LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topollaj letër kryetarit të Këshillit Bashkiak”/ “Tani që Veliaj u shërua, organizoni mbledhje

12 Gusht 2020, 15:59, Politikë CNA
Topollaj letër kryetarit të Këshillit Bashkiak”/

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, i ka dërguar një letër kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Toni Gogu.

Topollaj kërkon që të Këshilli Bashkiak i Tiranës të zhvillojë një mbledhje, duke qenë se prej 6 muajsh nuk është mbledhur me arsyetimin e rrezikut të pandemisë.

Anëtari i BD-së përmend faktin se kryebashkiaku i Tiranës është shëruar dhe ka krijuar antitrupa ndaj virusit, ndërsa thekson se ndaj organit kryesor të bashkisë së kryeqytetit po tregohet përbuzje.

?Tani që kryebashkiaku Veliaj e kaloi Covid-19 dhe me ndihmën e zotit ai ka krijuar antitrupat e nevojshme për mos tu infektuar përsëri, mendojeni një herë mundësinë për të realizuar një mbledhje të këshillit bashkiak Tiranë që nuk mblidhet prej shkurtit me arsyetimin e rrezikut të pandemisë. Nëse do të ishin ndjekur përcaktimet ligjore që kërkojnë minimalisht një mbledhje çdo tre muaji, Këshilli Bashkiak Tiranë duhet të ishte shpërndarë nja dy herë deri tani sepse ka plot 6 muaj që nuk zhvillon asnjë mbledhje.

Ato emailet ne inbox tuaj me 60 vota pro nga 61 këshilltarë gjithsej, nuk kanë asnjë vlerë ligjore e juridike dhe shpallen absolutisht të pavlefshme që herën e parë qe shohin derën e gjykatës. Covid-19 nuk ka penguar dot as fëmijët e klasave të para për të zhvilluar mësim online me një prej shumë platformave virtuale që ta ofrojnë këtë mundësi në ditët e sotme. Ndërsa Këshilli i Bashkisë së Tiranës, organi drejtues i Bashkisë së Kryeqytetit që paguan me dhjetra profile fallco për të bërë çdo ditë propogandën e kryebashkiakut, nuk ka mundur të realizojë deri më sot asnjë takim të vetëm online.

Nuk e kuptoj arsyen e kësaj përbuzjeje kaq publike që i bëhet organit kryesor të bashkisë Tiranë, sa kohë që në atë këshill, falë vendimit të cmendur të sivllezërve tuaj armiq që ja mbathën nga zgjedhjet, keni arritur të emëroni 60 rilindas rioshë nga 61 këshilltarë. Për këtë shkak madje opozita ska asnjë mundësi të thërrasi mbledhje jashte vullnetit tuaj sepse duhen 1/4 e firmave të keshilltarëve.

Për shkak të meritave të vecanta të Veliajt, ne jemi bërë disa herë shembull botëror. Me siguri edhe kësaj here jemi e vetmja bashki në botë që me sebepin e Koronavirusit kemi pezulluar punë që prej 6 muajsh dhe s?dihet edhe se për sa kohë s?do punojmë?, thuhet në letrën e Topollajt./ CNA.al

Lajmet e fundit nga