Connect with Us

VIDEO/ Ish-futbollisti i Barcelonës i papërmbajtshëm, vrapimi 70 metra që i shtangu të gjithë

Premier Liga

VIDEO/ Ish-futbollisti i Barcelonës i papërmbajtshëm, vrapimi 70 metra që i shtangu të gjithë

Publikuar

-

Wolverhampton u eliminua nga Europa League mbrëmjen e djeshme pas humbjes minimale kundër Sevillas në çerekfinale. Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Ocampos dy minuta nga fundi i kohë së rregullt.

Një nga episodet më të veçanta të duelit ishte padyshim në vrapim spektakolar i Adama Traore, i cili hipnotizoi mbrojtjen spanjolle me një vrapim prej 70 metrash dhe u pengua në zonë nga Diego Carlos.

Arbitri dha penallti, teksa nga pika e bardhë Raul Jimenez nuk do të arrinte që të shënonte. Traore është një emër i njohur në arenën europiane, teksa skuadrat e mëdha prej javësh janë në ndjekje të tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Brighton – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Çelsi është padyshim skuadra angleze më aktive deri tani në mërkato, duke afruar në gjirin e saj lojtarë tepër cilësor me ambicie madhore. Skuadra e drejtuar nga Lampard, do të tentojë kampionatin këtë sezon, pas shumë vitesh pritje.



Në sfidën e sotme ndaj Brajtonit, e vlefshme për javën e parë të Premier Ligës, tekniku i bluve të Londrës, ka hedhur titullarë, 2 afrimet e bujshme në merkato. Bëhet fjalë për 2 futbollistët gjermanë, Havertz dhe Verner.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Nuk kanë fund telashet për talentin anglez, filmohet duke pirë substanca narkotike

Publikuar

-

Nga

Nuk kanë fund telashet për Mejson Grinoud. Sulmuesi i Mançester Junajtid, pasi u përjashtua nga kombëtarja e Anglisë së bashku me Foden pasi kishin futur pa leje dy vajza në dhomën e hotelit tani duhet të përballet me një tjetër skandal.



Grinoud është filmuar duke pirë një substancë narkotike. Talenti anglez ka qenë në shoqërine e një vazje, kur është filmuar nga kjo e fundit duke pirë një lloj substance të quajtur “hippy crack” nga një tullumbace.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Festimi prekës i Salah, një prej golave ja dedikon shokut të sëmurë rëndë

Publikuar

-

Nga

Liverpool e filloi me fitore kampionatin ditën e djeshme. Të besuarit e Jurgen Klopp mposhtën me rezultatin 4-3 Leeds United. Ishte një ndeshje e çmendur në “Anfield Road”, ku sigurisht heroi i vendasve ishte Mohamed Salah.

28-vjeçari vulosi fitoren e skuadrës së tij falë një penalltie të shndërruar në gol në minutën e 88-të të takimit. Egjiptiani shënoi plot tre herë dhe bëri një festim që nuk e kishim parë më parë. Ai vendosi duart tek veshët dhe nxori gjuhën jashtë.



Fillimisht u mendua se mënyra e tij e festimit ishte thjesht një stil i ri i Salah, por ai e kishte planifikuar më parë atë. Kjo mënyrë festimi i përket shokut të Mohamedit, Moamen Zakaria. Ky i fundit festonte në këtë mënyrë, pasi shënonte, dhe tani po kalon momente të vështirë.

32-vjeçari është diagnostikuar me sklerozë amiotrofike ( ALS ) muajin e kaluar dhe kjo është një sëmundje që prek qelizat nervore në tru, si dhe palcën kurrizore. Zakaria nuk do të jetë në gjendje që të luajë më futboll dhe Salah e tregoi dhe një herë se, përveçse është një yll botëror, është dhe një njeri i madh.

LEXO TE PLOTE