Connect with Us

Hong Kong, lirohet me kusht manjati i medias

Bota

Hong Kong, lirohet me kusht manjati i medias

Publikuar

-

Hong Kong, lirohet me kusht manjati i medias

Manjati i medias pro-demokracisë, Jimmy Lai u lirua me kusht pas arrestimit të tij të hënën, një zhvillim që çoi në një shfaqje publike të mbështetjes ndaj kritikut të hapur të Pekinit.

Ndërsa themeluesi i gazetës “Apple Daily” po largohej nga rajoni i policisë me një makinë tip benc mercedez, ai përshëndeti turmën e njerëzve nga sedilja e pasagjerit, duke ngritur dy gishtat e mëdhenj të dorve në shenjë miratimi. Njerëzit që prisnin lirimin e zotit Lai, valvisnin kopje të gazetës se tij dhe brohorisnin, “mbështesni Apple-n deri në fund!”

Gazeta e Jimmy Lai, “Apple Daily”, në një postim në twitter shkruante se manjati i medias u kthye në zyrë të martën në mëngjes dhe falënderoi lexuesit për “mbështetjen”.

Reagimet pas arrestimit të manjatit të medias

Sulmet kundër aktivistëve pro-demokracisë në Hong Kong morën një kthesë tejet publike këtë javë. Autoritetet arrestuan në prani të kamerave televizive pronarin e një tabloidi ndërsa ndodhej në ambjentet e gazetës. Rasti u kritikua gjerësisht duke u cilësuar si një sulm ndaj fjalës së lirë.

Gazeta “Apple Daily” në Hong Kong u hap të martën me titullin: “Apple Daily duhet të luftojë”.

Judy Do, e cila tregton gazeta në një tezgë në rrugë, thotë se pas ngjarjes shitjet e gazetës u rritën.

“Lajmi i djeshëm bëri që çdo i ri të ketë dëshirë të lexojë “Apple Daily-n”. Edhe ata që nuk blejnë gazeta”, thotë ajo.

Titulli provokues vjen pas arrestimit nga autoritetet të pronarit të gazetës dhe manjatit të medias Jimmy Lai, i cili të hënën u bë i arrestuari i profilit më të lartë sipas një ligji të ri mbi sigurinë të miratuar nga Kina.

LEXO EDHE:  Lirohet nga Gjykata e Lartë ish-drejtori i Tatimeve

Në një konferencë shtypi në Pekin ministri i Jashtëm kinez vlerësoi zbatimin e ligjit nga autoritetet e Hong Kongut, një ligj që qeveria thotë se ka në shënjestër ata që dyshohen për përpjekje për shkëputje, terrorizëm apo komplot. Blerësit e gazetës “Apple Daily” thonë se ligji i ri është vetëm mburoja për të shtypur zërat pro-demokracisë në Hong Kong.

“Ambjentet e gazetës u bastisën nga një numër i madh oficerësh policie. Kjo situatë është shumë e rëndë dhe nuk duhet të kishte ndodhur. Në mbështetje të “Apple Daily-t”, mora një taksi dhe erdha menjëherë në redaksinë e lajmeve të gazetës”, thotë Calvin Jor, përkrahës i “Apple Daily-t”.

“Dje policia ndërhyri brutalisht tek liria e shtypit. Të gjithë banorët e Hong Kongut me ndërgjegje duhet ta mbështesin “Apple Daily-n” si dhe të mbështesin Hong Kongun”, thotë Kim Yau, përkrahëse e “Apple Daily-t”.

Autoritetet ndaluan 71 vjeçarin Jimmy Lai nën dyshimet për komplot me forcat e huaja, një akuzë që mund të çojë në dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Ligji kinez mbi sigurinë kombëtare u miratua në qershor. Vendet perëndimore e kanë dënuar atë. “Apple Daily” u shtyp në më shumë se 500 mijë kopje të martën, pesëfishi i kopjeve që gazeta shtyp zakonisht në një ditë./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA-ja nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes

Publikuar

-

Nga

SHBA-ja nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes

Udhëheqësi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe udhëheqësja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, kanë nënshkruar të martën letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave do të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes, që do të lidhë Nishin me Prishtinën.

Ky zotim ka qenë një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillim ekonomik dhe integrim rajonal, duke lidhur Nishin me Prishtinën. Po ashtu do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re dhe transformuese të këtyre dy vendeve fqinje”, ka thënë Boelher.

Reed, në anën tjetër, ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“E përgëzoj punën e presidentit (amerikan, Donald) Trump dhe gjithë administratën e tij për këtë marrëveshje historike”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:  Lirohet nga Gjykata e Lartë ish-drejtori i Tatimeve

LEXO EDHE:  Ulja në tryezë e pozitë-opozitës.../ Andi Përmeti: Ndryshimi i sistemit, kusht për votimin e Reformës!

Delegacionet e këtyre dy trupave është thënë se do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më vonë gjatë këtij muaji, për të çuar përpara punën për Autostradën e Paqes dhe projekte tjera.



Përveç kësaj, është konfirmuar se Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar do të hapë edhe zyrën e saj në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se ky njoftim përbën lajm të mirë, meqë përmes tij do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania pritet të pranojë 1,500 refugjatë nga ishujt grekë

Publikuar

-

Nga

Gjermania pritet të pranojë 1,500 refugjatë nga ishujt grekë

Gjermania planifikon të ofrojë strehim për 1,500 migrantë që aktualisht janë në ishujt grekë, kanë thënë disa burime qeveritare për agjencinë e lajmeve AFP, ndërkohë që çështja e ndjeshme e migrantëve është përfshirë sërish në agjendën politike të Bashkimit Evropian, pasi një zjarr ka shkatërruar një kamp të stërngarkuar të migrantëve në ishullin grek Lesbos.

Rreth 12,000 ish-banorë të kampit Moria në Greqi janë duke jetuar aktualisht në ndërtesa të braktisura, apo rrugë, pasi kampi është shkatërruar më 8 shtator.

Teksa rritet presioni ndaj bllokut evropian për ta bërë punën e tij, Berlini veçse i është bashkuar iniciativës evropiane për të strehuar 400 fëmijë të pashoqëruar të këtij kampi.

Mirëpo përveç 150 fëmijëve tjerë, Gjermania po ashtu planifikon të mirëpresë familjet me fëmijë që tashmë kanë siguruar statusin e refugjatit dhe mund të mos jenë nga kampi Moria, është cituar një plan i miratuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.

LEXO EDHE:  Nipi i Dritan Hoxhollit zbulon lidhjet/ “Bledar Toçi nipi i ish-deputetit socialist, u lirua me urdhër të Ramës”

LEXO EDHE:  Lirohet nga Gjykata e Lartë ish-drejtori i Tatimeve

Ky plan është thënë të jetë krijuar pasi qytetet gjermane i kanë bërë thirrje Berlinit që të bëjë më shumë.



Qeveria e Merkelit ka insistuar se duhet të gjendet një zgjidhje evropiane për këtë çështje në vend të individualitetit.

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë në Athinë, teksa ka takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, se BE-ja duhet të ofrojë “përgjigje të fuqishme dhe efikase” për problemin e migrimit.

Greqia është duke rritur përpjekjet për të krijuar strehim të përkohshëm, ndërkohë që banorët lokalë janë duke u përgatitur për mbajtje të protestave kundër migrimit.

Të martën, ministria greke për Migrim ka thënë se rreth 800 banorë të kampit Moria janë strehuar në vendbanime të përkohshme në Lesbos.

Prej tyre, 21 kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus, ka thënë kjo ministri.

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump organizon ceremonitë e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Emirate-Bahrein

Publikuar

-

Nga

Presidenti Donald Trump pritet të udhëheqë ceremonitë e nënshkrimit të marrëveshjeve historike diplomatike mes Izraelit dhe dy vendeve arabe të Gjirit që mund të paralajmërojnë një ndryshim dramatik në dinamikat e Lindjes së Mesme dhe t’i japin atij një shtysë përpara për zgjedhjet e nëntorit. Në një ceremoni të martën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump do të presë më shumë se 700 mysafirë të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjeve mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se ky rast do të theksojë aftësitë e zotit Trump si paqebërës në kulmin e fushatës së tij për rizgjedhje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrat e Jashtëm të Emirateve dhe Bahreinit do të nënshkruajnë marrëveshjet para të pranishmëve, mes të cilëve përfaqësues nga trupi diplomatik në Uashington, por edhe personalitete të tjera nga përtej oqeanit. Në ceremoni janë ftuar edhe disa demokratë të Kongresit, të cilët kanë ofruar mbështetje në heshtje për këto marrëveshje.

Përveç marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara nga Izraeli, Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini, përfaqësuesit e të tre vendeve do të nënshkruajnë një dokument trepalësh, thanë zyrtarët. Marrëveshjet janë quajtur “Marrëveshjet e Abrahamit” për nder të patriarkut të tre feve kryesore monoteiste të botës. Presidenti Trump pritet të nënshkruajë si dëshmitar. Marrëveshjet nuk u japin fund luftërave aktive, por zyrtarizojnë normalizimin e marrëdhënieve tashmë të ngrohta të shtetit hebre me të dy vendet. Ndërsa nuk trajtojnë konfliktin e gjatë izraelo-palestinez, ato mund t’i hapin rrugën një afrimi më të gjerë arabo-izraelit pas dekadash armiqësie.



Skeptikët, përfshirë shumë vëzhgues të Lindjes së Mesme, mes tyre analistë, ekspertë dhe ish-zyrtarë, kanë shprehur dyshime në lidhje me ndikimin e marrëveshjeve. Ata thonë se marrëveshjet injorojnë palestinezët, të cilët i kanë refuzuar ato, duke i cilësuar si një thikë pas shpinë nga vendet e tyre partnere arabe.

LEXO EDHE:  Vetëm një ditë pas arrestimit/ Lirohet polici që përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte abuzimin

LEXO EDHE:  Vetëm një ditë pas arrestimit/ Lirohet polici që përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte abuzimin

Ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i Presidentit Trump, tha se ai mbështet qëndrimet që më shumë vende të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin si përgjigje ndaj një pyetje të bërë se fundmi nga Zëri i Amerikës, por ai shtoi se beson se “Izraeli duhet të jetë i përgatitur të punojë drejt një zgjidhje të sinqertë, me dy shtete” me palestinezët./DW

LEXO TE PLOTE