Connect with Us

Rritja e shifrave të të infektuarve dhe të shtruarve/ Bino nuk përjashton rikthimin e masave kufizuese

Shëndeti

Rritja e shifrave të të infektuarve dhe të shtruarve/ Bino nuk përjashton rikthimin e masave kufizuese

Publikuar

-

Rritja e shifrave të të infektuarve dhe të shtruarve/ Bino nuk përjashton rikthimin e masave kufizuese

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, deklaron se këtë javë kanë hasur infektime edhe në qarkun e Kukësit, në Tropojë dhe Has.

Bino kërkoi sërish që qytetarët të respektojnë rregullave anti-Covid, pasi paralajmëroi se rritja e rasteve mund të çojë në rikthim të masave kufizuese.

“Përveç distancimit fizik individual, përdorimit të maskave, natyrisht do të kishin vlerë edhe masa të tjera, por kjo do të vlerësohet hap pas hapi”, u shpreh ajo në Tv Klan, ndërsa foli edhe për gjendjen e spitaleve Covid, ku po trajtohen pacientët e infektuar.

LEXO EDHE:  Rregullat e bukurisë që çdo femër duhet ti ndjekë

“Janë dy spitale që janë pothuajse të mbushura. Jo vetëm shtretërit, por edhe kapacitetet e shërbimit të kujdesit intensiv. Kemi raste të mundshme. Në 20% të rasteve në tampon nuk identikohet dhe mund të kemi të bëjmë me Covid, gjë e cila pasqyrohet në shenja klinike dhed radiologjike”, theksoi ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Jam i vetmi mjek që i jam lutur Kryeministrit”/ Pipero kritika qeverisë: Ky vendim ishte i nxituar

Publikuar

-

Nga

“Jam i vetmi mjek që i jam lutur Kryeministrit”/ Pipero kritika qeverisë: Ky vendim ishte i nxituar

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report Tv, ku ka komentuar dhe vendimin e qeverisë për hapjen e kinemave.

Ai u shpreh se hapja e kinemave ishte një hap i nxituar njësoj edhe për teatrot.

“Nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin se sa më urbanizimin. Ku ka më shumë qytetarë, ekspozimi është më i lartë. Kjo është një sëmundje urbane. Nuk mund të presim raste të mëdha në fshatra. Unë e kam konsideruar hapjen e kinemave një hap të nxituar, njësoj edhe për teatrot. Ky virus nuk na mundëson për këtë kohë të shijojmë dhe të ndajmë me artistët emocionet tona, njësoj dhe me kinematë. Jam ndoshta i pari dhe i fundit mjek që i jam lutur kryeministrit që gjoba të rishikohet dhe të shtohen më shumë mundësitë për ne bluzat e bardha të jemi në komunikim” , tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Numri i të infektuarve disa herë më i lartë së raportohet”/ Pipero ngre alarmin: Vetëm dje janë shtruar 30 persona

Publikuar

-

Nga

“Numri i të infektuarve disa herë më i lartë së raportohet”/ Pipero ngre alarmin: Vetëm dje janë shtruar 30 persona

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, ka folur sërish në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.

Pipero ngriti dhqetësimin për numrin e të të shtruarve në spitale, ku tha se vetëm dje u shtruan 30 persona.

Shifrat e ditëve të fundit dëshmojnë atë që virusi po qarkullon kudo. Me fillimin e stinës së dimrit, shtohet numri i rasteve të infektuara. Në vendin tonë, unë e kam thënë disa herë që numri i raste të prekur është disa herë më i lartë se sa ai që njohim neve.

Tashmë që i gjithë aktiviteti jetësor është hapur, shkolla apo lokale, rastet normalisht do jenë të larta. Numri i rasteve të shtruara në spital është shtruar shumë.

Vetëm dje janë shtuar 30 persona. Kjo është shqetësuese ndaj apeli ynë është që qytetarët të bëjnë sa më shumë kujdes. Shqetësimi ynë është maksimal por duhet të shoqërohet me respektimin e masave anticovid nga ana e qytetarëve. Unë personalisht nuk kam thënë që mbajtja e maskës në ambientet e jashtme do të ulë raste. Për këtë numër të kufizuar të infektuarish, ajri nuk është transmetues i lartë. Është ende herët që të presim rezultatin e vendosjes së maskave në mjedis. Janë efikasiteti dhe efektiviteti. Duam që efikasiteti i vendosjes së maskës në ambientet e jashtme të jetë sa më i lartë. Dua ta ritheksoj, mjediset kryesore ku transmetohet ky virus janë vendet e mbyllura, shtëpi, lokale shkolla dhe në shtëpi”, tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infektohet me Covid edukatorja/ Mbyllet kopshti i fëmijëve në Peqin

Publikuar

-

Nga

Infektohet me Covid edukatorja/ Mbyllet kopshti i fëmijëve në Peqin

Një kopësht publik në Peqin është mbyllur pasi një edukatore ka rezultuar pozitive me Covid-19

Ndërkohë 10 punonjësve të tjerë i është bërë tamponi.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është konfirmuar me Covid-19 edhe një zyrtar i Ujësjellësit të Peqinit, raporton ABC news.

Gjithashtu sot  janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 302 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE