Connect with Us

Operacion i befasishëm gjatë natës në Peqin/ Policia në përpjekje për të kapur të kërkuarin Talo Çela

Kronika

Operacion i befasishëm gjatë natës në Peqin/ Policia në përpjekje për të kapur të kërkuarin Talo Çela

Publikuar

-

Operacioni i befasishëm gjatë natës në Peqin/ Policia në përpjekje për të kapur të kërkuarin Talo Çela

Gjatë mbrëmjes së kaluar forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion policor në qytetin e Peqinit për kapjen e Talo Çelës.

Çela, 49-vjeç, me origjinë nga Elbasani, është shpallur në kërkim në vitin 2019 si i dyshuar në pjesëmarrjen e grabitjes famëkeqe të 6.2 milion eurove në Aeroportin e Rinasit.

Gjithashtu Çela është shpallur në kërkim edhe për vrasjen e dy vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj, në 27 prillin e këtij viti në Durrës. Dyshohet se Çela kishte konflikt me dy vëllezërit pasi u kishte lënë atyre një shumë parash për t’i ruajtur, por që nuk ia kthyen më.

LEXO EDHE:  “I kanë vënë armën Robert Budinës”/ Kalaja: Ishin anëtarë të bandave, të mirëpaguar, të veshur si polic

Kujtojmë se më herët, për arrestimin e Talo Çelës kanë dështuar tre operacione./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Publikuar

-

Nga

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy vajzave mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas asaj që raporton ABC news, mësohet se Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit.



Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Janë identifikuar dy vajzat që humbën jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin tragjik në autostradën Elbasan-Tiranë.

Viktimat janë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Burime policore  nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti  me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra bashkë me Nevina Garunja që ndodhen në spital.



Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja që humbën jetën ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një ‘Benz’.

LEXO EDHE:  Vrasja e Kostantinos Kacifas/ Ish-ministri del në mbrojtje të RENEA-s

LEXO EDHE:  “I kanë vënë armën Robert Budinës”/ Kalaja: Ishin anëtarë të bandave, të mirëpaguar, të veshur si polic

Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele është Behar Pema i cili tashmë është vëne në prangat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, është vënë në prangat e policisë.

Mësohet se ai është shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, në gjendje të dehur.



Sipas testit të alkoolit rezultoi  në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

LEXO EDHE:  Vrau aksidentalisht vëllain me armë zjarri/ Zbardhen detajet

LEXO EDHE:  Me shpejtësi ekstreme 223 km në orë/ Shokohet Policia

Ishte pikërisht 58-vjeçari që përplasi nga pas makinën tip ” Volkswagen’ , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE