LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OFL “hedh grepat” në Lezhë dhe Kurbin/ Kush janë katër “shënjestrat” e radhës

12 Gusht 2020, 10:44, Kronika CNA
OFL “hedh grepat” në Lezhë dhe Kurbin/ Kush janë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
K. L., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale ?Vjedhja me pasojë vdekjen?, kryer në bashkëpunim;
M. Ll., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale ?Vrasja me paramendim?;
A. S., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale ?Trafikim i narkotikëve?;
A. N., banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ?Trafikimi i narkotikëve? dhe ?Grupi i strukturuar kriminal?.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të

OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

Lajmet e fundit nga