LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria i bashkohet Nismës së Rrjetit të Pastër/ Yuri Kim: Vendim i rëndësishëm

12 Gusht 2020, 19:09, Sociale CNA
Shqipëria i bashkohet Nismës së Rrjetit të Pastër/ Yuri

Shqipëria i është bashkuar Nismës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Rrjetin e Pastër.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili deklaron se kjo është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Ajo thotë se ky është një vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

?Krenare që shohim Shqipërinë dhe të tjerët t?i bashkohen nismës së SHBA në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike,? shkruan Kim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga