LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajm i mirë nga Gjermania/ Vaksina kundër koronavirusit, gati në vjeshtë

12 Gusht 2020, 15:52, Politikë CNA
Lajm i mirë nga Gjermania/ Vaksina kundër koronavirusit, gati në

Instituti i lartë i Gjermanisë për sëmundje infektive (RKI) ka rritur shpresat se deri në vjeshtë të këtij viti, vaksina Covid-19 do të jetë gati.

“Parashikimet paraprake tregojne që disponueshmëria e një ose disa vaksinave të duket e mundur deri në vjeshtë të vitit 2020,” tha Instituti Robert Koch, por paralajmëroi se mund të duhet më shumë për ta vënë pandeminë nën kontroll, shkruan DW.

Në një artikull të titulluar “Pandemia në Gjermani në muajt e ardhshëm” RKI paralajmëroi se ndikimi i çdo vaksine mund të shikohet nga mutacionet virale ose ndërlikimet që lidhen me imunitetin e zgjatur.

Ky lajm i mirë nga RKI vjen në kohën kur në Gjermani numri i infeksioneve është në rritje.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u bëri thirrje qytetarëve të mbeten vigjilentë, pasi këtë të mërkurë, vendi regjistroi dhe shifrën më të lartë të infeksioneve që nga 9 maji./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga