Connect with Us

Vaksina ruse anti Covid gati/ Ish deputetja e PD: Duhet të jemi shume të interesuar ta blejmë

Shëndeti

Vaksina ruse anti Covid gati/ Ish deputetja e PD: Duhet të jemi shume të interesuar ta blejmë

Publikuar

-

Beteja me Covid-19/ Kina dhe SHBA në garë për vaksinën

Ditën e djeshme presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia ka gati vaksinën kundër Covid. Vaksina ruse anti-Covid, duket se ka ngjallur interes edhe në Shqipëri.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, e çamizuar vitet e fundit, Mesila Doda, ka deklaruar se Shqipëria duhet të marrë urgjent vaksinën ruse dhe të lërë emocionet.

“Pertej gjithe simpative apo ndasive politike nese vaksina ruse funksionon duhet te jemi shume te interesuar te blejme dozat qe nevojiten….shendeti nuk njeh ndasi shteterore apo preferenca politike mendoj une…”, shkruan Doda.

Në lidhje me vaksinën anticovid, ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë një postim ku shkruan: “Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve. Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021”.

LEXO EDHE:  Çfarë quhet “vaksina e dërguarit e ARN”? Si punon?

Megjithatë shkencëtarë perëndimorë janë shprehur skeptikë për vaksinën ruse. Mjeku, Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës në Kolegjin Universitar të Londrës, tha se ky njoftim është veprim i pamatur dhe qesharak.

Ndryshe nga Rusia , më shumë se gjysma e kompanive farmaceutike në botë janë në proces të të testimit të vaksinave në njerëz, secila me nga dhjetëra mijëra vullnetarë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Po punojmë për investigimin e rastit tim”/ Pipero “bëhet i gjallë” pas infektimit me Covid

Publikuar

-

Nga

“Po punojmë për investigimin e rastit tim”/ Pipero “bëhet i gjallë” pas infektimit me Covid

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero u diagnostikua ditën e sotme i infektuar me virusin Covid-19, dy javë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfizer.

Kjo ka habitur dhe vetë mjekun, i cili pohon se së bashku me kolegët e Institutit të Shëndetit Publik po investigojnë rastin e marrjes së virusit pas kryerjes së vaksinës.

Pipero shprehet se këto raste janë të njohura botërisht dhe shumica janë dedektuar në Izrael, ku po kryehet vaksinimi masiv i popullatës.

E megjithatë mjeku nuk vendos në diskutim efektivitetin e vaksinës, kur pohon se anti-trupat e rritin më shumë imunitetin gjatë marrjes së dozës së dytë.

Postimi i plotë:

Me ndodhi dhe mua!

Nga dje ne mesdite edhe une si mjaft kolege te mi rezultova pozitiv me Sars Cov 2 (Covid 19), dhe tani ndodhem ne kushte shtepie me trajtim mbeshtetes. Per shkak te situates shendetesore, edhe pse me simptoma te lehta, por edhe te ngarkeses psikologjike normale ne kete situate, e kam pasur te pa mundur te ndjek njoftimet e mediave, te cilat i falenderoj pa perjashtim, duke ju kerkuar ndjese pa fund qe nuk e kam pasur te mundur ti pergjigjem interesimit te tyre shume profesional dhe njerezor. Jam i sigurt qe kam mirekuptimin e tyre ne kete situate.

Falenderoj dhjetra miq, nuk e dija qe kisha kaq shume, qytetare, kolege dhe politikane qe me kane telefonuar e uruar sherim te shpejte, duke me ofruar dhe ndihme te pa kursyer nese situata shendetesore do e kerkoje. Nje mik gazetar e  kishte krahasuar Covid 19 me nje “rulete ruse”, dhe eshte krahasim i gjetur, po kaq e vertete eshte edhe perpjekja mbinjerezore e bluzave te bardha kudo ne bote, edhe ne Shqiperi, qe jeten e pacienteve te semure me Covid 19 te mos e leme ne “dore te fatit rulet ruse”, por ti mjekojme e sherojme.

LEXO EDHE:  A po e forcojnë ISIS-in sulmet ruse

LEXO EDHE:  Rusi/ Udhëheqësi i opozitës probleme me drejtësinë

Une kam mjekuar me qindra qytetare deri tani, por tashme jam pacient, dhe nje pacient i veçante, i veçante per faktin se une jam infektuar pasi jam vaksinuar.

Dhe ky fakt shtron mjaft pikpyetje, nje pjese e te cilave me ndihmen e kolegeve ka mare pergjigje qe sot, nje pjese presin pergjigje, ndaj se bashku me koleget e Institutit te Shendetit Publik po punojme per investigimin e rastit tim me te gjitha aspektet dhe se shpejti besoj do kemi nje pergjigje te plote. Rasti im nuk eshte dhe nuk do te jete i vetmi, por ne vendin tone ndoshta eshte i pari, pasi raste te tilla jane raportuar ne shume vende te botes, vecanerisht me Izrael, ku eshte vaksinuar me shume se 30% e popullsise, dhe kjo ndodh e mund te ndodhe mbas marjes se dozes se pare te vaksines, pasi duhen se paku 2 jave te filloje prodhimi i antitrupave,(per  hir te se vertetes analizat serologjike te bera ne disa laboratore, perfshire dhe Laboratorin Virologjik te ISHP konfirmojne IgG pozitive ne rastin tim) dhe ne fund te javes se trete niveli i imunitetit arrin 70-80%, e nje jave pas dozes se dyte mbrojtja eshte e sigurte dhe maksimale.

Ndaj eshte shume e nevojshme qe pas dozes se pare te vaksines te vazhdojme te kemi te njejtin kujdes si cdo person i pa vaksinuar. Kjo keshille vlen per te gjithe, sot per bluzat e bardha ne proces vaksinimi, dhe neser edhe per qytataret deri ne marjen e dozes se dyte te vaksines. Duke ju falenderuar te gjitheve, shpresoj dhe lutem ta kaloj sa me lehte kete sprove te veshtire, dhe besoj fort se do kem dhe mbeshtetjen dhe lutjet tuaja! Falemnderit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mjekja shqiptare në Gjermani/ Kemi raste ku të vaksinuarit janë prekur nga COVID-19

Publikuar

-

Nga

Mjekja shqiptare në Gjermani/ Kemi raste ku të vaksinuarit janë prekur nga COVID-19

Marsela Ceno, drejtuese shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani thotë se raste kur të vaksinuarit janë prekur nga COVID-19 ka pasur mes atyre që nuk e kanë marrë ende dozën e dytë të vaksinës. Mjekja kirurge tha se kjo tregon se vaksina nuk e shëron sëmundjen por mundohet ta parandalojë atë.

“Para një jave në pavionin tonë kemi pasur një banor të një azili që ishte vaksinua dhe për shkak të një problem rezultoi se ishte pozitiv. Ka ndodhur 15-16 ditë nga marrja e dozës së parë të vaksinës. Janë raportuar raste të tilla dhe në vendet skandinave ku janë bërë në masë vaksinimi i azileve të pleqve”, tha znj. Ceno.

Mjekja shqiptare në Gjermani më tej nënvizoi se “disa ekspertë thonë se imuniteti forcohet në ditën e 10 ose 14 ndërsa disa të tjerë thonë se imuniteti forcohet pas injektimit të dozës së dytë”.

Lidhur me procesin e vaksinimit në Gjermani, znj. Ceno deklaroi se procesi nuk ka ecur me ritme të shpejta pasi Pfizer ka njoftuar për vonesa në furnizimin e dozave të dyta.

LEXO EDHE:  Çfarë quhet “vaksina e dërguarit e ARN”? Si punon?

LEXO EDHE:  Testohet vaksina ruse anti Covid te 38 persona/ Ka efekte anësore

“Në fund të dhjetorit filloi me një organizim për t’u pasur zili hapja e qendrave kudo të zhvillohej vaksinimi masiv. Jemi në fundin e janarit dhe është arritur të vaksinohet vetëm 1.5 % e banorëve rreth 1 milionë banorë. Në klinikën time nuk ka doza të mjaftueshme për vaksinimin e të gjithë mjekëve. Arsyeja është se firma  Pfizer ka deklaruar se do të vonojnë dërgimin e dozave të dyta në Gjermani dhe vendet e BE”, tha mjekja.

Znj. Ceno bëri me dije se “Shqipëria dhe Kosova janë renditur në listën me incidencë të lartë” dhe për këtë arsye Gjermania do të kufizojë udhëtimet./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende

Publikuar

-

Nga

OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britani të Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara gjithashtu njoftoi se një variant tjetër i koronavirusit, i zbuluar në Afrikën e Jugut është përhapur në 31 vende tjera.

OBSH-ja tha po ashtu se një variant i zbuluar në Brazil ishte përhapur në tetë vende tjera.

Moderna duket se funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit

Varianti i identifikuar në Afrikën Jugore përbën shqetësim në veçanti, pasi studimet kanë treguar se ai mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave që janë tani në treg.

LEXO EDHE:  Rritja e moshës së pensionit/ 20 mijë persona protestojnë në Rusi

LEXO EDHE:  Rusi/ Udhëheqësi i opozitës probleme me drejtësinë

Megjithatë, vaksina e kompanisë amerikane Moderna duket se funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut, kanë thënë shkencëtarët e kompanisë.

Sipas tyre, testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat që nxit vaksina, mund t’i njohin dhe luftojnë variantet e reja.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se për ta konfirmuar këtë, duhet të bëhen më shumë studime./rel

LEXO TE PLOTE