Connect with Us

Pompeo “godet” Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Bota

Pompeo “godet” Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Pompeo "godet" Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kuptime një armik më të vështirë për t’u kundërshtuar sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë.

Zoti Pompeo u bëri thirrje vendeve kudo në Evropë që të bashkohen kundër Partisë Komuniste Kineze, për të cilën ai tha se përdor fuqinë ekonomike për të ushtruar ndikimin e saj në të gjithë botën.

“Ajo që po ndodh tani nuk është Lufta e Ftohtë Numër 2,” tha zoti Pompeo në një fjalim para senatit çek. “Sfida për t’i rezistuar kërcënimit të Partisë Komuniste Kineze është në disa kuptime shumë më e vështirë”.

“PKK është futur në ekonomitë tona, në politikat dhe në shoqëritë tona në mënyra që Bashkimi Sovjetik nuk mund ta bënte dot”.

Referenca për Luftën e Ftohtë vjen pas komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Londër muajin e kaluar, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të luftojnë me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi këtë vit për një varg çështjesh, përfshirë trajtimin e koronavirusit nga Pekini; çështjen e prodhuesit të pajisjeve të telekomit Huawei; pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut; dhe masat shtrënguese të Pekinit në Hong Kong.

Vizita e zotit Pompeo në Republikën Çeke, ish-pjesë e bllokut sovjetik deri në vitin 1989, shënon ndalesën e tij të parë të një turneu në Evropën Qendrore, për të diskutuar mbi sigurinë në fushën e kibernetikës dhe të energjisë.

LEXO EDHE:  Sa do të zgjasë kjo situatë?/ Rama flet për luftën reale ndaj armikut që nuk ka ilaç

Ai shfrytëzoi këtë rast për të kritikuar ndikimin rus dhe kinez duke lavdëruar zyrtarët çekë për qëndresën e tyre ndaj Pekinit vitin e kaluar. Zoti Pompeo përmendi përpjekjet e Republikës Çeke për të vendosur standarde sigurie në procesin e zhvillimit të rrjeteve 5G të telekomunikimit, pas paralajmërimeve të një enti qeveritar kundër përdorimit të pajisjeve të prodhuara nga Huawei i Kinës.

Në muajin maj, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Andrej Babis nënshkruan një deklaratë mbi sigurinë e rrjeteve 5G, por vendi nuk ka marrë një vendim të prerë për të ndaluar blerjen e teknologjisë së firmës Huawei. Presidenti çek Milos Zeman ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Kinën.

Zoti Pompeo tha se disa vendeve të Evropës do t’u duhet një kohë më e gjatë që të ndërgjegjësohen për kërcënimet, por tani ekziston një momentum pozitiv.

“Batica është kthyer (në Shtetet e Bashkuara), po ashtu siç e shoh edhe këtu në Evropë. Perëndimi po fiton, mos lejoni njeri që t’ju thotë se Perëndimi është në rënie,” tha ai.

“Ne kemi detyrimin t’u flasim njerëzve tanë qartë, hapur dhe pa frikë. Ne duhet të ndeshemi me guxim me çështjet komplekse dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku,” tha ai./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Edhe këtë herë ia hodha paq”/ Silvio Berluskoni fiton betejën me Covid

Publikuar

-

Nga

“Edhe këtë herë ia hodha paq”/ Silvio Berluskoni fiton betejën me Covid

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka lënë spitalin pasi qendroi 11 ditë i shtruar për shka të koronavirusit. Ai ka deklaruar se kjo ishte prova më e vështirë e jetës së tij.

“Edhe këtë herë ia hodha paq. Mbështetja që kam pasur këto ditë rreth meje më bëri të kaloja momentet e mia më të vështira”, ka thënë Berlusconi duke i bërë të gjithëve një apel për të mos nënvlerësuar rreziqet e këtij virusi të tmerrshëm.



Kujtojmë se ish-kryeministri u shtrua në spital dy ditë pasi doli pozitiv, më 3 shtator./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Mbi 300.000 të infektuar në 24 orë/ OBSH: Shmangni edhe prekjen me bërryla

Publikuar

-

Nga

Mbi 300.000 të infektuar në 24 orë/  OBSH: Shmangni edhe prekjen me bërryla

Në 24 orët e fundit është shënuar një record i ri lidhur me rastet me covid-19. Gjithsej janë regjistruar 307.930 raste të reja në botë, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë.

Sipas të dhënave të OBSH-së të vdekurit në 24 janë 5,500 duke shkuar në total 924,127 persona.



Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh me anë të një mesazhi në rrjetet sociale se tashmë njerëzit nuk duhet të takohen me njeri-tjetrin as me bërryl pasi ajo nuk ruan distancën për të shmangur ngjitjen e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Tre dekada mashtrime nga liberalët/ Ku gabuan elitat amerikane pas Luftës së Ftohtë

LEXO EDHE:  Engel i bën thirrje Pompeo-s/ Drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë

“Kur përshëndetni njerëzit, është më mirë të shmangni edhe prekjen me njëri-tjetrit me bërryla sepse kjo nuk ruan distancat. Mua më pëlqen të vendos një dorë në zemër për të përshëndetur njerëzit në këto ditë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Corona dhe BE/ Bashkë apo të ndarë kundër Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Corona dhe BE/ Bashkë apo të ndarë kundër Covid-19?

Në fillim të pandemisë, BE e pati të vështirë të gjejë një strategji të përbashkët. Ndërkohë po bashkëpunohet më shumë. E megjithatë BE i ka deri diku duart e lidhura.

Kur të takohen të hënën e të martën (14-15.09) anëtarët europianë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë diçka do të jetë ndryshe: Pandemia e detyron OBSH të zhvillojë takimin e parë virtual. Tema kryesore e takimit të shkurtuar, sigurisht pandemia e Coronës. Sipas të dhënave të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, (ECDC) në hapësirën europiane bashkë me Britaninë e Madhe ka më shumë se 2.500.000 vetë të testuar pozitivisht me virusin SARS-CoV-2 (gjendja e 13 shtatorit). OBSH e vlerëson solidaritetin e madh brenda vendeve europiane. “Kjo është vërtet impresionuese. Përkundër të gjitha gjasave madje edhe kur kufijtë ishin të mbyllur, kemi pasur shumë mbështetje”, thotë Dorit Nitzan, drejtoreshë e Emergjencës në Zyrën Rajonale të Europës për OBSH. Tek Europa për Organizatën Botërore të Shëndetësisë nuk renditet vetëm kontinenti, por edhe Azia Qendrore dhe Izraeli.

Fillimi me probleme

E parë nga jashtë në fillim solidariteti europian nuk ishte aq madh. Gati në mënyrë të njëanshme, Franca, Gjermania, dhe Zvicra ndaluan apo kufizuan eksportin e veshjeve mbrojtëse mjekësore. Tregu botëror atë kohë gati ishte bosh. Po ashtu pa ujdi mes tyre vendet e BE mbyllën kufijtë me fqinjët. “Ishin në të vërtetë vendet anëtare, që e frenuan Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian tek bashkëpunimi”, vlerëson eurodeputeti dhe zëdhënësi për çështjet e shëndetësisë i Partive Popullore Europiane, Peter Liese.

Problemi është se në BE për çështjet e shëndetit publik është çdo vend vetë përgjegjës . BE vetëm mund të mbështesë në këtë pikë. Vërtet që me ECDC ka një agjenci europiane të shëndetësisë, por ajo ka vetëm “kompetenca shumë të thjeshta”, thotë Liese. “Ata lejohen të bëjnë analiza, por përkundër autoriteteve kombëtare nuk mund të japin rekomandime.” Sipas Peter Liese, kjo ka për të ndryshuar. “Në javët e ardhshme do të ketë një propozim për forcimin e këtij institucioni.



Peter Liese, konservator europian dhe mjek vlerëson pozitivisht edhe bashkëpunimin aktual në luftimin e pandemisë. Pas një fillimi me probleme, gjendja “është dukshëm më e mirë”. Kur spitalet ishin të mbingarkuara, vendet europiane morën pacientë nga vende të tjera anëtare dhe dërguan ndihma apo personel mjekësor.”Ne kemi ndryshuar ligjet me qëllim që të ndihmohet pa burokraci”, thotë Liese. Edhe rregullat për verifikimin e vaksinave të reja janë ndryshuar, “me qëllim që kjo teknologji të futet shpejt në treg.”

LEXO EDHE:  Merkel me bagazh të rëndë në Kinë/ Temat e vështira që rëndojnë avionin qeveritar

LEXO EDHE:  Merkel me bagazh të rëndë në Kinë/ Temat e vështira që rëndojnë avionin qeveritar

Ndërkohë ka edhe tendera të përbashkët për veshjet mbrojtëse mjekësore apo vaksina, që BE do t’i sigurojë. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE në korrik pas diskutimesh të gjata vendosën krijimin e një fondi 750 miliardë euro për rimëkëmbjen. Por ende nuk ka një zgjidhje të përbashkët për zhvillimin e aplikacioneve paralajmërues kundër Coronës, dhe ato nuk funksionojnë në vende të tjera. Tani Parlamenti Europian ka përpara një detyrë: të miratojë një ligj për mbrojtjen nga katastrofat. Bëhet fjalë që Komisioni vetë të sigurojë materialet e duhura në rast katastrofe pa kaluar njëherë rruga nga vendet anëtare. Edhe një katalog kërkesash është pak para miratimit, ai synon të çlirojë Europën nga varësia e prodhimit të ilaçeve në Kinë apo Indi. “Ne duam të ndryshojmë kuadrin ligjor në mënyrë të tillë, që t’ia vlejë sërish prodhimi i ilaçeve në Europë”, thotë Liese.
Një rrugë e gjatë përpara

Fillimi i verës ishte një moment i shkurtër pauze. Nga korriku shifrat e Coronës po rriten kudo. Ndërkohë ka ditë, ku në hapësirën ekonomike europiane dhe Britaninë e Madhe ku shënohen më shumë infeksione të reja se në një ditë të vetme në prill, edhe nëse kjo lidhet me shtimin e testimeve. Franca ka kaluar kufirin e 10.000 infeksioneve në ditë. Të dielën kancelari austriak, Sebastian Kurz bëri fjalë “për fillimin e valës së dytë”.

Drejtoresha e OBSH për Europën, Dorit Nitzan është e shqetësuar, se me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit sërish mund të kemi kufizimin e jetës publike deri në një “lockdown” të dytë. “Kjo do të dëmtojë këdo. Kemi mësuar gjatë pandemisë, se shpëtimi i jetës dhe mbrojtja e bazës jetësore shkon dorë për dorë.” Kurse politikani europiane Peter Liese është realist. “Na duhet të përgatitemi për kohë të vështira.” Prandaj BE duhet të jetë e bashkuar. “Po qe se secili bën çfarë do, dhe njerëzit nuk e kuptojnë këtë, atëherë kjo shkakton pasiguri.” Liese kritikon faktin që Hungaria ka mbyllur kufijtë për shumë europianë, por çekët lejohet të udhëtojnë, megjithëse edhe aty infeksionet janë shtuar. “Secili prej nesh është përgjegjës për të mbrojtur personat e rrezikuar”, mendon Dorit Nitzan. Sipas saj disa e marrin me mendjelehtësi infektimin, duke injoruar edhe pasojat afatagjata të pandemisë. “Shqetësohem, kur shoh që njerëzit protesojnë kundër masave të mbrojtjes. Më shqetëson, kur dëgjoj, që presim të krijohet imuniteti i tufës, apo që pandemia nuk ekziston.”

LEXO TE PLOTE