Connect with Us

Mjeku i QSUT-së thirrje të fortë qytetarëve/ Covid-19 është kërcënim real, mos shkoni në festa

Shëndeti

Mjeku i QSUT-së thirrje të fortë qytetarëve/ Covid-19 është kërcënim real, mos shkoni në festa

Publikuar

-

Mjeku i QSUT-së thirrje të fortë qytetarëve/ Covid-19 është kërcënim real, mos shkoni në festa

Mjeku i QSUT-së Ilir Allkja ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët, duke marrë shkas nga festat dhe dasmat që po zhvillohen në kohë pandemie.

Në një postim në rrjetet sociale, Allkja deklaron se COVID-19 nuk është legjendë, por është një kërcënim real, ndaj i kërkon qytetarëve të kujdesen për veten.

Mjeku thekson se shëndetin duhet ta ruajmë për veten dhe jo për qeverinë, pasi tregon se ka shumë qytetarë që luftojnë çdo ditë me jetën.

“Nga shumë të njohur kam mësuar se në Tiranë, por edhe nëpër rrethe organizohen dasma,fejesa e festa fshehurazi, në mënyrë që të ruhen nga gjobat e qeverisë! Të dashur miq, jeta dhe shëndeti është gjëja më e shtrenjtë që kemi! Gjithçka shkon e vjen dhe ne sido që të na venë punët ngushëllohemi me shprehjen: Të kemi jetën, të kemi shëndetin, themi. Shëndetin ne nuk e kemi e as e ruajmë për qeverinë por për vete, prandaj jetën dhe shëndetin duhet t’a ruajmë si gjënë më të shtrenjtë!

LEXO EDHE:  Tërmeti i fortë pas mesnate/ Sizmiologu qetëson qytetarët: Nuk ka vend për shqetësim

Distancimi fizik është i domozdoshëm për t’u mbrojtur nga infeksioni i COVID-19! COVID-19 nuk është legjendë, por është një kërcënim real! Unë personalisht vizitoj çdo ditë të sëmurë me COVID-19, të cilët luftojnë çdo ditë me jetën duke sfilitur mes dhimbjeve, temperaturës që nuk zbret, shtrëngimeve të forta të gjoksit e shumë shqetësimeve të tjera! Miq, evitoni festat, grumbullimet, takimet! Jeta një herë të vjen!”, shkruan ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Zbulohet testi i urinës që tregon nëse dieta që po mbani është e shëndetshme

Publikuar

-

Nga

Zbulohet testi i urinës që tregon nëse dieta që po mbani është e shëndetshme

Urina juaj përmban një ‘gjurmë gishtash unike’ që mund të zbulojë cilësinë e marrjes tuaj të ushqimit dhe metoda e re e testimit do të thotë që njerëzit nuk do të kenë nevojë të shqetësohen për regjistrimin e dietave të tyre në letër ose në aplikacione.

Dëshironi të kontrolloni nëse dieta juaj është e shëndetshme dhe a përshtatet mirë me metabolizmin tuaj ? Epo, shkencëtarët e Imperial College London, në bashkëpunim me dy universitete në Sh.B.A, Northwestern dhe Illinois dhe Murdoch në Australi, kanë dalë me një provë pesë minutëshe që mund t’ju japë përgjigjet.

E gjitha që përfshin është një ekzemplar i urinës.Si një bonus, testi mund t’ju pajisë gjithashtu me “shenjën e gishtit” të urinës suaj, thotë Kate Wighton, Komunikime dhe Çështje Publike në Imperial College London.Kjo është një ide e re dhe mund të ketë zbatime në mjekësi dhe drejtësi.

LEXO EDHE:  Tërmeti i fortë pas mesnate/ Sizmiologu qetëson qytetarët: Nuk ka vend për shqetësim



Gjurma e gishtit është në formën e 46 metabolitëve të ndryshëm të sekretuar nga veshka dhe u ekzaminua në urinën e 1,848 njerëzve në SH.B.A.

LEXO EDHE:  A është gërhitja me të vërtetë aq e keqe?

Metabolitet janë produkte të mbeturinave nga metabolizmi i karbohidrateve, proteinave, yndyrnave dhe sheqernave. Duke matur metabolitët në urinën tuaj, shkencëtarët mund të marrin një ide të mirë të asaj që keni ngrënë dhe të vlerësojnë nëse është e mirë për ju.

Për shembull, studiuesit gjetën disa metabolite të lidhura me marrjen e alkoolit, ndërsa të tjerët ishin të lidhur me ngrënien e frutave agrume, fruktozës (sheqer frutash), glukozës dhe vitaminës C.Të tjerët ishin tregues të mishit, pulës dhe kalciumit, dhe disa ishin të lidhur me kushte si mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut ./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimi/ Ndryshimet tek rrahjet e zemrës në 24 orë, zbulojnë nëse një person është apo jo në depresion

Publikuar

-

Nga

Studimi/ Ndryshimet tek rrahjet e zemrës në 24 orë, zbulojnë nëse një person është apo jo në depresion

Për herë të parë mjekët, kanë arritur të tregojnë se matja e ndryshimeve në rrahjet e zemrës në 24 orë, mund të tregojë me besueshmëri të madhe nëse dikush është apo jo në depresion. Në terma praktikë, kjo mund t’u japë ekspertëve një “paralajmërim të hershëm” objektiv të një depresioni të mundshëm, si dhe një tregues të shpejtë, nëse një lloj kure është duke funksionuar apo jo.

Ky zbulim, i hap rrugën një trajtimi më të shpejtë dhe të përgjegjshëm të pacientëve. Duke prezantuar rezultatet e këtij studimi pilot në kongresin virtual ECNP, studiuesja kryesore dr. Karmen Shivek e Universitetit Gëte në Frankfurt të Gjermanisë tha:Me fjalë të thjeshta studimi ynë pilot, sugjeron që duke matur thjesht rrahjet e zemrës për 24 orë, ne mund të themi me 90 për qind saktësi nëse një person është aktualisht në depresion apo jo”.

Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh, se rrahjet e zemrës janë të lidhura me depresionin. Por deri më tani, ata nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë saktësisht se si lidhet njëra me tjetrën. Pjesërisht, kjo për shkak se ndërsa rrahjet e zemrës mund të luhaten shpejt, depresioni dhe mbërrin dhe ikën pas një periudhë më të gjatë, me shumicën e trajtimeve që kërkojnë muaj për të filluar efektin.

Kjo e bën të vështirë vëzhgimin, nëse ndryshimet në gjendjen depresive mund të lidhen ose jo me rrahjet e zemrës. “Dy elementë të rinj në këtë studim, ishin regjistrimi i vazhdueshëm i rrahjeve të zemrës për disa ditë dhe netë, dhe përdorimi i ketaminës së re antidepresive, që mund të zhdukë depresionin pak a shumë në çast.

Kjo na dha mundësinë të shohim që rrahjet mesatare të zemrës në kushte qetësie, mund të ndryshojnë krejt papritur për të pasqyruar ndryshimin e humorit”- thotë Shivek. Ketamina ka një histori të gjatë si anestetik, por edhe si një drogë e përdorur nëpër festat e mbrëmjeve. Por në dhjetor të vitit të kaluar, ajo u licensua për të trajtuar depresionin në forma të rënda në Evropë, pasi ishte futur në përdorim në SHBA disa muaj më parë.

Barnat tradicionale kundër depresionit, mund të kërkojnë disa javë për të dhënë njëfarë efekti. Ndërkohë ketamina ka një veprim të shpejtë, me rezultate që shpesh shihen disa minutash. Siç thotë Karmen Shivek:”Ne e dinim se diçka po ndodhte midis rrahjeve të zemrës me çrregullimet psikiatrike, por nuk e dinim se çfarë ishte kjo lidhje, dhe nëse ajo do të ishte e natyrës klinike.

LEXO EDHE:  Ilir Meta uron shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë



Në të kaluarën studiuesit kishin treguar që pacientët në depresion, kishin vazhdimisht ritme më të larta të rrahjeve të zemrës. Por për shkak të kohës që duhet për të trajtuar depresionin, kishte qenë e vështirë të ndiqej kjo lidhje. Por kur kuptuam që ketamina sjell një përmirësim të shpejtë të humorit, e kuptuam se mund ta përdorim atë për të kuptuar lidhjen midis depresionit dhe rrahjeve të zemrës”.

LEXO EDHE:  Deklarata “bombë”/ Veliaj frekuentues i festave me gay

Dr.Shivek e kreu studimin me grupin “Mind Body Research” në Luven të Belgjikës, bashkë me dr.Stefan Klaes si studiuesin kryesor. Ekipi punoi me një grup të vogël prej 16 pacientësh me çrregullime të mëdha depresive, ku askush prej tyre nuk kishte pasur përmirësim  me kurat normale.

Ata matën rrahjet e zemrave të tyre për 4 ditë dhe 3 net, dhe më pas vullnetarëve me depresion iu dha ose trajtim me ketaminë ose një placebo. “Sikurse prisnim, ne zbuluam që ata me depresion kishin edhe rrahje zemre më të shpejta, dhe një ndryshim më të ulët të normës së tyre.

Mesatarisht, ne pamë që pacientët me depresion kishin të rrahura afërsisht 10 deri në 15 rrahje në minutë më të larta se sa gripi i kontrollit. Pas trajtimit me ketaminë, ne matëm sërish rrahjet e zemrës dhe zbuluam se si shkalla ashtu edhe luhatja e rrahjeve të zemrës së pacientëve në depresion, kishte ndryshuar për të qenë më afër normës”- tha ajo.

Gjetja më e habitshme, ishte që shkencëtarët ishin në gjendje t’i përdornin rrahjet e zemrës në 24-orë si një “biomarker” për depresionin. Ritmet e zemrës u matën duke përdorur një mini-EKG të maskuar. Të dhënat u dërguan në një program të Inteligjencës Artificiale, që ishte në gjendje të klasifikonte gati të gjitha testet dhe pacientët si në depresion, ashtu edhe të shëndetshëm.

“Normalisht rrahjet e zemrës janë më të larta gjatë ditës dhe më të ulëta gjatë natës. Interesant është fakti, që rënia e rrahjeve të zemrës gjatë natës është më e dobët në rastin e personave në depresion. Kjo duket të jetë një mënyrë për të identifikuar pacientët, që janë në rrezik të zhvillojnë depresion ose për t’iu rikthyer”- thotë Karmen Shivek./ atchnews.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Publikuar

-

Nga

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Çudirat në spitalet shqiptare duket se nuk kanë të sosur. Ndonëse duhet të jenë kryefjala e shëndetit, brenda ambienteve të Spitalit të Traumës, mund të blesh pa asnjë problem edhe cigare.

Nuk bëhet fjalë për shitës ambulant, që jemi mësuar të shohim rëndomë, teksa futen lirisht në dhomat e pacientëve, duke ofruar nga produktet ushqimore, tek ato kozmetike.



Në makinetat e vendosura në secilin repart të këtij spitali, mes pijeve dhe produkteve të tjera, shiten edhe cigare, ku mund të blejë kushdo.

LEXO EDHE:  Tensionet në protestë/ Meta thirrje për vetëpërmbajtje

LEXO EDHE:  Jetojnë deri në 150 vite /Ja si ushqehet komuniteti  më jetëgjatë e botës

CNA.al. sjell edhe disa foto që pasqyrojnë situatën në Spitalin Universitar të Traumës i cili përballon më shumë se 42 mijë urgjenca traumash në vit dhe mbi 6000 shtrime nga e gjithë Shqipëria./CNA.al

LEXO TE PLOTE