Connect with Us

Testohet vaksina ruse anti Covid te 38 persona/ Ka efekte anësore

Shëndeti

Testohet vaksina ruse anti Covid te 38 persona/ Ka efekte anësore

Publikuar

-

Testohet vaksina ruse anti Covid te 38 persona/ Ka efekte anësore

Pas lajmit se Rusia ka zbuluar vaksinën kundër koronavirusit dhe reagimeve të ndryshme nga ana e studiuesve dhe ekspertëve në botë ajo është testuar në vetëm 38 njerëz dhe ka rezultuar se ka shumë efekte anësore.

Disa dokumente të zbuluar së fundmi nga Daily Mail japin detaje se vaksina që prezantoi presidenti rus Vladimir Putin, ka shkaktuar tek të vaksinuarit dhimbje, të vjella, këputje, etj. Në një nga dokumentet e dorëzuar për regjistrimin e vaksinës shkruhet se “nuk janë bërë studime klinike për të parë studiuar efektin epidemiologjik”, ndërkohë që Putin deklaroi më herët se ajo i kishte kaluar të gjitha testet e nevojshme.

Gjithashtu ka pikëpyetje në lidhje me aftësinë e vaksinës për të krijuar antitrupa të mjaftueshëm. Lidhur me këto lajme ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetit. OBSH i bëri thirrje Rusisë që të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare në prodhimin e vaksinës kundër infeksionit COVID-19.
Vaksina ruse nuk është në listën e OBSH-së me gjashtë vaksina që kanë arritur në fazën e tretë të provave klinike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria siguron marrëveshjen për 50,000 vaksina ruse

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria siguron marrëveshjen për 50,000 vaksina ruse

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dhënë një lajm të mirë lidhur me vaksinat kundër Covid-19.

Manastirliu ka treguar se Shqipëria ka siguruar 50 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik V.

Socialistja deklaroi për Tv Klan se falë marrëveshjes me distributorin “Human Vaccine”, brenda prillit do të vijnë sasia e parë e vaksinave të Sputnik V.

Janë 50 mijë doza vaksine, të cilat vijnë sipas një kalendari. Deri në fund të muajit Prill pritet të vijë një pjesë e vaksinave”, u shpreh ajo, ndërsa më tej u ndal te debati për vaksinën AstraZeneca.

LEXO EDHE:  “Fli gjumë Lulush”/ Kryebashkiaku ironizon Bashën: Kemi një muaj që merremi me Covid-19, ti gërhisje!

LEXO EDHE:  Rusia e përgatitur përballë tankeve amerikane në Europën Lindore

Deri tani në vendin tonë në vendin tonë nuk kemi patur problematika në administrimin e vaksinës apo efekteve, apo shkak-pasojë që mund të sjellin këto vaksina, kështu që ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha vaksinat dhe do të monitorojmë të gjitha proceset në një mbrojtje sa më efektive”, theksoi ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Arban Domi tregon “dobësinë” e vaksinës kineze

Publikuar

-

Nga

Arban Domi tregon “dobësinë” e vaksinës kineze

Arban Domi, drejtuesi i Departamentit të Zhvillimit të Vaksinave pranë kompanisë “Geovax” në Georgia të SHBA analizoi efektshmërinë e vaksinave kundër Covid-19.

Gjatë një interviste me Euronews Albania, z. Domi e konsideroi pozitiv faktin që në Shqipëri po vijon procesi i vaksinimit pasi sipas tij ky proces do të frenojë përhapjen e virusit.

Në lidhje me vaksinat, ku ka pasur edhe mosbesim për efektin e tyre, Domi thekson se “Pfizer” e ka dëshmuar efikasitet të lartë. Lajm i mirë për të është se në Shqipëri bluzat e bardha janë vaksinuar me “Pfizer”.

Pfizer e ka provuar efikasitetin e saj në mënyrë të lartë dhe për faktin e mirë mjekët e kanë marrë këtë vaksinë, kështu që mund të konsiderohen të mbrojtur. Sa i përket AstaraZeneca, e cila ka një efikasitet të pranueshëm dhe e ka treguar veten në Britaninë e Madhe. Dhe kjo në Shqipëri është një gjë pozitive”, tha ai.

Sa i përket vaksinës “Sputnik V”,  Domi thekson se vetë fakti që rusët kanë zgjedhur ta dërgojnë vaksinën e tyre pranë EMA-s për certifikim tregon se janë të bindur tek efektshmëria e saj.

Sputnik, megjithëse nuk kemi parë dokumentacionin dhe nuk mund të japë gjëra përfundimtare për të, por vetë fakti që prodhuesi rus e ka dërguar tek EMA është një gjë pozitive dhe kjo tregon se ato kanë besim tek vaksina e tyre”, tha ai.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Italia/ Përmirësohet gjendja e Imzot Frendos pas infektimit me Covid

LEXO EDHE:  Dasho publikn shifrat/ A do të mbajë njeri përgjegjësi pse kaq shumë të rinj humbasin jetën nga Covidi në Shqipëri?

Ai shprehu shqetësim në lidhje me vaksinën kineze “Sinovac”, e cila sipas tij, siç dëshmojnë studimet paraprake thuhet se ka një shkallë të ulët efikasiteti.

Po e paragjykoj pa efekte sekondare, sigurinë po e lënë mënjanë sikur është e mirë. Problemi im personal është tek efikasiteti. Në rastin e Brazilit, që është testimi klinik më i pranueshëm në fushën tonë, është tek 50.38 % pas dy dozave dhe kjo lë për të dëshiruar. Me aq njohuri sa kam në mënyrë private nga kolegë të tjerë, por edhe nga njoftimet mediatike efikasiteti lë shumë për të dëshiruar dhe e fundit që është më shqetësuesja është deklarimi publik i njërit nga personat më të lartë të Agjencisë Kineze të Ndjekjes së Sëmundjeve. Në Shqipëri nuk është diskutuar shumë, por për mua është serioze”, theksoi ai./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Vijon rënia e kurbës, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

Covid-19/ Vijon rënia e kurbës, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2698  testime dhe kanë rezultuar pozitivë 207  qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 5 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Gazetari i “Le Iene” infektohet nga koronavirusi/ Mediaset mbyll programin

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Italia/ Përmirësohet gjendja e Imzot Frendos pas infektimit me Covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (14 Prill 2021)

Raste të reja ditore 207
Të shëruar në 24 orë 538
Të shtruar në spitale 194
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2698

Testime totale 597,150
Raste pozitive 128,959
Raste të shëruara 99,441
Raste Aktive 27,187
Humbje jete 2,331

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19514
Fier 2295
Durrës 1160
Gjirokastër 1114
Shkodër 931
Korçë 718
Vlorë 533
Dibër 340
Kukës 294
Elbasan 204
Lezhë 44
Berat 40

LEXO TE PLOTE