LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

WOW-Propozim për tu mbajtur mend gjatë/ Magjistari ulet në gjunjë para të dashurës i mbuluar nga flakët

12 Gusht 2020, 14:36, Kuriozitete CNA
WOW-Propozim për tu mbajtur mend gjatë/ Magjistari ulet në

Ky është momenti kur një magjistar i propozoi të dashurës së tij pasi i kishte vënë flakën vetes. Filmimet shfaqin Riky Ash të ulur në gjunjë me një unazë në dorë, teksa është i mbuluar nga flakët.

E dashura e tij infermiere Katrina Dobson fillimisht mbeti pa fjalë nga ky veprim, por gjeti forcën për t?iu përgjigjur me po propozimit shokues.

Katrina mendonte se do të ishte pjesë e një sesioni fotografik dhe nuk e priste një propozim, sidomos me të dashurin e saj në flakë.

Katrina, e cila punon në njësinë koronavirus në spitalin William Harvey në Kent, shtoi: “Në të vërtetë ishte një mënyrë e bukur për ta bërë atë. Ai jeton dhe merr frymë për punën e tij, kështu që ishte propozimi i përsosur. “/ CNA.al

Lajmet e fundit nga