LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Populizmi i të djathtës, është rruga e duhur për ecjen përpara të Amerikës

12 Gusht 2020, 07:46, Blog CNA
Populizmi i të djathtës, është rruga e duhur për ecjen

Nga Ely Osborne ?American Greatness?

Për një kohë shumë të gjatë, Partia Republikane i ka shpërdoruar fuqitë e saj politike. Edhe pse askush nuk do ta mësojë këtë nga lajmet e mediave kryesore, apo nga mediat sociale, Amerika mbetet përgjithësisht një vend ?i qendrës së djathtë?.

Kultura popullore përhap vlerat progresive dhe mendimin liberal. Gjithsesi, një sondazh
i Gallup në vitin 2019, zbuloi se 72 për qind e amerikanëve e klasifikonin veten si ?konservatorë? ose ?të moderuar?. Ndërkohë, shtresa e mesme vazhdon që të zvogëlohet, ndërsa të ardhurat për më të pasurit vazhdojnë të rriten.

Qendra ?Pew Research? zbuloi se për herë të parë në mbi 50 vjet, shtresa e mesme nuk përbën më shumicën e popullatës amerikane. Të ardhurat e kësaj shtrese, ka rënë nga rreth 60 në gati 40 për qind gjatë së njëjtës periudhë.
Sipas Byrosë së Analizave Ekonomike, sektori i prodhimit jepte gati 30 për qind të PBB-së nominale në vitet 1950, ndërsa tani përbën vetëm rreth 10-15 për qind. Dhe kjo e dhënë është e rëndësishme, pasi sugjeron se një pjesë e konsiderueshme e vendit në mesin e shtresës punëtore dhe asaj të mesme, mund të ketë pikëpamje të moderuara deri konservatore, por pa pasur një përfaqësim të vërtetë.
Që të dyja partitë i kanë lënë pas dore këta amerikanë. Demokratët i kanë braktisur njerëzit e shtresës punëtore, në këmbim të joshjes përmes politikës së identitetit të elitave në Hollivud, ato akademike, dhe kompanive të mëdha të teknologjisë në Silicon Valley.

Republikanët i kanë shpërdoruar dekadat e fundit, duke hartuar marrëveshje të ?tregtisë së lirë?, dhe duke rindërtuar vendet anembanë globit, në një kohë kur shumë amerikanë të shtresës së mesme humbën vendet e tyre të punës, dhe panë shpërbërjen e komuniteteve të tyre.
Kapitalizmi është diçka fantastike, por pse një drejtues i një kompani të madhe duhet të fitojë miliona dollarë në ditë, ndërsa taksapaguesit amerikanë i subvencionojnë punonjësit e tyre përmes tollonave ushqimorë, dhe programeve të tjera të rrjetit të sigurisë sociale? Për më tepër, pse një kompani kineze, që shfrytëzon punën e fëmijëve, duhet të lejohet të shesë mallrat e saj në SHBA pa paguar asnjë taksë, ndërsa shitësit tanë ambulantë paguajnë si taksa një të tretën e fitimeve të tyre?

E përse cilësohet e drejtë të dërgosh dhjetëra miliarda dollarë në vende të tjera, por është ?liberale? ta investosh të njëjtën shumë parash mbi sistemin arsimor amerikan, kujdesin shëndetësor, apo transportin publik? Pse më të pasurit fitojnë më shumë gjatë një pandemie, ndërsa më të varfrit duhet të zgjedhin midis pagimit të qirasë së shtëpisë dhe blerjes së ushqimeve për të mbushur barkun me bukë?
Këto pyetje nuk kanë marrë kurrë përgjigje. Dhe Partia Republikane duhet t?i adresojë tashmë këto shqetësime, duke iu rikthyer vlerave të populizmit të krahut të djathtë. Ajo duhet ta mbështesë sloganin ?Amerika e Para? përmes politikave si mbrojtja e duhur e kufijve, kufizimi i emigracionit, mbajtja e burimeve në shtëpi në vend të dërgimit të tyre jashtë shtetit, dhe promovimin e industrisë amerikane.

Duhet pranuar se punët në industri, garantojnë stabilitet në strukturën ekonomike dhe sociale të vendit. Politikanët përmendin ?përvojën? dhe ?arritjet? e tyre si arsye për t?u rizgjedhur në detyrë. Por cilido që ka jetuar në Amerikën e shtresës së punëtoreve, e di se lidershipi i 30 viteve të fundit ka dështuar. Partia Republikane duhet të mbrojë mënyrën amerikane të jetesës, duke ndërtuar lagje të sigurta përmes mbështetjes së ushtrisë, zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të Amendamentit të Dytë, ndërsa duhet të promovojë vlerat judeo-kristiane të të qenit pro-jetës dhe familjes.

Liria është thelbësore për mbijetesën e republikës, por është po aq e rëndësishme që fëmijët të rriten në familje të qëndrueshme, dhe ku t?u mësohet dallimi mes së drejtës dhe të gabuarës. Republikanët duhet të refuzojnë korrupsionin, por të refuzojnë të ndikohen edhe nga kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe Uoll Striti.
Ata duhet të ndalin përpjekjet për të kënaqur gjigantët e mediave sociale, kompanitë shumëkombëshe dhe kompanitë farmaceutike. Ndërkohë, duhet të luftojnë për të mbrojtur të drejtat e lirisë së fjalës për qytetarët amerikanë në platformat e tyre, dhe të sigurohen që zgjedhësit e tyre të vazhdojnë të kenë punë cilësore në lagjet e tyre.

Janë njerëzit e thjeshtë ata që i çojnë republikanët në postet e larta dhe jo elitat, dhe politikat e tyre duhet ta pasqyrojnë këtë fakt. ?Xho Smith?, që ka bashkëshorten të ndërvarur nga droga dhe që së fundmi e humbi vendin e punës, nuk i intereson aspak që një shkollë u rindërtua në një vend diku në botë.
Ai madje nuk di as të përdorë si duhet internetin për të parë dokumentarin e ?Netflix?, ku elita amerikane ligjëron mbi politikën e identitetit dhe ?privilegjin? e tij. Ai është fokusuar vetëm tek pamundësia për të ushqyer vajzën e tij të vogël, dhe nuk arrin ta kuptojë se përse qendra e më e afërt e rehabilitimit, që është 1 orë larg shtëpisë së tij, i ka gjithnjë vendet e zëna për 3 muajt e ardhshëm.

Dhe kjo është një histori shumë e njohur për shumë njerëz. Duket sikur klasa politike në pushtet, është tërësisht e shurdhër ndaj ankesave të njerëzve të zakonshëm. Republikanët duan të luajnë me ?manualin?e vjetër, të cilin demokratët e kanë braktisur prej kohësh. Ndërsa republikanët shqetësohen për ?procedurën?, demokratët planifikojnë të anulojnë rregullat në fuqi, të zhdukin Kolegjin Zgjedhor, dhe të marrin nën kontroll sistemin gjyqësor, teksa na japin leksione mbi Kushtetutën, ndërsa e zbatojnë agjendën e tyre radikale në kurriz të amerikanëve të zakonshëm.

Nuk është më e pranueshme që republikanët të jenë ?demokratë të moderuar?, dhe dalëngadalë t?i lëshojnë terren të majtës. Është kjo arsyeja pse tani më shumë se kurrë, duhet të themelohet një krah i ri i të djathtës, që të frenojë turmën e liberaleve, dhe ta drejtojë këtë vend në drejtimin e duhur.
Amerika është një vend që ia vlen të mbrohet, dhe ka ardhur koha që një gjeneratë e re patriotësh të luftojnë kundër lëvizjes progresive që po përpiqet të marrë peng vendin. Presidenti Donald Trump, e ka ndryshuar ndjeshëm lidershipin e Partisë Republikane, por ai nuk do të jetë gjithmonë president.

Nëse Partia Republikane i kthehet sërish tregtisë të lirë dhe luftërave të kota me synim ndryshimin e regjimit, ajo do të zhduket për fare, dhe nëse ndodh kjo, e meriton atë fund. Në dekadat e shkuara përpara Trumpit, njerëzit e shtresës punëtore do të mbështesnin verbërisht demokratët, dhe republikanët nuk do të shqetësonin ndonjëherë për adresimin e shumicës së këtyre çështjeve. Por kohët po ndryshojnë, dhe ky është shansi i fundit që Partia Republikane ta shpallë veten si partia e njerëzve të zakonshëm, dhe të qeverisë ashtu siç e dëshiron mbështetjen e tyre./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga