaltërit spektakël në miqësore

Publikuar

-

Nga

Interi zhvilloi sot miqësoren e parë për sezonin e ri futbollistik, teksa triumfoi ndaj skuadrës së Luganos me rezultatin e thellë 5-0. Trajneri Konte hodhi nga minuta e parë në këtë përballjen, edhe lojtarin e afruar në merkaton e verës, Hashraf Hakimi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0. Dalbert hapi serinë e golave në minutën e 4-t, ndërkohë që Kecskes, realizoi autogol në minutën e 36-të. Disa sekonda më pas ishte radha e Lautaro Martines për të shënuar golin e tretë, ndërkohë në minutën e 43-të, “demi”, realizoi dopietë personale, duke ngritur shifrat në 4-0.




Për të vendosur shifrat mendoi Lukaku, në minutën e 47-të, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Vlen të theksohet fakti, se belgu u hodh në fushë në pjesën e dytë. Interi u mjaftua me 5 gola, duke mos shënuar më, pas këtij momenti.

LEXO TE PLOTE