LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ankth dhe stres pas Covid-19/ Mjekja Rreli: Po e përjetojnë më shumë të rinjtë

13 Gusht 2020, 13:08, Politikë CNA
Ankth dhe stres pas Covid-19/ Mjekja Rreli: Po e përjetojnë më

Mjekja psikiatre, Ariana Rreli ka folur pas rastit të 29-vjeçarit të infektuar me Covid-19, që i dha fund jetës duke u vetë hedhur nga lartësia në spitalin ?Shefqet Ndroqi?.

E ftuar në rubrikën ?Opinion? në studion e lajmeve në News 24, Rreli pranoi se personat që preken nga Covid-19 shfaqin simptoma të stresit dhe janë të tensionuar.

Ajo shtoi se edhe nga pacientët që po trajton, janë të rinjtë ata që më së shumti shfaqin këto simptoma, ndaj këshilloi që në spitale të ketë psikologë për trajtimin e tyre.

?Situata të tilla sjellin tension dhe stres tek të gjithë personat. Pacientët e prekur janë në një gjendje të rënduar psikologjike. Prania e psikologëve do ishte ndihmëse?,- tha ajo.

Rreli sqaroi gjithashtu se ka persona që e kanë kaluar Covid por mbetet ana psikologjike, kanë çrregullime kanë ankth. “Grupmoshat që e përjetojnë më shumë janë të rinjtë. Kam mbi 15 raste që po i trajtoj e kanë kaluar tashmë dhe po i trajtoj unë. Mosha mesatare është 26 vjeç. Karakteristikë e tyre është ndryshimi i gjumit, ankesa kryesore që kanë është reduktimi i orëve të gjumit. Kjo i bën më pak të përqendruar dhe energjik, ndërkohë që duan t?i rikthehen aktualitetit. Kanë nervozizëm, humori është disi më i rënë. Pra ulet niveli i reagimeve pozitive, paraqesin edhe rënie të oreksit?. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga