LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë te Mali i Robit/ Humb jetën një person, Policia dhe Ambulanca nuk lëvizin trupin

12 Gusht 2020, 13:53, Aktualitet CNA
E rëndë te Mali i Robit/ Humb jetën një person, Policia dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e plazhit pranë Malit të Robit, pasi një qytetar ka humbur jetën pranë një banese atje.

Por ajo çka e rëndon edhe më tepër situatën është fakti se trupi i tij është lënë i palëvizur prej më shumë se 3 orë, megjithë asistencën e Policisë dhe Ambulancës.

I ndjeri raportohet të jetë një endacak, ndërsa banorët e zonës ankohen për mosndërhyrjen e forcave të Policisë dhe autorieteve shëndetësore për lëvizjen e trupit.

Nuk dihet arsyeja e vdekjes, por nga pamjet e siguruara nga CNA.al, shihen njerëz që qëndrojnë pranë të vdekurit, në një godinë karabina në mes të pishave.

Mali i Robit, një zonë plazhi midis Golemit dhe Qerretit është një zonë mjaft e frekuentuar me pushues këto ditë, dhe imazhe të tilla duhet të shërbejnë edhe si apel për autoritetet që të marrin masa. /CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga