LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia kontrolle të rrepta me radar/ Bën kërdinë me gjoba dhe heqje patentash

12 Gusht 2020, 13:35, Kronika CNA
Policia kontrolle të rrepta me radar/ Bën kërdinë me gjoba

Policia Rrugore e Tiranës, ka kryer kontrolle me radar, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar shpejtësi deri në 183 km/h në kulmin e trafikut në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur mbikalimi i Gërdecit.

Njëkohësisht kontrollet kanë vijuar edhe me drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shkelje të ndryshme, për të cilat në ligj parashikohet masa plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 9 drejtues motomjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, ka vijuar të ushtrojë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt apo bëjnë shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

Nga verifikimet në terren, gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë kapur në kushtet e flagrancës 9 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. K., I. K., R. O dhe T. B.Si edhe janë proceduar penalisht shtetasit A. R., M. I., S. Z., S. I., G. D. dhe A. S. Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat të lejuara, 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.
Janë vendosur 88 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 69 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 43 për parakalime të gabuara dhe 18 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor./CNA.al

Lajmet e fundit nga