Connect with Us

Vaksina ruse “jashtë serie”/ Dokumenti: Nuk është testuar siguria

Shëndeti

Vaksina ruse “jashtë serie”/ Dokumenti: Nuk është testuar siguria

Publikuar

-

Vaksina ruse "jashtë serie"/ Dokumenti: Nuk është testuar siguria

Dje, presidenti Vladimit Putin njoftoi se vaksina kundër Covid-19 e prodhuar nga shkencëtarët në shtetin që ai drejton është efektive dhe do të regjistrohet brenda disa ditësh.

Presidenti rus shkroi në një postim që duket se mori vëmendjen e të gjithëve, se njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë, tashmë Rusia do të ketë vaksinën që do ti garantojë të gjithë botës një të ardhme pa Covid 19, pa izolim dhe pa maska, madje ai tha për siguri, se vaksina u injektua edhe në trupin e vajzës së tij.

Por sot, agjensia e lajmeve Fontanka ka bërë të ditur se vaksina e koronavirusit të Vladimir Putinit është testuar mbi vetëm 38 persona dhe shkakton efekte anësore përfshirë dhimbjen e trupit si dhe ënjtjen e tij. “Droga” shumë e trumbetuar ruse u regjistrua pas vetëm 42 ditëve kërkim dhe efektiviteti i saj është i panjohur sipas agjenisë së lajmeve ruse. Në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim thuhet se ‘nuk janë kryer studime klinike për të studiuar efektivitetin epidemiologjik’, pavarësisht pretendimeve të Putinit se vaksina ka kaluar ‘të gjitha testet e nevojshme’.

LEXO EDHE:  Merr fund lufta/ Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje paqësore

Ndërkohë edhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) i bëri thirrje Rusisë që të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare në prodhimin e vaksinës kundër infeksionit COVID-19.

Kjo, pasi Rusia tha se do të fillojë vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit në vjeshtë.

“Ndonjëherë studiuesit individualë pretendojnë se kanë gjetur diçka, që natyrisht është një lajm i jashtëzakonshëm,” u tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier gazetarëve. “Por ekziston një ndryshim i madh midis gjetjes ose indikacioneve se një vaksinë po funksionon dhe një vaksinë që ka kaluar të gjitha fazat,” shtoi ai.

Vaksina ruse nuk është në listën e OBSH-së me gjashtë vaksina që kanë arritur në fazën e tretë të provave klinike.

Shqetësime për efektivitetin e vaksinës ruse kanë shprehur edhe ekspertë të shëndetit në SHBA. /CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Moderna kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët 6-11 vjeç

Publikuar

-

Nga

Kompania farmaceutike Moderna tha se ka aplikuar tek Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për miratimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, për fëmijët e moshave 6 deri në 11 vjeç.

Fëmijët do të merrnin dy doza prej 50 mikrogramësh, në krahasim me grup-moshat më të vjetra që marrin 100 mikrogramë.

“Jemi të lumtur të njoftojmë për paraqitjen e këtij variacioni në EMA”, tha shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.

Vaksina Moderna aktualisht është e miratuar për personat 12 vjeç e lart në Evropë.

Në fund të muajit të kaluar, Moderna ka raportuar rezultate pozitive nga testimi i vaksinës te fëmijët e moshave 6 deri në 11 vjeç.

LEXO EDHE:  E FRIKSHME NË TIRANË/ POLICIA EKZEKUTON 25 VJEÇARIN E PAFAJSHËM

LEXO EDHE:  E FRIKSHME NË TIRANË/ POLICIA EKZEKUTON 25 VJEÇARIN E PAFAJSHËM



EMA po shqyrton edhe të dhënat e kompanisë Pfizer për fëmijët 5 deri në 11 vjeç.

Vaksina Pfizer për këtë grup-moshë është miratuar në SHBA, javën e kaluar.

Në SHBA, Moderna është e miratuar vetëm për personat 18 vjeç e lart.

Aktualisht, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA është duke shqyrtuar vaksinës Moderna për grup-moshën 12 deri në 17 vjeç./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mijëra doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Rinas/ Ja sa ka arritur numri në total

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme ka ardhur në Shqipëri një tjetër ngarkesë me vaksina kundër COVID-19.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bën me dije se në Rinas kanë mbërritur 74,880 doza vaksine Pfizer.



 “Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.” /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Numër i lartë i të infektuarëve, ja sa persona humbën betejën me Covid 19 në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 3393 testime kanë rezultuar 770 qytetarë të infektuar, teksa janë shënuar 4 humbje jete dhe 621 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3393 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 770 qytetarë në këto bashki: 310 në Tiranë, 40 në Shkodër, 39 në Fier, 33 në Berat, Elbasan, 27 në Korçë, 26 në Kamëz, 24 në Vlorë, Sarandë, 21 në Durrës, 18 në Mallakastër, Gjirokastër, 17 në Kurbin, Lushnje, 15 në Dimal, 9 në Kavajë, 8 në Lezhë, 7 në Krujë, Roskovec, 6 në Pogradec, 5 në Vorë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Dropull, Devoll, Gramsh, 3 në Dibër, Divjakë, Himarë, Skrapar, Poliçan, Librazhd, 2 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Tepelenë, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Shijak, Klos, Selenicë, Delvinë, Finiq, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Cërrik, Peqin.

LEXO EDHE:  Video- Pamjet e qenit që shpëton gruan nga vdekja bëjnë xhiron e botës

LEXO EDHE:  Covid-19, pse pandemia është në një fazë kritike

Janë 8,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,998 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 770

Të shëruar në 24 orë 621

Të shtruar në spitale 182

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3393

Testime totale 1,334,004



Raste pozitive 190,125

Raste të shëruara 178,998

Raste Aktive 8,157

Humbje jete 2,970

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,279

Fier 881

Shkodër 483

Vlorë 452

Durrës 406

Gjirokastër 384

Elbasan 342

Berat 335

Korçë 234

Lezhë 185

Kukës 92

Dibër 84…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE