Connect with Us

Vazhdon eksodi te Skënderbeu, titullari i skuadrës korçare arrin akordin me Teutën

Sport

Vazhdon eksodi te Skënderbeu, titullari i skuadrës korçare arrin akordin me Teutën

Publikuar

-

Vazhdon eksodi te Skënderbeu. Kolonisë të futbollistëve të larguar pritet t’i shtohet edhe sulmuesi Blerim Krasniqi. “Panorama Sport”, mëson se 24-vjeçari është shumë pranë firmës me Teutën dhe me shumë gjasa, kavajasi do t’i bashkohet skuadrës së Edi Martinit, e cila sezonin e fundit, e ka vuajtur mungesën e një sulmuesi i cili të jetë produktiv duke mos falur para portës.

Kujtojmë që Krasniqi ka qenë një titulluar i padiskutueshëm te skuadra e Skënderbeut, duke mbajtur peshën e repartit ofensiv. Emri i tij më herët është lakuar edhe në radhët e Tiranës, por mesa duket futbollisti ka zgjedhur t’i bashkohet “Djemve të Detit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E turpshme/ “Kosova është Serbi”, shikoni si pritet Crvena Zvezda në Qipro

Publikuar

-

Nga

Crvena Zvezda do të luajë ditën e sotme ndaj qipriotëve të Omonia, në ndeshjen e vlefshme për raundin kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë lojtarët e Zvezdës janë surprizuar, teksa sapo kanë mbërritur në Qipro, janë pritur nga tifozët e APOEL Nikozia, që pak ditë më parë eliminoi në Ligën e Europës Gjilanin.

Tifozët qipriotë kanë kënduar në kor, “Kosova është Serbi”. Një gjest i turpshëm ky nga tifozët e APOEL-it, duke u përfshirë edhe njëherë në çështjet politike. Kujtojmë se Qipro është nga të paktat shtete që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Përballja ndaj Kukësit, trajneri i Volfsburg befason me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Kukësi do të përballet në ditën e nesërme kundër Wolfsburgut. Para këtij takimi ka folur edhe trajneri i ekipit të Bundesligës, Oliver Glasner.

Ky i fundit vendosi theksin te objektivi që ka skuadra për të mbërritur në fazën e grupeve në Europa League. Ndërkohë për ta realizuar qëllimin duhet të mundet fillimisht Kukësi. Në konferencën për shtyp përpara këtij takimi, Glasner u shpreh:

“Ne e pamë ndeshjen e parë të Kukësit ndaj Slavias. Duke parë se fillimi i sezonit në Shqipëri është shtyrë kemi pasur kohë të mjaftueshme që ta studiojmë kundërshtarin



Shikoj si të rëndësishme që performanca jonë të jetë e përshtatshme ndaj Kukësit. Nëse po, atëherë e kalojmë raundin. Na duhen mundësi më të mira për të shpërthyer nesër në krahasim me ndeshjen e Kupës që zhvilluam. Gjithçka duket mirë, por duhet të kemi më shumë ritëm.

Duam të luajmë në Europë dhe të kapim fazën e grupeve. Prandaj duhet të shkojmë ndaj Kukësit me qendrimin e duhur”, tha Glasner.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klubi i Premier Ligës i surprizon të gjithë, arrin akordin me futbollistin e Realit

Publikuar

-

Nga

Mançester Junajtid u duk se ishte shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Realin për Regiulon, por duket se ndërhyrja “blic” e Totenhem e ka nxjerrë jashtë lojë klubin e “Djajve të Kuq”. Londinezët kanë arritur të hyjnë në mes dhe të marrin Regiulon.

Gazetari i njohur, Fabricio Romano raporton se Totenhem ka gjetur akordin me Realin dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i yllit të “Los Blancos”. Operacioni i mbrojtësit të majtë arrin 30 milionë eurot, me Regiulon, që ka gjetur gjithashtu dakordësinë me klubin për kontratën.



Mbetet të shihet nëse Real Madrid ka arritur të përfshijë klauzolën e të drejtës së riblerjes, e cila ishte edhe ngërçi prej disa ditësh mes tyre dhe Mançester Junajtid. Totenhem duket se ka qenë më i hapur në tratativa dhe ka mundur të marrë mbrojtësin e talentuar spanjoll, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te Sevija dhe tregoi një nivel shumë të lartë.

LEXO TE PLOTE