Connect with Us

Ndoka nxjerr emrat e disa kandidatëve të Bashës/ I krahason me Rilindjen: E majta mjerane

Politikë

Ndoka nxjerr emrat e disa kandidatëve të Bashës/ I krahason me Rilindjen: E majta mjerane

Publikuar

-

Ndoka nxjerr emrat e disa kandidatëve të Bashës/ I krahason me Rilindjen: E majta mjerane

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka konfirmuar disa prej emrave të kandidatëve të Partisë Demokratike në disa qarqe të vendit.

Ndoka deklaron se në Shkodër do të kandidojë Romeo Gurakuqi, në Lezhë Aldo Bumçi, në Elbasan Edmond Spaho, në Gjirokastër Tritan Shehu, në Korçë Valentina Duka dhe në Vlorë Agron Shehaj.

Kreu i PDK-së krahason kandidatët e PD-së me ata të mazhorancës dhe thotë se e djathta është humane , ndërsa e majta është e përgjegjshme dhe mjerane.

“E djathta humane, e majta mjerane! E djathta kryeson listat me profesorë dhe politikanë karriere, në Shkodër profesor Gurakuqi, në Lezhë Aldo Bumçi, në Elbasan profesor Spaho, në Gjirokastër doktor Shehu, në Korçë profesoreshë Valentina Duka, i vetmi biznesmen që kryeson listën në Vlorë Agron Shehaj, i cili vjen nga një kulturë europiane e të bërit biznes, i suksesshëm dhe i talentuar. Sot, pa bujë dhe ceremoni i dhuron sërish sistemit shëndetësor pajisje që shpëtojnë jetë, gjest civilizues, human dhe njerëzor.

Çfarë solli e majta dhe ku është sot?! E zhytur në korrupsion e deri në afera anti-njerëzore, korrupsion me jetën e qytetarëve, korrupsion tek Ministria e Shëndetësisë, me tendera sekret dhe abuziv deri në krim njerëzor. Një deputet përfiton nga pandemia dhe karantina e detyrueshme, në hotelet e tij. Një tjetër me spitalet artificiale COVID-3, KM që menaxhon edhe fatkeqësitë kombëtare, tërmet dhe pandemi, me miqtë e tij të partisë, për t’i përdorur nesër në fushatë kundër Opozitës dhe vullnetit të qytetarëve.

LEXO EDHE:  “Kim ka informacion për lidhjet e Ramës me krimin”/ Ndoka: Kryeministri do jetë Non Grata për BE nëse…

Këto janë dy modelet që demonstrohen sot publikisht: një e djathtë humane dhe e përgjegjshme, përballë “Rilindjes” shartim i së majtës, që prodhon korrupsion, krim e papërgjegjshmëri. Dallimin këtu nuk e bëjnë vetëm detajet, por fryma, qëndrimet dhe veprimet e palëve. Çfarë do mbjellësh, do të korrësh, ndaj Rama sot po provon hidhur shijen e sondazheve, produkt i “frutave” që ai mbolli për vite me keq-qeverisjen e tij! Mëkatet e keq-qeverisjes, korrupsionit, drogës, krimit, trafikut, do paguhen një ditë, nesër gjykim me votë dhe pasnesër me drejtësi”, shkruan Ndoka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. genti

    12 Gusht, 2020 at 7:56 pm

    parazit politik si trecereku dmth

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama në Athinë, në tryezë me Mitsotakis çështja e detit

Publikuar

-

Nga

Rama nesër në Athinë/ takim “kokë më kokë” me kryeministrin grek Mitsotakis

Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të takohet sot në mbrëmje në Athinë me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin është parashikuar një darkë pune.

Zoti Rama ndodhet në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të organizuar nga Qeveria greke dhe revista The Economist. Takimi i mbrëmjes me kryeministrin Mitsotakis, vjen në një moment kur Greqia ka deklaruar se synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në detin Jon deri në 12 milje.

Vendimi i saj rihapi debatet e vjetra mbi një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për përcaktimin e kufijve detarë dhe zonave ekonomike eskluzive. Kryeministri Rama foli për një të drejtë që Greqisë I njihet nga Konventat ndërkombëtare, duke saktësuar se ajo nuk ka lidhje me përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.



Pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së firmosur në vitin 2009, Tirana dhe Athina, rinisën bisedimet dy vjet më parë, si pjesë e një pakete çështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve. Kryeministri Rama ka deklaruar se bisedimet për çështjen e detit janë ndërprerë, pas ardhjes në pushtet të qeverisë së kryeministrit Mitsotakis. Një gjë të tillë e konfirmoi pak ditë më parë dhe vetë kreu i qeverisë greke, ndërsa njoftoi se çështja e detit do të jetë temë e bisedimeve Të mbrëmjes së sotme me zotin Rama.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Kryesisë së PS/ Spiropali: Nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën

LEXO EDHE:  Për Mesilën, Partinë dhe Çakejtë

Vizita e kryeministri shqiptar në Athinë, u parapri në fundjavë nga një takim që ai pati në Turqi me presidentin turk Tayp Erdogan, vendi i të cilit është përfshirë në një përplasje të hapur me Greqinë, pikërisht për ujërat detare që dy vendet ndajnë me njëri tjetrin./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta thirrje Këshillit Politik/ Realizoni sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Meta: Nuk shqetësohem për shkarkimin, por për pasigurinë në vend

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ecurinë e mbledhjeve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Meta deklaron se Këshilli Politik duhet të gjejë konsensus dhe të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan ai në rrjetet sociale.



Kujtojmë se mbledhja e djeshme e Këshillit Politik u shoqërua me debate nga palët politike, pasi opozita kërkoi të mos preken koalicionet parazgjedhore dhe hapje të lista 100%.

LEXO EDHE:  “Është taktikë politike”/ Patozi zbulon lojën e Ramës

LEXO EDHE:  Kapja e milionave në Durrës/ Nard Ndoka zbardh skenarin e opozitës

Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri i PS-së ngriti akuza se opozita po tenton të vonojë procesin e implementimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Sot opozita e Lulzim Bashës kërkoi që Këshilli Politik të mblidhet sërish nesër për të diskutuar mbi implementimin e ndryshimeve kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbardhen emrat e Bashës për anëtarë të KQZ

Publikuar

-

Nga

Zbardhen emrat e Bashës për anëtarë të KQZ

Partia Demokratike ka nisur kandidaturat për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

CNA.al ka zbardhur tre emrat e Bashës për anëtarë të KQZ: Hysen Osmanaj, Haki Mustafa dhe Arben Xhiku.
Në listën e propozuar janë shumë emra por deri tani këta të tre kanë dërguar letrat për llogari të PD.

Hysen Osmanaj ka qenë Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për qarkun e Kukësit në vitin 1995-1996.
Osmanaj gjithashtu ka qenë anëtar i KQZ-së që prej vitit 2012. Në vitin 2016 ai u zgjodh zv/kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.



Hysen Osmanaj

Haki Mustafa u emërua drejtor i OSHEE pas marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017.
Mustafa ishte ndër pesë drejtorët e rinj që erdhën në institucionet kyçe për të shmangur pjesëmarrjen e administratës në fushatë elektorale.

LEXO EDHE:  Për Mesilën, Partinë dhe Çakejtë

LEXO EDHE:  Kush do ta rivalizojë Lali Erin nga opozita?

Haki Mustafa

Emri i tretë i propozuar është Arben Xhiku me profesion inxhinier, ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe  ish-anëtar i KQZ-së në vitin 1996. Në vitin 2005 kryesia e PD-së vendosi emrin e Arben Xhikut në garën për kreun e degës së Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE