Connect with Us

Vendimi drastik i UEFA-s, klubi shqiptar humbet ndeshjen e Europës në tavolinë. Ja arsyeja…

Sport

Vendimi drastik i UEFA-s, klubi shqiptar humbet ndeshjen e Europës në tavolinë. Ja arsyeja…

Publikuar

-

Një vendim dramatik i UEFA-s ka shtangur Dritën e Gjilanit. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi nga Kosova, ka konfirmuar se e ka humbur ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Një vendim i habitshëm ky, e gjitha për faktin se 2 futbollistë të Dritës rezultuan pozitiv me Koronavirus.

NJOFTIMI I KLUBIT:

VENDOS UEFA: Humbim ndeshjen ne tavolin me rezultat zyrtare 3:0!

Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-se qe shkalla e apelit ka vendosur qe ne kemi humbur ndeshjen ne tavoline me rezultat zyrtare 3:0!

Nje vendim i habitshem nga nje institucion siq eshte UEFA, nje vendim me kaq nxitim dhe pa kerkuar asnje sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jone!

Arsyeja kryesore te ketij vendimi eshte sepse ndeshja nuk ka mundur te shtyhet me shume se tre dite (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicrane kanë kerkuar karantinim per 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shume arsye te tjera qe nuk kane te bejne me ne si klub por me organizatorin e ketij kompeticioni e qe ka qene vet UEFA organizatore!

Jemi thellesishte te indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv.

Tani neve si klub na mbetet qe kete qeshtje ta dorzojme ne duart e avokateve per ti ndjekur deri ne fund te gjitha rruget ligjore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. doni

    12 Gusht, 2020 at 11:34 pm

    kur infektohen tek atleticoadrid per uefa ska problem ,po po ndodhi tek ndonje skuader e vogel ska problem…..bastarfet

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Publikohen formacionet zyrtare, Ernest Gjoka sfidon Murinjon

Publikuar

-

Nga

Do të startojë në orën 20:00, në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit, përballja mes Shkëndijës së Tetovës dhe Totenhemit, e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës. Edhe pse shënset janë minimale në letër, kuqëzinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, do të tentojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze përballë “gjelave” të Londrës, që janë një ndër skuadrat më të forta të Premier Ligës angleze.

Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Vlen të theksohet fakti se Murinjo e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje, duke hedhur në fushë shumë prej lojtarëve titullarë, me përjashtim të sulmuesi Kejn dhe portieri Loris, që nuk janë preferuar nga minuta e parë.



FORMACIONET ZYRTARE:

 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Rikthehet derbi i kryeqytetit, Tirana mposht në miqësore Dinamon

Publikuar

-

Nga

Tirana ka triumfuar në derbin miqësor ndaj Dinamos me rezultatin 2-1. Kjo përballje u zhvillu në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kuadër të përgatitjeve për sfidën e datës 1 tetor, ku bardheblutë e Emanuel Egbosë do të përballen ndaj Jang Bojs. Tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores, hodhi nga minuta e parë, futbollistët më të mirë, të cilët me shumë gjasa do të aktivizohet edhe në sfidën ndaj zvicerianëve.

Ismajlgeci dhe Muçi, ishin autorët e golave në përballjen e sotme. Të dy futbollistët e talentuar shënuan në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që për blutë e Dinamos, që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, shënoi sulmuesi italian Pontreli.

FT: TIRANA-DINAMO 2-1

Ismajgeci 43′, Muçi 45+1′  / Pontreli 84′ 



FORMACIONET ZYRTARE: 

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Vangjeli, Hoxhallari (Tafa 20′), Najdovski, Ismajlgeci, Çelhaka, Torasa, Kale, Kobina, Muçi.

DINAMO: Edvan Bakaj, Niko Paterni, Xhorxhi Boçi, Miklovan Pere, Emiljano Hidri, Erald Kolgega, Plarent Fejzaj, Kevi Berberi, Damiano Pontreli, Diogo Armando, Mustafa Xhixhiua.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Drithëruese/ Vajza zgjohet nga koma kur dëgjon zërin e Totit

Publikuar

-

Nga

Ilenia Matili tifoze e Romës luftoi mes jetës dhe vdekjes për 9-të muaj pas një aksidenti me makinë në dhjetor të 2019-ës. Ajo ka qenë në koma për muaj me rradhë, derisa një video e Françesko Totit mbërriti për ta zgjuar.

 

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, familjarët e saj shpesh i vendosnin himnin e Romës, derisa falë ndihmës së shoqatave u sigurua një video nga Toti. “Ilenia mos u dorëzo, ti do i’a dalësh. Jemi të gjithë me ty”, ishin fjalët e legjendës së Romës, Totit në video.



Menjëherë pas kësaj videoje, Ilenia është përmirësuar ndjeshëm dhe ka arritur të dalë nga koma.

 

LEXO TE PLOTE